GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjykata belge i hap rrugë këmbimit të të burgosurve me Iranin

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata belge i hap rrugë këmbimit të të burgosurve me Iranin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një gjykatë në Belgjikë ka mbështetur një trakt që lejon këmbimin e të burgosurve me Iranin, potencialisht duke i hapur rrugë një diplomati iranian, i burgosur nën akuza për terrorizëm, të dërgohet në Iran në këmbim të një punëtori belg të ndihmës.

Vendimi, sipas mediave belge, heq përkohësisht ndalesën për përdorimin e traktatit, për të cilën kishte vendosur një gjykatë e apelit më herët gjatë këtij viti.

Qeveria e kryeministrit Alexander de Croo tha se traktati është e vetmja mënyrë për të liruar Olivier Vandecasteele, punëtorin belg të ndihmës që gjendet në një burg në Teheran. Vandecasteele, 41 vjeç, u ndalua nga autoritetet iraniane në shkurt, dhe ndaj tij me gjasë ende nuk është ngritur ndonjë akuzë.

Në këmbim, Irani me gjasë do të donte të kthente në shtëpi diplomatin iranian, Assadollah Assadi, i cili vitin e kaluar u dënua me 20 vjet burgim në lidhje me një komplot për sulm me bombë në një tubim të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit në Paris në qershor të vitit 2018. Ky këshill është grup opozitar iranian, që gjendet në mërgim.

Opozita belge ka pretenduar se marrëveshja me Iranin është bërë për të liruar Assadin, ndërkaq iranianët që gjenden në mërgim po ashtu kanë kundërshtuar ashpër këtë marrëveshje. Kjo ka shtyrë që një grup prej 11 organizatash për të drejtat e njeriut t’i kërkojnë Brukselit që ta anulojë marrëveshjen.

Organizatat thanë se ky traktat mund të rezultojë në lirimin e një të burgosuri për terrorizëm “dhe të legjitimojë marrjen peng nga ana e Iranit”.

Shtetet perëndimore vazhdimisht kanë akuzuar Iranin se po tenton të përfitojë nga shtetet e huaja, duke marrë peng qytetarët e huaj që kanë shtetësi të dyfishtë, dhe më pas duke i përdorur ata për shkëmbim të të burgosurve./REL

 

Etiketa: belgeburgosurIran

Lajme të lidhura

“Të studiosh apo të mbijetosh?”/ Mijëra studentë në Greqi në protestë
Botë

“Të studiosh apo të mbijetosh?”/ Mijëra studentë në Greqi në protestë

21:13 - 05/11/26
E rëndë në Gjermani, ministri i Ekonomisë gjendet i vdekur në dhomën e hotelit në Berlin
Botë

E rëndë në Gjermani, ministri i Ekonomisë gjendet i vdekur në dhomën e hotelit në Berlin

14:45 - 05/11/26
E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)
Aktualitet

E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)

15:01 - 04/11/26
Para
Vranësira dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Muaji Tetor/ Cilat janë shenjat që presin sukses të madh dhe fluks parash

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeveria kompenson pronarët e urbanëve, u jep 209 milionë lekë për shtrenjtimin e naftës
Breaking Views

Qeveria kompenson pronarët e urbanëve, u jep 209 milionë lekë për shtrenjtimin e naftës

23:28 - 05/11/26

Qeveria ka miratuar kompensimin financiar për pronaret e kompanive te transportit publik, në masën 50 lekë për çdo litër karburanti...

Lexo më shumë
Pastruan 14 mln €, goditet organizata kriminale shqiptare në Itali! Paratë e drogës qarkullonin edhe me lingota ari

Pastruan 14 mln €, goditet organizata kriminale shqiptare në Itali! Paratë e drogës qarkullonin edhe me lingota ari

23:02 - 05/11/26
Torturuan studentët në ambientet qeveritare/ Arrestohen 10 efektivë policie në Serbi për dhunë ndaj protestuesve

Torturuan studentët në ambientet qeveritare/ Arrestohen 10 efektivë policie në Serbi për dhunë ndaj protestuesve

22:30 - 05/11/26
GJK merr kopetencat e Vetingut, miratohet rregullorja që i zgjat mandatin ONM

GJK merr kopetencat e Vetingut, miratohet rregullorja që i zgjat mandatin ONM

22:00 - 05/11/26
“Të studiosh apo të mbijetosh?”/ Mijëra studentë në Greqi në protestë

“Të studiosh apo të mbijetosh?”/ Mijëra studentë në Greqi në protestë

21:13 - 05/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com