GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, pas Xholit kandidon edhe Rovena Zoto e Ylli Pjetërnikaj

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, pas Xholit kandidon edhe Rovena Zoto e Ylli Pjetërnikaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas Adnand Xholit, prokurorja Rovena Zoto (Bozo) ka dorëzuar kandidaturën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Po ashtu, ka dorëzuar dokumentet dhe ka shprehur interesin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të konkurruar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm edhe Ylli Pjetërnikaj.

Sipas ndryshimeve të Kushtetutës në vitin 2016, kryeprokurori zgjidhet nga tre të pestat e Kuvendit me një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë emërimi.

Fillimisht, emrat që synojnë detyrën paraqesin dosjen në Këshillin e Lartë të Prokurorisë që bën filtrin e parë e më tej lista e tre kandidatëve që kualifikohen i përcillet Parlamentit për votim.

Prej ndryshimit të ligjit themeltar të shtetit, ishte Arta Marku që u zgjodh si numri një i akuzës, edhe pse me një mandat të përkohshëm duke zëvendësuar Adriatik Llallën.

Në atë kohë, opozita kundërshtoi procedurën duke protestuar jashtë dhe brenda sallës së Parlamentit.Më tej, në dhjetor të vitit 2019 Olsian Çela mori mandatin e plotë. Në ndryshimin e Kushtetututës, SPAK konsiderohet strukturë e ndarë nga Prokuroria e Përgjithshme. Madje, dhe prokuroritë e rretheve kanë më shumë pavarësi nga numri 1 i akuzës së përgjithshme.

Afati për dorëzimin e kandidaturave për postin e Prokurorit të Përgjithshëm përfundon më 1 gusht, në orën 00:00.

Më pas, deri më 14 gusht, KLP do të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kushtet ligjore. Sipas ligjit, KLP i propozon Kuvendit tre kandidatë, ndërsa Prokurori i ri i Përgjithshëm zgjidhet nga Parlamenti për një mandat 7-vjeçar.

Ditën e djeshme, në garë hyri edhe prokurori i SPAK, Adnan Xholi.

Kush është Rovena Zoto?

Rovena Zoto e ka nisur karrierën në Prokurorinë e Lushnjës, e ndalur veçanërisht në hetimin e krimit ekonomiko-financiar, pastrimin e parave, hetimin pasuror dhe vepra që lidhen me financimin e terrorizmit.

Prej vitit 2021, është prokurore në Tiranë, e angazhuar në hetimin e veprave penale që lidhen me narkotikët, trafiqet, dhe krimet e rënda ndaj jetës.

Prej marsit të këtij viti Rovena Zoto drejton edhe një seksion në  Prokurorinë e Tiranës, atë për Drejtësi Penale për të Miturit.

Së fundi, prokurorja 43-vjecare ishte në krye të një hetimi që në bashkëpunim me partnerët austriakë zbuloi dhe goditi një rrjet call centerash mashtrues në Tiranë, që mendohet tu kenë zhvatur qytetarëve evropianë deri në 50 milionë euro. Një hetim kompleks gati 2-vjecar që vuri para përgjegjësisë penale deri tek bosët që drejtonin skemën, siç ishte Granit Pepnika, i arrestuar në fillim të këtij muaji në një vilë luksoze në Dhërmi.

Në vitin 2023 ajo kaloi me sukses vetingun duke u konfirmuar në detyrë.

Me një profil profesional të ndërtuar mbi përvojën në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, Rovena Zoto është e dyta kandidaturë zyrtare për postin e prokurores së Përgjithshme. Të mërkurën paraqiti kandidaturën në KLP edhe prokurori i SPAK, Adnan Xholi i cili ka provuar dy herë për të qenë drejtuesi i SPAK, në garën ku fitues dolën Altin Dumani e së fundi Klodian Braho.

