GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Hapja e shkollave, ekspertët grek pro vaksinimit të fëmijëve

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekspertët në Greqi thonë se me hapjen e shkollave pritet të ketë rritje të rasteve dhe shtrimeve në spital të fëmijëve dhe adoleshentëve.

“Vaksinimi zvogëlon ndjeshëm mundësinë që dikush që preket nga COVID të shtrohet në spital ose të ndërrojë jetë, edhe në qoftë se është i infektuar me mutacionin Delta”, nënvizuan dy profesoresha të njohura, anëtare të komitetit kombëtar të vaksinimit.

Ajo që shton përhapjen e mutacioneve është mungesa e vaksinimit. Virusi gjen terren, devijon dhe pëson mutacione, thonë ato.

Duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me vaksinimin e fëmijëve, ekspertët thonë se deri më tani 12 milion doza janë injektuar tek fëmijët në mbarë botën.

“Ne jemi në një periudhë ku, për herë të parë në historinë moderne, kemi një informacion kaq të rëndësishëm, në kohë reale. Organizatat ndërkombëtare nga e gjithë bota po bashkëpunojnë. Kemi një shkëmbim të vazhdueshëm informacioni në lidhje me vigjilencën për efektet anësore.

Në Komitetin Kombëtar të Vaksinimit, çdo të martë në mëngjes, ne gjithmonë fillojmë me informacionin nga ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Barnave me efektet anësore që u vunë re, jo vetëm në Greqi, por në të gjithë botën”.

“Ekziston një ndërlikim i radhë i miokarditit në vaksinat e ARN, i cili prek kryesisht djemtë nga 16 deri në 29 vjeç dhe ndodh zakonisht pas dozës së dytë”, shpjegojnë ekspertët.

“Frekuenca dhe ashpërsia e sëmundjes ka ndryshuar për shkak të mutacionit Delta” , tha Vana Papaevangelou.

Të dhënat nga SHBA tregojnë një rritje të rasteve te personat e moshës 5 deri në 17 vjeç nga korriku i këtij viti, si dhe shtrimet në spital . Ashpërsia e sëmundjes nuk duket të jetë në rritje, vuri në dukje Papaevangelou, por “probabiliteti që një fëmijë të shtrohet në spital është katër herë më i lartë nëse jeton në një shtet me norma të ulëta vaksinimi”.

Sipas të dhënave të EODY për Greqinë , rastet midis moshave 4 dhe 18 vjeç u rritën në korrik, por jo shtrimet dhe fatalitetet.

Lajme të lidhura

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit
Botë

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit

08:57 - 26/11/26
U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë
Aktualitet

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë

09:44 - 25/11/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në janar

09:33 - 25/11/26
Para
Inter përmbys Fiorentinën në “Artemio Franchi”

Inter përmbys Fiorentinën në “Artemio Franchi”

TË FUNDIT

Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi
Aktualitet

Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi

11:20 - 29/11/26

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në kuadër të protestës së radhës kombëtare të paralajmëruar për...

Lexo më shumë
Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

11:13 - 29/11/26
Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

10:26 - 29/11/26
Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

10:03 - 29/11/26
Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

09:39 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com