GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për 9 të pandehur të dosjes “Metamorfoza”, çështja dërgohet për gjykim në GJKKO

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK mbyll hetimet për 9 të pandehur të dosjes “Metamorfoza”, çështja dërgohet për gjykim në GJKKO

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të pandehurish në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, duke dorëzuar aktet për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Mes të pandehurve janë Nuredin Dumani, i penduar i drejtësisë, Prekë Kodra, Ervis Martinaj, i shpallur i zhdukur që prej gushtit 2022, Aleks Ndreka, i njohur si “Leksi i Druve”, si dhe persona të tjerë të lidhur me grupin kriminal “Bajri”.

Prokurorët Arben Kraja dhe Bledar Maksuti kanë ngritur akuza që lidhen me vrasjen e Gjin Boricit Ndoj në Vaun e Dejës, ngjarje e ndodhur në vitin 2020.

Për të njëjtën çështje po gjykohen më herët edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, Behar Bajri (Brajoviq) dhe të pandehur të tjerë. Sipas SPAK, të pandehurit do të përballen me drejtësinë edhe për krijimin e kushteve për vrasjen e Ibrahim Licit, Dorian Dulit dhe Genc Tafilit, të konsideruar kundërshtarë të grupit “Bajri”, si dhe për krijimin e kushteve për vrasjen e Kleant Musabelliut.

Ndaj tyre rëndojnë akuza të tilla si:

“Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit;

“Grup i strukturuar kriminal”;

“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”;

si dhe vepra të tjera penale.

Dosja pritet t’i nënshtrohet shortit elektronik në GJKKO për caktimin e gjyqtarit që do të shqyrtojë çështjen në seancën paraprake.

Dosja “Metamorfoza”, e para e ndërtuar nga SPAK mbi komunikimet e platformës së koduar Sky ECC, është ndarë në disa fraksione.

Për disa prej të pandehurve janë dhënë tashmë vendime të formës së prerë, ndërsa pjesa tjetër e çështjeve vijon të shqyrtohet në gjykatë.

Të pandehurit që janë dërguar për gjykim janë:

Ervis Martinaj

Denis Brajoviq

Klaodor Hakaj

Prekë Kodra

Aleks Ndreka (Leksi i Druve)

Nuredin Dumani

Eljon Hato

Arsad Bashli

Bardhyl Mavraj

 

Etiketa: GJKKOmetamorfozaSpak

Lajme të lidhura

Fatura “Becchetti” mbi xhepat e shqiptarëve, 10.3 milionë euro vetëm për avokatët
Aktualitet

Fatura “Becchetti” mbi xhepat e shqiptarëve, 10.3 milionë euro vetëm për avokatët

15:01 - 22/07/26
Pas dështimit për t’u bërë gjyqtare, motra e Belinda Ballukut pritet të emërohet në krye të ASD-së
Aktualitet

Pas dështimit për t’u bërë gjyqtare, motra e Belinda Ballukut pritet të emërohet në krye të ASD-së

14:43 - 22/07/26
Gjendet i pajetë në det peshkatari 61-vjeçar, dyshohet se u mbyt gjatë stuhisë
Aktualitet

Gjendet i pajetë në det peshkatari 61-vjeçar, dyshohet se u mbyt gjatë stuhisë

13:51 - 22/07/26
Para
Italisë i duhet një ‘mrekulli’ për të bindur Pep Guardiolën

Italisë i duhet një ‘mrekulli’ për të bindur Pep Guardiolën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Italisë i duhet një ‘mrekulli’ për të bindur Pep Guardiolën
Sport

Italisë i duhet një ‘mrekulli’ për të bindur Pep Guardiolën

15:30 - 22/07/26

Italia nuk e ka humbur shpresën për të ulur në pankinën e kombëtares një nga trajnerët më të mëdhenj të...

Lexo më shumë
SPAK mbyll hetimet për 9 të pandehur të dosjes “Metamorfoza”, çështja dërgohet për gjykim në GJKKO

SPAK mbyll hetimet për 9 të pandehur të dosjes “Metamorfoza”, çështja dërgohet për gjykim në GJKKO

15:15 - 22/07/26
Fatura “Becchetti” mbi xhepat e shqiptarëve, 10.3 milionë euro vetëm për avokatët

Fatura “Becchetti” mbi xhepat e shqiptarëve, 10.3 milionë euro vetëm për avokatët

15:01 - 22/07/26
Pas dështimit për t’u bërë gjyqtare, motra e Belinda Ballukut pritet të emërohet në krye të ASD-së

Pas dështimit për t’u bërë gjyqtare, motra e Belinda Ballukut pritet të emërohet në krye të ASD-së

14:43 - 22/07/26
IFFHS shpall Lionel Messin lojtarin më të mirë të Kupës së Botës 2026

IFFHS shpall Lionel Messin lojtarin më të mirë të Kupës së Botës 2026

14:21 - 22/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com