GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Hëngra doner dhe u helmova”, flet e sëmura: Kam vjell për tre orë!

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Hëngra doner dhe u helmova”, flet e sëmura: Kam vjell për tre orë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka arritur në mbi 100 numri i qytetarëve të helmuar në një restorant një ditë më parë, më 13 tetor, në Malishevë, ndërsa njëri prej tyre ka deklaruar për mediat se nga ushqimi që ka marrë janë paraqitur simptomat me vjellje menjëherë, asaj dhe personave të cilat kanë ngrënë bashkë.

Pacientja, ka thënë për KosovaPress se lokali në fjalë ka pasur mungesë të pastërtisë për ushqim, ndërsa shton se gjendja e saj shëndetësore sot është më e qëndrueshme.

Nder të tjera ajo është shprehur se “si e kemi ngrënë atë jemi helmuar, kemi vjellë, tri orë, nuk ka zgjatë më shumë. As bukë, as asgjë nuk kam ngrënë vetëm ujë”.

“Të mërkurën e kam ngrënë një doner në ora 19:00. Simptomat janë bërë në ora 23:00 të natës. Prej të mërkurës jam kështu, mbrëmë kam qenë më keq, ethe, temperaturë, vjellje, bark qitje… kështu. Vetëm aty jemi helmuar pronari im, një punëtor dhe një punëtore që kemi ngrënë, të tre dhe jemi helmuar. Nuk e di, vetëm doner, se çka ka pasur nuk e di. Si e kemi ngrënë atë jemi helmuar, kemi vjellë, tri orë, nuk ka zgjatë më shumë. As bukë, as asgjë nuk kam ngrënë vetëm ujë. Lokal që është midis rruge krejt pluhur bagerat. Ai nuk është lokal. Krejt pluhur në gojë e futim, nuk e di dje jam kanë më keq sot pak më mirë”, tha pacientja.

Ndërkohë, Drejtori i Klinikes Infektive, Arben Vishaj, konfirmoi për mediat kosovare se deri më tani janë shtruar në spital 12 persona me simptoma të helmimit nga ushqimi, të cilin e kanë marrë në lokalin në Malishevë.

“Për momentin në Klinikën Infektive gjithsej të hospitalizuar i kemi gjithsej 12 pacientë. Mosha e tyre është 8-vjeç deri në moshën 43-vjeçare. Mosha mesatare është 21-vjeçare. Dje kanë ardhur një gjithsej 11 pacientë, të cilat kanë manifestuar sëmundje në formë të vjelljes, heqjeve të barkut, dhembjeve të barkut, dhe në aspektin e anamnezës 6 deri në 72 orë më parë kanë konsumuar ushqim në një lokal dhe kanë ardhur në manifestime të tilla, të cilët kanë pasur indikacion që të hospitalizohen në Klinikën Infektive.

Pasojë e dehidrimit dhe ndryshimeve të vlerave të lehta është e mundur që ndonjëri të ketë manifestime të tilla, por në përgjithësi gjendja është stabile. Janë jashtë rrezikut për jetë dhe po bëjmë çmos që sa më parë të rikuperohen dhe të lëshohen. Në bazë të dhënave klinike bëhet fjalë për një salmanellozë, por rezultatet përfundimtare vijnë nga Instituti Kombëtar dhe me kohë do të informojmë”, tha Vishaj.

Ndërsa, zyrtari për informim në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi tha se i janë përgjigjur rastit menjëherë dhe bashkë me policinë kanë filluar inspektimin te lokali ku janë shërbyer klientët në të cilin kanë hasur higjienë jo të duhur dhe mos dezinfektim, si dhe produkte pa origjinë.

 

Etiketa: helmim

Lajme të lidhura

Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë
Kosovë & Rajon

Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë

18:50 - 17/07/26
Deklarata për spastrim etnik të Kosovës/ Depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
Kosovë & Rajon

Deklarata për spastrim etnik të Kosovës/ Depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

16:24 - 16/07/26
Albin Kurti zbulon planin energjetik: Kosova po shqyrton përdorimin e gazit amerikan përmes Shqipërisë
Kosovë & Rajon

Albin Kurti zbulon planin energjetik: Kosova po shqyrton përdorimin e gazit amerikan përmes Shqipërisë

19:07 - 15/07/26
Para
E rëndë/ Gjendet i vdekur ish-drejtori i Policisë (FOTO)

Tragjike në Durrës/ 33-vjeçarja hidhet nga kati i tetë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kërcënuan gazetarin Osman Stafa, identifikohen dy autorët
Aktualitet

Kërcënuan gazetarin Osman Stafa, identifikohen dy autorët

21:16 - 17/07/26

Janë identifikuar dy autorët të cilët dyshohet se kanë kërcënuar gazetarin Osman Stafa pasditen e kësaj të premteje në aksin...

Lexo më shumë
Mohamed Salah pranë transferimit në Turqi, arrihet marrëveshja

Mohamed Salah pranë transferimit në Turqi, arrihet marrëveshja

21:10 - 17/07/26
Lubonja: Rama po na rrezikon si flamingot, po na largon nga habitati ynë

Lubonja: Rama po na rrezikon si flamingot, po na largon nga habitati ynë

20:48 - 17/07/26
Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

20:21 - 17/07/26
“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës

“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës

20:17 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com