GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

FOTO/ Presidenti ‘e bën në brekë’, arrestohen publikuesit e pamjeve

17:54 - 07/01/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
FOTO/ Presidenti ‘e bën në brekë’, arrestohen publikuesit e pamjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjashtë gazetarë janë arrestuar dje pas publikimit të pamjeve kur duket se presidenti Sudanit të Jugut, Salva Kiir kishte lagur veten duke urinuar, njoftonin grupet e mediave. Pamjet u shpërndanë gjerësisht muajin e kaluar dhe tregojnë një njollë të errët që përhapet poshtë pantallonave të Presidentit Salva Kiir dhe një copëz të lagur që formohet në dysheme ndërsa ai qëndron për himnin kombëtar.

Patrick Oyet, president i sindikatës së gazetarëve tha për agjencinë Reuters se gazetarët u arrestuan sepse “dyshohet se kishin njohuri për videon e publikuar të presidentit të urinonte në pantallona”. Pamjet e filmuara gjatë një eventi zyrtar tregojnë presidentin Salva Kiir duke qëndruar në këmbë për himnin kombëtar, fillimisht pa e kuptuar se urina i binte duke lagur pantallonat e duke formuar një pellg në këmbët e tij. Kamera më pas largon pamjen prej tij teksa të tjerë zyrtarë kuptojnë atë që po ndodh.

Video u shpërnda gjerësisht muajin e kaluar duke ngritur dyshime për aftësinë e 71-vjeçarit për të drejtuar vendin e përfshirë nga konflikti, uria e kriza ekonomike. Por nisi gjithashtu debatin e etikës për postimin e pamjeve në rrjetet sociale dhe mungesën e respektit për liderin. Ndërsa ministri vendas i informacionit Michael Makuei tha sot për Zërin e Amerikës se njerëzit duhet të presin ende për të mësuar akuzat e arrestimit të gazetarëve.

Ligji në Sudanin e Jugut thotë se njerëzit duhet të mbahen në paraburgim për një maksimum 24 orë përpara se të shohin një gjykatës. Kiir, 71 vjeç, ka qenë lider që kur vendi fitoi pavarësinë nga Sudani në vitin 2011, por OKB-ja thotë se dhuna dhe pasiguria ende mundojnë vendin. Nuk ka pasur zgjedhje presidenciale që kur ai erdhi në pushtet, dhe një e planifikuar së fundmi u shty përsëri për në vitin 2024.

Etiketa: e ben ne brekefotoPresidenti

Lajme të lidhura

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Para
Sateliti NASA-s bie nesër në Tokë, ja “zonat e kuqe”

Sateliti NASA-s bie nesër në Tokë, ja "zonat e kuqe"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete e jashtëzakonshme gjate kësaj dite. Do merreni vesh me se miri me personin qe...

Lexo më shumë
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com