GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Hapet Panairi i Edukimit, mundësi për të rinjtë

17:02 - 27/04/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Hapet Panairi i Edukimit, mundësi për të rinjtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Prishtinë është hapur Edicioni i  15-të i Panairit të Edukimit. Përmes këtij panairi të rinjtë kanë mundësi të përfitojnë  fonde të ndryshme si bursa, punë praktike, kurse të ndryshme dhe punësim. Të rinjtë që po vizitojnë këtë panair po vlerësojnë se panairet e tilla janë një mundësi e mirë për të ardhmen e tyre.

Edicioni i  15-të i Panairit të Edukimit, që është hapur sot në sallën “1Tetori”, vlerësohet i qëlluar, pasi të rinjtë kanë mundësi të përfitojnë  fonde të ndryshme si bursa, punë praktike, kurse të ndryshme dhe punësim. Disa të rinj që ishin vizitorë të këtij panairi i thanë Radio Kosovës se presin të përfitojnë ndonjë mundësi për punë praktike apo edhe punësim.

“Studioj drejtimin e Gjeografisë e ky panair po na lidh me turizëm. Një gjë të  mirë që e pashë është që po ofrohen mundësi për praktikë për studentë, sepse nuk kemi shumë mundësi në degën e turizmit”, thotë një student.

“Kështu që e pashë si një mundësi shumë të mirë për t`u inkuadruar përmes tyre. Është një mënyrë shumë e mirë për t`u informuar studentët  për të nxjerrë sa më shumë rezultate dhe me pa se cilat janë mundësitë më të mira për studime, praktika të ndryshme dhe punësim.”

Se këto panaire ofrojnë mundësi të mira për të rinjtë e thotë në një përgjigje për Radio Kosovën Elmira Podvorica, koordinatore në Institutin Profesinal “ATC”, institut i cili përgatit të rinjtë në profesione të ndryshme për tregun e punës. Ajo tha se 90 për qind e atyre që ndjekin këto kurse, sigurojnë një vend pune.

“Programet të cilat ne ofrojmë janë: kuzhina, pastiçeria, piceria, ndihmës kuzhiniere. Mandej, kemi kurset e zanateve si: elektricisti, hidrauliku, automekaniku dhe  menaxher biznesi”, thotë Podvorica.

“Në fund të secilit kurs, secili nxënës dhe studentë pajiset më certifikatë e cila njihet brenda dhe jashtë vendit. Në fund të programit automatikisht fitojnë një vend pune pasi kemi marrëveshje me shumë kompani të ndryshme.”

Po ashtu të rëndësishme këto panaire po i sheh edhe udhëheqësi i Divizionit për Shërbime të Punësimit, në Agjencinë e Punësimit, Fadil Osmani. Ai i tha Radio Kosovës se mbi 6 mijë qytetarë vitin e kaluar janë punësuar përmes ndërmjetësimit.

“Ky panair është edhe një indikator i mirë për të gjithë ata që duan të orientohen në karrierë. Nëse flasim me shifra, vetëm vitin e kaluar kemi pasur mbi 6 mijë punësime më ndërmjetësim”, thotë Osmani.

Qëllim kryesor i kësaj ngjarjeje është promovimi i punës së institucioneve edukative/arsimore, kompanive të ndryshme dhe ofron komunikim të drejtpërdrejtë me shoqërinë në përgjithësi.

Për të gjithë të interesuarit Edicioni i  15-të i Panairit të Edukimit do të jetë i hapur edhe të premten./Radio Kosova

Etiketa: KosovaPanairi i edukimit

Lajme të lidhura

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda
Breaking Views

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni
Aktualitet

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Para
Kujt i drejtohet Keisi me “Idiot”? Mos ndoshta Kristit?

Kujt i drejtohet Keisi me "Idiot"? Mos ndoshta Kristit?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e 78-vjecarit në Bulgarec, Korce. Mësohet se trupi i pajetë i Gëzim Vijës...

Lexo më shumë
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

11:28 - 03/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

11:19 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com