GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

FSHF: Ja përse e ndërpremë bashkëpunimin me “Over Sport”

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
FSHF: Ja përse e ndërpremë bashkëpunimin me “Over Sport”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit për zgjidhjen e kontratës së të drejtave të transmetimit televiziv të kampionateve “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë, si edhe të Kupës së Shqipërisë e Superkupës së Shqipërisë me shoqërinë “Over Sport”, më datën 27.06.2023, nga kjo shoqëri pati një reagim publik, ku shprehej se ky ishte një zhvillim i papritur dhe se veprimet e FSHF ishin rezultat i mungesës së transparencës dhe në kontrast me parimet etike, që sipas “Over Sport”, duhet të ndjekë.

FSHF priti në rast se nga “Over Sport” do kishte një qëndrim publik më të qartë, por në mungesë të tij gjen me vend të sqarojë opinionin publik në lidhje me mënyrën se si u arrit deri në zgjidhjen e kësaj kontrate.

Prej muajit janar 2023 shoqëria “Over Sport” nuk ka paguar shumat e parashikuara në kontratë sipas afateve përkatëse. Kjo shoqëri nuk ka dhënë kurrë të gjitha garancitë për të cilat ishte angazhuar në kontratë. Prodhimi dhe transmetimi televiziv i garave kombëtare ka qenë jashtë çdo standardi teknik e sidomos ka ndikuar drejtpërdrejtë në funksionimin e sistemit VAR.

Po ashtu qëndrimi editorial dhe kontributet gazetareske kanë qenë jashtë kërkesave të kontratës e në shume raste edhe në cenim të moralit publik apo te sensibiliteteve të grupeve të ndryshme shoqërore.

Për të gjitha këto raste “Over Sport” është njoftuar dhe paralajmëruar shumë herë e së fundmi në muajin maj 2023, kur i është dhënë afat për të përmbushur detyrimet deri më datën 31.05.2023, me pasojë zgjidhjen e kontratës.

E madje edhe më datën 02.06.2023 është mbajtur një takim ku shoqëria është paralajmëruar për zgjidhjen e kontratës e ku sërish ka marrë përsipër të shlyejë detyrimet, këtë herë brenda datës 21.06.2023. Përtej kësaj date FSHF nuk mund të vinte në rrezik transmetimin televiziv të ndeshjeve për sezonin 2023-2024 dhe për këtë shkak u vendos zgjidhja e kontratës.

Në këto kushte, ajo që në fakt “Over Sport” e cilëson si “të papritur” mendojmë se është vetëm një justifikim ndaj konsumatorëve ndaj të cilëve kjo shoqëri ka marrë përsipër angazhime që nuk mund t’i mbajë, ashtu siç ka bërë me FSHF-në./FSHF

Etiketa: fshfKryesore1Over Sportsqarim publik

Lajme të lidhura

Mbrëmje historike për skuadrat shqiptare në Europë, Egnatia dhe Dinamo kualifikohen në ‘Play-Off’
Sport

Mbrëmje historike për skuadrat shqiptare në Europë, Egnatia dhe Dinamo kualifikohen në ‘Play-Off’

23:26 - 13/08/26
Marquinhos bëhet lojtari i parë që fiton 40 trofe me një klub të vetëm
Sport

Marquinhos bëhet lojtari i parë që fiton 40 trofe me një klub të vetëm

20:27 - 13/08/26
Beshiktashi zyrtarizon Dushan Vlahoviç, sulmuesi serb do paguhet 7.5 milionë euro në sezon
Sport

Beshiktashi zyrtarizon Dushan Vlahoviç, sulmuesi serb do paguhet 7.5 milionë euro në sezon

19:49 - 13/08/26
Para
Aktori amerikan ka probleme të shëndetit mendor?

Aktori amerikan ka probleme të shëndetit mendor?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Punimet për autostradën, bllokohet aksi Tiranë-Durrës në mesnatë
Aktualitet

Punimet për autostradën, bllokohet aksi Tiranë-Durrës në mesnatë

14:04 - 14/08/26

Në vijim të punimeve në fazën e tretë për zgjerimin e autostradës Tirane-Durres gjatë orëve të natës, sonte dhe 15...

Lexo më shumë
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Kriza politike/ Kurti iu bën thirrje partive për takim: Të diskutojmë emrat për presidentin

Kriza politike/ Kurti iu bën thirrje partive për takim: Të diskutojmë emrat për presidentin

12:10 - 14/08/26
Harta e re/ 57% e territorit të bashkive i pabanuar, popullsia në pak qytete

Harta e re/ 57% e territorit të bashkive i pabanuar, popullsia në pak qytete

11:40 - 14/08/26
Ekstradimi i qytetares turke, Julide Jazici kërkon në Apel “arrest shtëpie”

Ekstradimi i qytetares turke, Julide Jazici kërkon në Apel “arrest shtëpie”

11:25 - 14/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com