GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Hezbollahu konfirmon vdekjen e liderit Hassan Nasrallah

14:02 - 28/09/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Hezbollahu konfirmon vdekjen e liderit Hassan Nasrallah
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hezbollahu ka konfirmuar vdekjen e liderit të saj Hassan Nasrallah, pasi Izraeli tha se ai u vra në një sulm ajror të premten.

Hassan Nasrallah, udhëheqësi i lëvizjes militante shiite islamike Hezbollah në Liban, që ishte shënjestra e sulmit të ashpër ajror izraelit të së premtes në Bejrut, është një nga figurat më të njohura dhe më me ndikim në Lindjen e Mesme.

Për vite me radhë, ai nuk është parë në publik pikërisht nga frika se mund të vritet nga Izraeli. Një figurë e errët me lidhje të ngushta personale me Iranin, sheiku luajti një rol kyç në kthimin e Hezbollahut në forcën politike dhe ushtarake që është sot – dhe nderohet lart nga mbështetësit e grupit.

Nën udhëheqjen e tij, Hezbollahu ka ndihmuar trajnimin e luftëtarëve të Hamasit, grupeve paraushtarake në Irak dhe Jemen, e është furnizuar me armatime nga Irani për t’i përdorur kundër shtetit hebre. Ishte pikërisht Hasan Nasrallah ai që drejtoi evolucionin e Hezbollahut nga një milici e themeluar për të luftuar trupat izraelite që pushtuan Libanin në një forcë ushtarake më të fuqishme se ushtria libaneze, një ndërmjetësues pushteti në politikën libaneze, një ofruese të shërbimeve sociale, të shëndetësise e arsimit si dhe në një element kyç të përpjekjeve të mbështetesit te vet të madh, Iranit, në betejën për supremaci rajonale.

I lindur në Bejrut vitin 1960 në një familje të thjeshtë, Nasrallah iu bashkua lëvizjes Amal, të shëndërruar më pas në milici shiite, pasi Libani u përfshi nga lufta civile në vitin 1975. Ai dhe të tjerë u shkqput nga kjo organizatë në 1982, pak pasi Izraeli pushtoi Libanin në përgjigje të sulmeve të militantëve palestinezë. U krijua një grupim i ri islamik, që mori mbështetje të konsiderueshme ushtarake dhe organizative nga Garda Revolucionare e Iranit me bazë në Luginën Bekaa dhe spikati si më efikasi në mesin e milicive shiite që më vonë do të formonin Hezbollahun. Në vitin 1985, Hezbollahu zyrtarisht shpalli themelimin e tij duke botuar një “letër të hapur” që identifikonte SHBA-në dhe Bashkimin Sovjetik si armiqtë kryesorë të Islamit dhe bëri thirrje për “zhdukjen” e Izraelit, për të cilin thoshte se po pushtonte tokat myslimane.

Nasrallah u bë lider i Hezbollahut në vitin 1992 në moshën 32-vjeçare, pasi paraardhësi i tij Abbas al-Musaëi u vra në një sulm izraelit me helikopter. Në fjalimin e tij më të fundit, Nasrallah fajësoi Izraelin për shpërthimin e mijëra pagerëve dhe aparateve radio të përdorura nga anëtarët e Hezbollahut, të cilat vranë 39 njerëz dhe plagosën mijëra të tjerë, dhe u zotua për hakmarrje. Menjëherë pas kësaj, Izraeli përshkallëzoi në mënyrë dramatike sulmet ndaj Hezbollahut, duke nisur valë bombardimesh që vranë afro 800 njerëz.

Etiketa: hezbollahunasrallahVdekje

Lajme të lidhura

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Para
Akuzohen për trafik droge në Itali, shpallen në kërkim 4 shqiptarët

Katër emrat favorit për drejtor të Policisë së Shtetit, ja kur vendos Rama

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com