GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjermani: Policia shkatërron një grup ekstremist të djathtë.

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermani: Policia shkatërron një grup ekstremist të djathtë.
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas hetuesve grupi ekstremist që synonte të sulmonte rrjetin e energjisë planifikonte sulme me bomba për të krijuar një situatë “të ngjashme me luftën civile” dhe për të rrëzuar pushtetin në Gjermani.

Policia në landin Rheinland-Pfalz njoftoi se ka zbuluar një chat-grup ekstremistësh të djathtë që planifikonte sulme me bomba ndaj rrjetit energjetik në Gjermani. Hetuesit thanë grupi ekstremist synonte që përmes sulmesh me bomba në mbarë Gjermaninë të rrëzonin pushtetin demokratik në vend.

Ata shpresonin se përmes sulmit ndaj infrastrukturës energjetike të Gjermanisë mund të krijonin një situatë “të ngjashme me luftën civile” për të rrëzuar sistemin e qeverisjes së vendit.Organet e Policisë Kriminale të landit (LKA) me seli në Mainz thanë se individët që planifikonin sulme me bomba ndaj infrastrukturës energjetike të Gjermanisë i përkasin një grupi që e quante veten “Vereinte Patrioten” (Patriotët e Bashkuar).

Grupi synonte që me sulmin ndaj ndaj infrastrukturës energjetike në vend do të shkaktohej një ndërprerje e vazhdueshme e energjisë, gjë që mund të krijonte një situatë të ngjashme me një “luftë civile”. Kjo situatë do të mundësonte më pas rrëzimin e qeverisë së zgjedhur në Gjermani dhe si pasojë edhe të sistemit të saj demokratik.

LKA njoftoi se në gjithë Gjermaninë ishin kryer bastisje kundër anëtarëve të grupit për shkak të planeve të tyre për të vendosur bomba si dhe për të ushtruar aktivitete të tjera të dhunshme.

Arrestimet e erdhën vetëm një javë pas një operacioni masiv mbarëkombëtar të policisë gjermane, i cili çoi në arrestimin e katër individëve kyç. Rreth 800 policë bastisën 60 lokale dhe banesa personash që kanë lidhje me grupet neo-naziste “Atomwaffen Division” (AWD), “Combat 18” (C18) dhe “Knockout 51” (K51)./ DW

Etiketa: GjermaniLKAlufte civilenjë chat-grup ekstremistëshPatriotet e Bashkuar

Lajme të lidhura

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Sekuestrohen  10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit
Aktualitet

Sekuestrohen 10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit

08:23 - 06/11/26
Para
Jashtë vëmendjes mediatike, kjo është vajza e Alketa Vejsiut (FOTO)

Jashtë vëmendjes mediatike, kjo është vajza e Alketa Vejsiut (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK regjistron procedim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze
Aktualitet

SPAK regjistron procedim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze

18:52 - 07/11/26

SPAK ka regjistruar një hetim penal pas kallëzimit të depozituar më 12 gusht 2025 nga një grup ekspertësh dhe protestuesish....

Lexo më shumë
Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

18:28 - 07/11/26
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

18:05 - 07/11/26
Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës

Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës

17:57 - 07/11/26
Tensionohet situata para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autobotëve

Tensionohet situata para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autobotëve

17:29 - 07/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com