GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Hapini sytë”, Vasili paralajmëron fermerët: Rama do t’ju grabisë tokën

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Skandaloze”, Vasili: Qytetarët paguajnë 94 milionë euro në vit vetëm për patronazhistët në administratë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me takimet që kryeministri po organizon së fundmi me fermerët në të gjithë vendin. Përmes një postimi në Facebook, Vasili, i kërkon fermerëve të qëndrojnë vigjilentë, pasi plani i maxhorancës është që t’u grabisë tokën.

Sipas tij, për ta realizuar këtë gjë, qeveria do të nxjerrë ligjin për marrjen e tokës në rast se ajo mbetet e pa punuar, apo përmes vendosjes së taksave të rënda.

Vasili shton se kryeministri nëse do të ishte i interesuar për bujqësinë nuk do të lejonte dyfishimin apo trefishimin të plehrave kimik, apo qoftë dhe çmimin e karburantit prej 230 lekësh.

Lexo edhe: “Do punoni tokën”, Rama urdhëron bujqërit: Nuk mund ta mbani peng

POSTIMI I PLOTË

Fermerë hapni syte, po ju erdhi Rama dijeni se do vetem tju grabise token!

Rama ben sikur organizon keto kohet e fundit takime me fermerē.

Qellimi i vetem i Rames eshte qe si hijenë te pergadise opinionin, per grabitjen masive prej tij te tokes se fermereve, me gjoja shkakun qe te mos mbetet pa punuar duke nxjerre ligj dhe taksa shume te renda.

Rames as qe ja ndjen fare per fermeret dhe as nuk ka asgje se cfare tu thote. Ai vetem i ka sakatuar dhe i ka bere fermeret qe te braktisin fshatin dhe te ikin jashte vendit.

E di i madh e i vogel se toka pa punuar mbetet vetem per shkak te Edi Rames. Ai me qellim e ka mbytur dhe asfiksuar bujqesine, qe ajo te falimentoje dhe me pas tja rrembeje token dhe tua jape bandes se klienteve te tij ne qeveri dhe oligarkeve.

Rama po te ishte i interesuar per bujqesine sikur te bente jo me shume se Maqedonia e Kosova nuk do te kishte asnje dynym toke pa punuar.

Rama me qellimin mafioz per falimentimin e bujqesise vendosi keto masa vrastare:

vendosi TVSH për furnizimin me impute bujqësore (plehrat kimike, pesticidet, farat, fidanët etj).

uli norma e kompensimit të prodhuesit bujqësore

fermeret vuajne çmimin e naftës 230 lekë për litër,

cmimi i plehrat kimike eshte dy dhe trefishuar

subvencioni i Bujqesise ne Shqiperi me i ulti i ne Ballkan disa here me i ulet se Maqedonia dhe Kosova.

Prandaj fermeret nuk shesin dot prodhimet e tyre, sepse dalin me humbje te medha dhe ndaj jane zhytur ne varferi dhe mjerim.

Ne se vertet duan qe fermeret ta punojne te gjithe token dhe te jetojne te qete me punen e tyre le te beje Rama se paku keto:

Vendosjen e një çmimi fiks për naften e fermerve në vlerën 1 EURO/LITRI , si rajoni.

Vendosjen e tavanit për çmimet e inputeve bujqësore.

Riformulimin e skemës mbështetëse dhe heqjen e të gjithë skemave që nuk shkojnë drejtpërdrejt tek fermeri.

Financimit të skemës mbështetëse si Maqedonia dhe Kosova

Heqja e dyshemesë dhe tavanit për skemat mbështetese( nr. krereve, sip. e mbjella).

Fermerë po pate Ramen, qe ju vjen ne takime ne fshat jini vigjilente se ka ardhur thjesh tju grabise token tuaj.

P.S.Shiheni VIDEON disa dite me pare kur ky Rama ishte ne Korce, ndersa po ate dite fermeri ne Devoll pret 1.4 Ha me molle.

Etiketa: FermerëRamatokatVasili

Lajme të lidhura

“Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi
Breaking Views

“Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi

16:00 - 08/11/26
“Të mos besojnë skenarin serb”/ Berisha-studentëve: Në Serbi nuk kishte një parti opozitare si PD
Breaking Views

“Të mos besojnë skenarin serb”/ Berisha-studentëve: Në Serbi nuk kishte një parti opozitare si PD

15:30 - 08/11/26
Edhe sipërmarrësit në revoltë: Protesta do të përfundojë vetëm kur të bjerë sistemi
Breaking Views

Edhe sipërmarrësit në revoltë: Protesta do të përfundojë vetëm kur të bjerë sistemi

13:35 - 08/11/26
Para
Ish portier i Teutës dhe tutor, ky është 44-vjeçari që humbi jetën në autostradën Tiranë-Durrës

Përplasi për vdekje 70-vjeçarin në Fier, policia arreston autorin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi
Breaking Views

“Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi

16:00 - 08/11/26

Sali Berisha ka reaguar pas përplasjes së protestuesve dhe demokratëve në tubimin e së shtunës përpara Ministrisë së Arsimit. Në...

Lexo më shumë
“Të mos besojnë skenarin serb”/ Berisha-studentëve: Në Serbi nuk kishte një parti opozitare si PD

“Të mos besojnë skenarin serb”/ Berisha-studentëve: Në Serbi nuk kishte një parti opozitare si PD

15:30 - 08/11/26
Rrezikon shëndetin e përdoruesve, KE paralajmëron Tik Tok për gjobë për algoritmin që nxit varësinë

Rrezikon shëndetin e përdoruesve, KE paralajmëron Tik Tok për gjobë për algoritmin që nxit varësinë

15:05 - 08/11/26
Kush është 41-vjeçari i ekstraduar nga Spanja, i përfshirë në pengmarrjen e 21-vjeçares Sajma Qordja në Astir

Kush është 41-vjeçari i ekstraduar nga Spanja, i përfshirë në pengmarrjen e 21-vjeçares Sajma Qordja në Astir

14:45 - 08/11/26
Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari vlonjat, i dënuar me burg për mashtrim

Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari vlonjat, i dënuar me burg për mashtrim

14:30 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com