GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gara për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, prokurori i SPAK synon kreun e institucionit (Emri)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gara për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, prokurori i SPAK synon kreun e institucionit (Emri)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokurori i njohur, Adnan Xholi është i pari kandidat që ka shprehur interes për të garuar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Prokurori i SPAK mësohet se ka dorëzuar aplikimin pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi siç është njoftuar edhe më herët, afati për dorëzimin e kandidaturave për këtë post përfundon më 1 gusht.

Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, përfundon në muajin dhjetor.

Sipas ligjit, KLP i propozon Kuvendit tre kandidatë, ndërsa Prokurori i ri i Përgjithshëm zgjidhet nga Parlamenti për një mandat 7-vjeçar.

I lindur në Dibër më 6 korrik 1975, ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe është emëruar prokuror në janar të vitit 2004.

Më herët ka shërbyer si oficer i Policisë Gjyqësore dhe si prokuror në Gjirokastër, përpara se të transferohej në ish-Prokurorinë për Krime të Rënda në Tiranë.

Gjatë karrierës së tij ka mbajtur edhe disa funksione drejtuese. Ai ka drejtuar përkohësisht Prokurorinë e Lezhës dhe Prokurorinë për Krime të Rënda, ndërsa më pas ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Kontrollit të Hetimit dhe më vonë Drejtor i Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme.

Në korrik të vitit 2021, pas kalimit të procesit të rivlerësimit kalimtar (Vetting), Xholi iu bashkua Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku ushtron detyrën e prokurorit të posaçëm. Në SPAK ai ka hetuar dosje të bujshme të narkotrafikut vrasjeve me pagese dhe krimit të organizuar.

Kjo nuk është hera e parë që Adnan Xholi kandidon për një post drejtues. Në vitin 2022 ai ishte kandidat për drejtimin e SPAK, ndërsa në fund të vitit 2025 garoi sërish për kreun e institucionit, duke paraqitur platformën e tij për forcimin e hetimeve dhe rritjen e efektivitetit të prokurorisë.

Tashmë, me aplikimin për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, Xholi bëhet kandidati i parë që hyn në garën për të pasuar Olsian Çelën, mandati shtatëvjeçar i të cilit përfundon në dhjetor të këtij viti. Afati për dorëzimin e kandidaturave pranë KLP-së është 1 gushti.

 

Etiketa: Garaprokuror

Lajme të lidhura

Digjet autobusi pranë kalasë së Beratit, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Digjet autobusi pranë kalasë së Beratit, tymi mbulon zonën

14:13 - 18/08/26
Ibraj: Shtatë vite pas tërmetit dhe familjet e Durrësit ende presin banesat, ku shkuan fondet?
Aktualitet

Ibraj: Shtatë vite pas tërmetit dhe familjet e Durrësit ende presin banesat, ku shkuan fondet?

13:50 - 18/08/26
Detaje të reja nga vrasja në Ksamil, 21-vjeçari rezulton shtetas portugez
Aktualitet

Detaje të reja nga vrasja në Ksamil, 21-vjeçari rezulton shtetas portugez

13:30 - 18/08/26
Para
Gazetarja britanike nxjerr zbuluar Ramën për projektet në Sazan dhe Zvërnec: I pashë vetë buldozerët dhe …

Gazetarja britanike nxjerr zbuluar Ramën për projektet në Sazan dhe Zvërnec: I pashë vetë buldozerët dhe …

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia dhe Dinamo, mes ambicies për të prekur historinë në Europë dhe “ngërçit” në Superiore
Sport

Egnatia dhe Dinamo, mes ambicies për të prekur historinë në Europë dhe “ngërçit” në Superiore

15:07 - 18/08/26

Distancat janë fare të pakta, mirëpo Egnatia dhe Dinamo janë të detyruara ta përtypin këtë faktor, duke treguar kujdes në...

Lexo më shumë
Kursi UEFA C zhvillohet në Shkodër, FSHF hap aplikimet për trajnerët e rinj

Kursi UEFA C zhvillohet në Shkodër, FSHF hap aplikimet për trajnerët e rinj

14:49 - 18/08/26
Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur

Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur

14:33 - 18/08/26
Digjet autobusi pranë kalasë së Beratit, tymi mbulon zonën

Digjet autobusi pranë kalasë së Beratit, tymi mbulon zonën

14:13 - 18/08/26
Ibraj: Shtatë vite pas tërmetit dhe familjet e Durrësit ende presin banesat, ku shkuan fondet?

Ibraj: Shtatë vite pas tërmetit dhe familjet e Durrësit ende presin banesat, ku shkuan fondet?

13:50 - 18/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com