GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Gledjan Llatja merr dy “Flamuj të Kuq” për nipin e Sadri Abazit, i jep 209 MLN lekë pa garë

në Fact-Checking & Analize, KRYESORE, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Gledjan Llatja merr dy “Flamuj të Kuq” për nipin e Sadri Abazit, i jep 209 MLN lekë pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledjan Llatja këtë herë ka vulosur disa shkelje në një tender dhe për këtë ka marrë dy flamuj të kuq nga monitoruesi “Open Data Albania”. Kështu ngrihet alarmi për batërdinë që po bën Gledjani me fondin e prokuruar.

Bëhet fjalë për tenderin  me objekt “Kryerja e shërbimit të pastrimit për qytetin e Elbasanit”. Nuk mjaftojnë paratë që shkojnë për inceneratorin e Elbasanit që nuk po kryen asnjë funksion, por tani duhen paguar edhe 209 milionë lekë shtesë që të mblidhen plehrat nga rrugët dhe lagjet e qytetit.

Sipas të dhënave të kontratës, gara për këtë tender është hapur më datë 25 shtator 2023 dhe ajo që bie në sy është se vetëm dy ditë më pas është mbyllur. Deri në atë moment kishte paraqitur ofertë vetëm firma “ALKO-IMPEX General Construcion” sh.p.k. Kryebashkiaku Llatja nuk pranoi më oferta pas datë 27 shtator dhe një ditë më pas, më 28 shtator 2023, shpalli fituesin.

 

Dhe siç ishte paracaktuar, fituese u shpall firma “ALKO-IMPEX General Construcion” sh.p.k, në pronësi të Arbër Abazit.

Në fakt pas tij qëndroi xhaxhai, ish-deputeti dhe biznesmeni Sadri Abazi. Shohim që këtë herë, përveç se tenderi i është dhënë pa garë, duke mos konkurruar me asnjë kompani tjetër, Abazi dhe Llatja kanë firmosur një procedurë me negocim paraprak.

Për të disatën herë iu kujtojmë kryebashkiakëve tanë që vetë shefi i tyre Edi Rama “ka kërkuar” që të mos zhvillojnë më asnjë procedurë me negocim, në të kundërt do të kenë penalitete. Por, në këtë rast ose Llatja ka rënë në marrëveshje me Ramën, ose nuk pyet fare për urdhrat e tij.

Kushdo që të jetë arsyeja, Llatja ka shkelur ligjin për “Prokurimet Publike”, që po i shkakton humbje të konsiderueshme buxhetit të bashkisë.

Abazi ka fituar këto kohë disa tenderë nga njësitë vendore për pastrim dhe të gjitha i ka marrë pa garë.

Sikur shohim në dokument, ALKO-IMPEX General Construcion” sh.p.k. ka si kompani mëmë firmën “Eco Cleaning”, ku firma e Abazit ka 95% të aksioneve të “ Eco Cleaning”, ndërsa 5% të aksioneve i përkasin kompanisë “2T” me aksioner Dritan Troksi dhe Artan Sako. Ndërsa si administrator është Taulant Godroli.

Kompania e mësipërme ka marrë koncesion 12 -vjeçar për pastrimin e qytetit të Kamzës. Theksojmë këtu se nga koncesioni nipi i deputetit socialist do të përfitojë plot 16 miliard lekë.
Sipas të dhënave nga Thesari, deri tani kjo kompani ka arritur të marrë nga kjo shumë stratosferike, rreth 2 miliard lekë, ndërsa i kanë ngelur për të marrë edhe 14 miliard lekë.
Llatja mund të ketë edhe ndonjë porosi politike nga “lart” për ta kompensuar Abazin, pasi ky i fundit para pak javësh, u ankua për tenderin e mirëmbajtjes së Tunelit të Krrabës, ku e kishin mënjanuar.

 

Lexo edhe: Gledjan Llatja xhiron 250 MLN lekë pa garë tek oligarkët e pyjeve

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: arber abaazieco cleaninggledjan laltjallatjapastrimSadri Abazitender

Lajme të lidhura

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit
Breaking Views

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Indeksimi i pensioneve, Tabaku: 50 lekë në ditë nuk quhet rritje

Indeksimi i pensioneve, Tabaku: 50 lekë në ditë nuk quhet rritje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen për gjykim tre persona
Aktualitet

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen për gjykim tre persona

13:30 - 06/10/26

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, dhe ka dërguar në gjyq tre...

Lexo më shumë
Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

13:19 - 06/10/26
Denoncimi i gazetarit: Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai u kërkon favore se*suale punonjësve meshkuj

Denoncimi i gazetarit: Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai u kërkon favore se*suale punonjësve meshkuj

13:05 - 06/10/26
Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

12:43 - 06/10/26
Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

12:28 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com