Kush është Ylli Pjetërnikaj

Dr. Ylli Pjetërnikaj është prokuror dhe pedagog në Shkollën e Magjistraturës, me gradën akademike Doktor i Shkencave në fushën e së drejtës.

Ai ka një karrierë të ndërtuar në prokurori, mësimdhënie dhe kërkim shkencor. Gjatë aktivitetit të tij profesional ka ushtruar detyrën e prokurorit në Kukës, Lezhë, Tiranë dhe Shkodër, ku ka shërbyer edhe si drejtues i Prokurorisë.

Pjetërnikaj është autor dhe bashkautor i veprave shkencore në fushën e të drejtës penale dhe është i specializuar në krimin kibernetik përmes programit Cranfield University, në kuadër të bursës Chevening Western Balkans Cyber Security Fellowship.

Ai është anëtar i Bordit Editorial të International Association of Prosecutors (IAP) dhe i Association Internationale de Droit Pénal (AIDP).

Gjatë karrierës së tij ka kontribuar në hartimin e legjislacionit penal, reformën në drejtësi dhe procesin e integrimit europian, duke përfaqësuar Shqipërinë në forume ndërkombëtare të nivelit të lartë.

Etiketa: Garaprokuror

Lajme të lidhura

SPAK zbardh skemën e Ballukut: Pasi fitoi tenderin e Unazës, Arbër Abazi i ndërtoi vilën në Palasë
Aktualitet

SPAK zbardh skemën e Ballukut: Pasi fitoi tenderin e Unazës, Arbër Abazi i ndërtoi vilën në Palasë

19:19 - 09/09/26
Sot dita e 102-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Ju erdhi fundi!
Aktualitet

Sot dita e 102-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Ju erdhi fundi!

19:00 - 09/09/26
Akuzat e reja kundër Ballukut/ Reagon Bardhi: Edhe sa vila të padeklaruara duhet t’i zbulohen, që SPAK të sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit?
Aktualitet

Akuzat e reja kundër Ballukut/ Reagon Bardhi: Edhe sa vila të padeklaruara duhet t’i zbulohen, që SPAK të sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit?

18:50 - 09/09/26
Para
Caktohet data, ja kur do e shqyrtojë Gjykata e Lartë masën e arrestit për Erion Veliajn

Caktohet data, ja kur do e shqyrtojë Gjykata e Lartë masën e arrestit për Erion Veliajn

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të bllokojmë gjithë institucionet!”/ Aktivisti Daci: Mërgata shqiptare në shesh më 12 shtator
Lajme

“Të bllokojmë gjithë institucionet!”/ Aktivisti Daci: Mërgata shqiptare në shesh më 12 shtator

19:34 - 09/09/26

Aktivisti Artan Daci, në një intervistë në një lidhje direkte nga Londra, ka folur për protestat kundër kryeministrit Edi Rama...

Lexo më shumë
SPAK zbardh skemën e Ballukut: Pasi fitoi tenderin e Unazës, Arbër Abazi i ndërtoi vilën në Palasë

SPAK zbardh skemën e Ballukut: Pasi fitoi tenderin e Unazës, Arbër Abazi i ndërtoi vilën në Palasë

19:19 - 09/09/26
Sot dita e 102-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Ju erdhi fundi!

Sot dita e 102-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Ju erdhi fundi!

19:00 - 09/09/26
Akuzat e reja kundër Ballukut/ Reagon Bardhi: Edhe sa vila të padeklaruara duhet t’i zbulohen, që SPAK të sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit?

Akuzat e reja kundër Ballukut/ Reagon Bardhi: Edhe sa vila të padeklaruara duhet t’i zbulohen, që SPAK të sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit?

18:50 - 09/09/26
Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali/ E lidhën dhe e ekzekutuan në makinë, automjetin më pas e hodhën në lumë

Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali/ E lidhën dhe e ekzekutuan në makinë, automjetin më pas e hodhën në lumë

18:40 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com