GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Grabitja e 4.6 milionë eurove në Rinas, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Saimir Çelës

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 1 min
A A
Grabitja e 4.6 milionë eurove në Rinas, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Saimir Çelës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimin e Saimir Çelës, i dënuar për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas.

Çështja nuk do të kalojë për shqyrtim në seancë plenare.

Çela kishte kundërshtuar, ndër të tjera, një përgjim ambiental të regjistruar në paraburgim pas arrestimit.

Në përgjim, ai dëgjohet duke i thënë të arrestuarit tjetër, Renaldo Sulaj: “Çfarë tersi, e dija”.

Sipas Kushtetueses, biseda tregonte se dy të arrestuarit kishin dijeni për arsyen e ndalimit të tyre.

Në vendimin e saj përmenden edhe 508 telefonata të kryera nga Çela me dy persona të tjerë të përfshirë në grabitjen e vitit 2019.

Një tjetër provë e marrë në konsideratë ishte dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Alkond Bengasi.

Ai ka rrëfyer për hetuesit detaje mbi mënyrën se si ishte organizuar grabitja.

Sipas dëshmisë, grupi kishte studiuar lëvizjet e dërgesave monetare dhe kishte përshtatur automjetet e përdorura.

Në këto mjete ishte vendosur mbishkrimi “Hetimi Tatimor”, ndërsa grupi kishte siguruar edhe armë dhe mjete për hapjen e dyerve të emergjencës.

Sipas hetimeve, grabitja drejtohej nga Admir Murati, i cili mbeti i vrarë gjatë përplasjes me policinë.

Për grabitjen e miliona eurove në Rinas, të pandehurit e gjykuar së bashku janë dënuar në total me 122 vite burgim. Përveç Saimir Çelës, Gjykatës Kushtetuese i janë drejtuar edhe vëllezërit Klement dhe Eldi Çala.

Në një proces të veçuar, Talo Çela është dënuar me 18 vite burgim.

Ndërkohë, autoritetet kanë ngritur dyshime se grabitja e Rinasit mund të ketë prodhuar konflikte të tjera kriminale, përfshirë ngjarje me viktima, çështje që mbeten objekt i hetimeve.

 

 

Etiketa: Gjykata KushtetueseGrabitjeRinasSaimir Çela

Lajme të lidhura

Zbulohet plantacion kanabisi në Itali/ Arrestohet një 57-vjeçar shqiptar dhe vihen nën hetim gjashtë të tjerë
Aktualitet

Zbulohet plantacion kanabisi në Itali/ Arrestohet një 57-vjeçar shqiptar dhe vihen nën hetim gjashtë të tjerë

22:31 - 01/11/26
Ballist Morina takon Erion Vishkullin në Romë, i dhuron fanellën e Kombëtares: Për autoktonin, Zoti është shqiptar
Aktualitet

Ballist Morina takon Erion Vishkullin në Romë, i dhuron fanellën e Kombëtares: Për autoktonin, Zoti është shqiptar

22:06 - 01/11/26
Rrëzohet një avion në zonë të banuar në Florida
Botë

Rrëzohet një avion në zonë të banuar në Florida

21:45 - 01/11/26
Para
Dy sfida, një objektiv! Dinamo dhe Egnatia kërkojnë përmbysjen në Europë

Dy sfida, një objektiv! Dinamo dhe Egnatia kërkojnë përmbysjen në Europë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventusi triumfon ndaj Napolit, talenti 17-vjeçar realizon një supergol, Spalletti merr frymë lirisht
Sport

Juventusi triumfon ndaj Napolit, talenti 17-vjeçar realizon një supergol, Spalletti merr frymë lirisht

22:45 - 01/11/26

Juventusi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Serie A, duke mposhtur Napolin me rezultatin 2-0 në një sfidë...

Lexo më shumë
Zbulohet plantacion kanabisi në Itali/ Arrestohet një 57-vjeçar shqiptar dhe vihen nën hetim gjashtë të tjerë

Zbulohet plantacion kanabisi në Itali/ Arrestohet një 57-vjeçar shqiptar dhe vihen nën hetim gjashtë të tjerë

22:31 - 01/11/26
Ballist Morina takon Erion Vishkullin në Romë, i dhuron fanellën e Kombëtares: Për autoktonin, Zoti është shqiptar

Ballist Morina takon Erion Vishkullin në Romë, i dhuron fanellën e Kombëtares: Për autoktonin, Zoti është shqiptar

22:06 - 01/11/26
Rrëzohet një avion në zonë të banuar në Florida

Rrëzohet një avion në zonë të banuar në Florida

21:45 - 01/11/26
Zgjedhjet presidenciale në Bullgari, Ilijana Jotova del fituese sipas exit-polleve paraprake

Zgjedhjet presidenciale në Bullgari, Ilijana Jotova del fituese sipas exit-polleve paraprake

21:27 - 01/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com