GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Gjykata Kushtetuese, 28 vendime në 6 muaj, kur parashikohet vendimi për shkarkimin e Metës

10:34 - 23/09/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata Kushtetuese, 28 vendime në 6 muaj, kur parashikohet vendimi për shkarkimin e Metës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese për një kohë të gjatë në vendin tonë për shkak të Vettiungut, ka sjellë një mal me dosje në institucionin më të lartë kushtetues. Por me t’u plotësuar numri i nevojshëm i gjyqtarëve për të shqyrtuar çështje në themel, ky institucion ka nisur punën vrullshëm, sidomos me dosjet e mbartura prej vitesh.

Në 6-mujorin e parë të këtij viti, Gjykata Kushtetuese ka arritur të marrë 28 vendime përfundimtare. Por nga këto vendime rezulton se 13 prej tyre janë kërkesa të regjistruara në vitin 2018, kur ajo nuk ishte funksionale. Ndërkohë, sipas shifrave të bëra publike nga Gjykata Kushtetuese rezulton se 88 çështje nuk kanë kaluar për gjykim, 76 prej të cilave janë të regjistruara në vitet 2020 – 2021.

Ndërkohë, për 6-mujorin e parë të 2021-shit janë regjistruar gjithsej 68 kërkesa shumica nga subjekte për proces të parregullt ose për papajtueshmëri të ligjeve. Gjykata është vënë më shumë në lëvizje gjatë kësaj periudhe nga individët, të cilët kanë paraqitur 56 nga 68 kërkesa në total.

Partitë politike kanë paraqitur vetëm dy kërkesa, ndërsa Kuvendi dhe Avokati i Popullit kanë paraqitur nga një kërkesë. Aktualisht, numri total i kërkesave që presin të shqyrtohen nga kjo Gjykatë është 27, nga të cilat 8 kërkesa janë në shqyrtim në seancë plenare dhe 2 kërkesa janë në shqyrtim paraprak në Mbledhjen e Gjyqtarëve. 17 kërkesa janë në fazën e shqyrtimit paraprak nga Kolegjet e Gjykatës Kushtetuese.

Por interesi publik mbetet pikërisht te çështjet e nxehta politike, ku disa prej tyre janë ankimuar nga Presidenti i Republikës, i cili nga ana tjetër është në gjendje pritje për vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e tij. Një nga çështjet e nxehta, e cila ende nuk është futur në axhendën e Gjykatës Kushtetuese, është ajo e zgjedhjeve lokale më 30 qershor të vitit 2019, në të cilat nuk mori pjesë opozita, duke i dhënë shansin mazhorancës që të marrë në dorë të gjitha bashkitë e vendit, një bonus politik, i cili u vu re më së miri në zgjedhjet parlamentare të këtij viti.

Por, nga ana tjetër mbetet dhe vendimi i marrë nga Kuvendi i Shqipërisë për shkarkimin e Presidentit Meta, i cili ende nuk është shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa ai vazhdon të kryejë detyrën si kreu i shtetit, por nga ana tjetër pret nëse Kushtetuesja do të pranojë vendimin e Kuvendit, para vitit 2022, kur atij i mbaron mandati 5-vjeçar.  Por, duke parë se Gjykata Kushtetuese ka trajtuar gjatë gjashtë muajve çështje edhe të vitit 2021, duket sikur çështja e shkarkimit të Metës është lënë mënjanë për momentin, ndoshta me qëllim që ai të përfundojë mandatin 5-vjeçar. Megjithatë, pas zhvillimeve të fundit që lidhen me dënimin e ish Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili ka qenë një emër i mbështetur nga Meta, shumë gjëra mund të ndryshojnë kursin dhe në Gjykatën Kushtetuese. Gijotina.com

Etiketa: Gjykata KushtetueseIlir Meta Kuvend

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Para
Inskenoi vdekjen në Shqipëri, Davide Pecorelli zbulon thesarin e gjetur në San Mamiliano

Inskenoi vdekjen në Shqipëri, Davide Pecorelli zbulon thesarin e gjetur në San Mamiliano

TË FUNDIT

Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro
Aktualitet

Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

11:01 - 04/04/26

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme kanë finalizuar dy raste të reja të trafikimit të automjeteve të...

Lexo më shumë
Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore të “Merja”

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore të “Merja”

10:47 - 04/04/26
E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

09:26 - 04/04/26
Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

09:05 - 04/04/26
Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

08:26 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com