Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital. Ai tha se i janë “djegur tre gishtat”. Ai tregoi se ka marrë mjekim dhe se djegia është e shkallës së dytë.
“Sapo kam dalë nga mjekimi dhe jam te urgjenca. Nuk jam i shqetësuar për gjendjen timë më shumë se jam për gjendjen e një të riu që është goditur pas koke nga bombat e gazit lotsjellës. E shoqërova dhe atë në spital. Tani urgjenca e ka çuar te Trauma. Kishte gjakderdhje nga hundët, humbje të shikimit. Do shkoj dhe do interesohem për lëvizjen e të riut”, tha ai.
gijotina.com/










Discussion about this post