GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gjekmarkaj denoncon: Qeveria po shkrin Akademinë e Studimeve Albanologjike, i bëj thirrje të tërhiqet

12:45 - 06/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjekmarkaj denoncon: Qeveria po shkrin Akademinë e Studimeve Albanologjike, i bëj thirrje të tërhiqet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Komisionit të Medias, Agron Gjekmarkaj, ka denoncon sot, përmes një shkrimi, se kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, po shkrin Akademinë e Studimeve Albanologjike.

Në shkrim, Gjekmarkaj shkruan se ky vendim është kundër pavarësisë së institucioneve dhe se kjo qeveri synon kalimin e albanologjisë si filial.

“Vendimi politik për ta shkirë Akademinë Albanologjike dhe për ta shndërruar në filial të Akademisë së Shkencave të Gjinushit, është de facto akt kundër shkencës, kundër albanologjisë, kundër pavarësisë së institucioneve. Akademia albanologjike drejtohet nga një rektor dhe senat të zgjedhur me votë në korrik 2021, të dekretuar nga Presidenti dhe të njohur me ligj nga Ministria e Arsimit. Papritur, me një nismë politike të Gjinushit, qeveria inicon mbylljen e albanologjisë dhe kalimin e saj si filial tek seksionet e akademisë së shkencave”, ka shkruar ai.

Deputeti demokrat, i drejtohet qeverisë, si kryetar i Komisionit të Medias, duke i bërë thirrje të tërhiqet nga kjo nismë dhe të respektojë ligjin e Kushtetutën.

“Në emër të Komisionit të Edukimit dhe të Mjeteve të Informimit i kërkoj qeverisë të tërheqë nismën dhe të respektojë ligjin e Kushtetutën. Apeloj Presidentin si dekretues, ministria e arsimit si institucion përgjegjës dhe vetë senati i albanologjisë duhet të flasin dhe të dëgjohen për të dhënë sqarime për qëndrimet dhe vendimet e tyre në raport me ligjin dhe Kushtetutën. Komisioni do ta ndjekë këtë problem në të gjitha fazat e tij duke mos lejuar që shkenca të nëpërkëmbët nga të emëruarit e fundit të Byrosë Politike në Shqipëri”, ka shkruar ai.

Ai shton se krijimi i Akademisë së Shkencave si strukturë drejtuese me varësi institute të ndryshme kërkimore ka qenë praktikë e vendeve ish komuniste. Ndërsa shton se asnjë vend tjetër europian nuk e ka më atë strukturë të vjetër ideologjike, duke profilizuar shkencat në institute kërkimore dhe duke u lënë role honorifike akademive.

Etiketa: DenoncimGjekmarkaj

Lajme të lidhura

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin
Breaking Views

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26
“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën
Breaking Views

“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

20:33 - 18/03/26
Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës
Breaking Views

Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës

20:15 - 18/03/26
Para
Rama show në Slloveni, “debaton” me kryeministrin holandez kush do të kalojë i pari

Rama show në Slloveni, “debaton” me kryeministrin holandez kush do të kalojë i pari

TË FUNDIT

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja
Breaking Views

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja

23:12 - 18/03/26

Liverpooli ka arritur një fitore spektakolare në “Anfield”, duke mundur me rezultatin 4-0 Galatasarayn dhe duke përmbysur humbjen 1-0 të...

Lexo më shumë
Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

22:56 - 18/03/26
Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

22:26 - 18/03/26
“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26
A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com