GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fatura “Becchetti” mbi xhepat e shqiptarëve, 10.3 milionë euro vetëm për avokatët

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fatura “Becchetti” mbi xhepat e shqiptarëve, 10.3 milionë euro vetëm për avokatët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fatura e sherrit personal mes kryemnistrit Edi Rama dhe biznesmenit italian Francesco Becchetti nuk ka të mbaruar dhe vetëm rëndohet.

Ministria e Financave zbuloi se vetëm fatura e avokatëve që shteti shqiptar ka përdorur në konfliktin me Becchettin ka arritur në shifrën tronditëse 10.26 milionë euro.

Sipas dokumentave të Financave, deri më tani buxheti i shtetit ka likujduar plot 6 milionë euro për studiot avokatore që kanë përfaqësuar Shqipërinë në proçeset gjyqësore të arbitrazhit për këtë konflikt, ndërkohë që mbeten për t’u paguar edhe 4.2 milionë euro të tjera si detyrime.

Këto janë vetëm paratë që qytetarët kanë paguar për avokatët që kanë mbrojtur qeverinë në konfliktin me Becchettin dhe nuk përfshijnë dënimin 110 milionë eurosh, që Gjykata e Arbitrazhit dha kundër Shqipërisë për këtë çështje.

Ndonëse qeveria ka tentuar disa herë ta anullojë dënimin në apele dhe gjykata të tjera përtej arbitrazhit deri më tani ka dështuar gjithmonë.

Rasti më i fundit ishte muajin e kaluar në Francë, ku qeveria shqiptare tentoi të anullojë dënimin në Gjykatën e Apelit të Parisit, por Gjykata e hodhi poshtë kërkesën me argumentin se nuk ka fuqi ligjore të rrëzojë një vendim arbitrazhi.

Ndërkohë biznesmeni italian ka bllokuar prej vitesh të ardhurat që Shqipëria përfiton nga hapësira ajrore.

Sipas të dhënave nga Albcontrol, shoqëria shtetërore që menaxhon hapësirën ajrore të Shqipërisë, deri në fund të vitit 2024, shuma e bllokuar e këtyre të ardhurave në Bruksel është 13.7 miliardë lekë ose rreth 145 milionë euro.

Informacionet për këtë çështje mbeten konfidenciale dhe nuk dihet saktë nëse Becchetti i ka konfiskuar përfundimisht këto para.

Disa media të huaja kanë raportuar se përmbaruesit e biznesmenit italian i kanë marrë paratë, por qeveria e mohon këtë duke pranuar vetëm se ato janë të bllokuara në llogari.

Pavarësisht kësaj, qytetarët shqiptarë kanë paguar nga taksat e tyre mbi 70 milionë euro për të shpëtuar nga falimentimi Albcontrolin, para të cilat fillimisht u dhanë si hua nga qeveria, por më pas u transeruan si transfertë kapitale e veçantë nga fondi i investimeve.

Etiketa: Francesko BechettiKryesore1Rama

Lajme të lidhura

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan, Komandanti i Emergjencave Civile: Kamerat termike tregojnë se….
Aktualitet

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan, Komandanti i Emergjencave Civile: Kamerat termike tregojnë se….

23:14 - 04/11/26
Studentët në protestë të shtunën: Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
Breaking Views

Studentët në protestë të shtunën: Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

22:45 - 04/11/26
“Mos na arrestoni, kemi leje!”/ Zbardhet shkresa që Goxhaj dhe Lika u treguan policëve në protestë
Breaking Views

“Mos na arrestoni, kemi leje!”/ Zbardhet shkresa që Goxhaj dhe Lika u treguan policëve në protestë

22:22 - 04/11/26
Para
Italisë i duhet një ‘mrekulli’ për të bindur Pep Guardiolën

Italisë i duhet një ‘mrekulli’ për të bindur Pep Guardiolën

Discussion about this post

TË FUNDIT

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan, Komandanti i Emergjencave Civile: Kamerat termike tregojnë se….
Aktualitet

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan, Komandanti i Emergjencave Civile: Kamerat termike tregojnë se….

23:14 - 04/11/26

Teksa operacionet e kërkimit për gjetjen e 69-vjeçarit që ndodhet ende nën rrënojat e pallatit që u shkatërrua nga shpërthimi...

Lexo më shumë
Studentët në protestë të shtunën: Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Studentët në protestë të shtunën: Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

22:45 - 04/11/26
“Mos na arrestoni, kemi leje!”/ Zbardhet shkresa që Goxhaj dhe Lika u treguan policëve në protestë

“Mos na arrestoni, kemi leje!”/ Zbardhet shkresa që Goxhaj dhe Lika u treguan policëve në protestë

22:22 - 04/11/26
Kush i tradhtoi krerët e UÇK në Hagë, roli i Kurtit dhe Ramës që mbajnë në gji ata që e quajtën vrasës Thaçin! Gjenerali jep detajet tronditëse

Kush i tradhtoi krerët e UÇK në Hagë, roli i Kurtit dhe Ramës që mbajnë në gji ata që e quajtën vrasës Thaçin! Gjenerali jep detajet tronditëse

21:28 - 04/11/26
Liverpool në ditë të keqe, anglezët pësojnë humbjen e parë në Stamboll

Liverpool në ditë të keqe, anglezët pësojnë humbjen e parë në Stamboll

21:02 - 04/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com