GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Humbi 1000 dollarë në “piramidën online”, punonjësja e bashkisë Divjakë tregon si u mashtrua nga platforma XUEX

në Ekonomi & Sociale, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Humbi 1000 dollarë në “piramidën online”, punonjësja e bashkisë Divjakë tregon si u mashtrua nga platforma XUEX
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër person që ka rënë pre e mashtrimit të platformës XUEX, e cila funksiononte si një “piramidë online”. B.T., një punonjëse e Bashkisë Divjakë në sektorin e Turizmit, ka investuar shumën prej 1.000 USD në këtë platformë dhe ka ndarë eksperiencën e saj për mënyrën sesi u përfshi në këtë sistem mashtrimi.

Ajo ka rrëfyer se ka njohur platformën XUEX përmes reklamave në rrjetin social Facebook. Pas klikimit në një reklamë dhe regjistrimit në platformë, ajo u ftuar në një grup të udhëhequr nga administratori i platformës, një person që identifikohej si Joanna.

Ajo gjithashtu u këshillua të kontaktonte me një individ të quajtur Leo Smith, i cili mbante “leksione edukimi financiar” për të shpjeguar veprimet e platformës dhe investimet në kriptovaluta. Brunilda, e cila punon në administratën lokale të Divjakës, ka theksuar se ka realizuar investimin e saj nëpërmjet një llogarie bankare të hapur në një bankë të nivelit të dytë.

Pasi kaloi shumën në portofolin e saj dixhital në Binance, ajo e transferoi më pas në llogarinë e saj në platformën XUEX. Ajo ka theksuar gjithashtu se ka tërhequr dy herë nga platforma, secila herë 1.000 euro, por ka pasur vështirësi të mbajë mend datat e tërheqjes dhe shumën totale të tërhequr.

“Ajo që më tërhoqi ishte ideja që mund të fitonte para shpejt dhe pa shumë mundim, ashtu siç ishin shpjeguar në grupet e sinjaleve,” tha B.T., duke shtuar se ka bërë edhe disa tërheqje në pika këmbimi valutor të licencuara në Kosovë, por sërish nuk është e sigurt për shumën totale që ka marrë.

Në dëshminë e saj, B.T. shpjegon se nuk ka ftuar ndonjë person tjetër, por gjithsesi, bashkëshorti i saj ka investuar së bashku me të, duke përdorur një shumë të ngjashme prej 1.000 USD. Ajo po ashtu përmendi se kishte ftuar vjehrrën e saj dhe dy mikesha për t’u përfshirë në këtë platformë, por nuk është e sigurt për shumat që ata kanë investuar.

Ky rast është vetëm një nga shumë të ngjashëm, pasi platforma XUEX është nën hetim për aktivitete mashtruese, ku shumë individë janë tërhequr nga premtimet për fitime të mëdha dhe të shpejta në kriptovaluta.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar dhe ndaluar këtë lloj mashtrimi që ka përfshirë qytetarë të shumtë.

Etiketa: mashtrim online

Lajme të lidhura

Gjimnazistët dhe studentët në protestë, habit Kumbaro: Shkollat vijojnë mësimin normalisht!
Aktualitet

Gjimnazistët dhe studentët në protestë, habit Kumbaro: Shkollat vijojnë mësimin normalisht!

09:40 - 19/10/26
Zhduket 40 vjeçari në Vlorë, familjarët bëjnë denoncim në polici
Aktualitet

Shpërthim në Vlorë, i vihet tritol automjetit të administratorit të njësisë së Shushicës

09:37 - 19/10/26
Rama kërcënon prindërit dhe studentët: Ju do të paguani faturën e djegies së Tiranës! Nuk ka më bursa…
Aktualitet

Rama kërcënon prindërit dhe studentët: Ju do të paguani faturën e djegies së Tiranës! Nuk ka më bursa…

09:01 - 19/10/26
Para
“Vatër korrupsioni”, Dhoma e Avokatisë i kërkon SPAK të hetojë Kadastrën e Vlorës

"Vatër korrupsioni", Dhoma e Avokatisë i kërkon SPAK të hetojë Kadastrën e Vlorës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjimnazistët dhe studentët në protestë, habit Kumbaro: Shkollat vijojnë mësimin normalisht!
Aktualitet

Gjimnazistët dhe studentët në protestë, habit Kumbaro: Shkollat vijojnë mësimin normalisht!

09:40 - 19/10/26

Ndërsa gjimnazistët dhe studentët vijojnë protestat kundër qeverisë, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka vijuar me propagandën, duke deklaruar se...

Lexo më shumë
Zhduket 40 vjeçari në Vlorë, familjarët bëjnë denoncim në polici

Shpërthim në Vlorë, i vihet tritol automjetit të administratorit të njësisë së Shushicës

09:37 - 19/10/26
Rama kërcënon prindërit dhe studentët: Ju do të paguani faturën e djegies së Tiranës! Nuk ka më bursa…

Rama kërcënon prindërit dhe studentët: Ju do të paguani faturën e djegies së Tiranës! Nuk ka më bursa…

09:01 - 19/10/26
Të rinjtë po masakrohen nga policia, Rama nxit efektivët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front!

Të rinjtë po masakrohen nga policia, Rama nxit efektivët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front!

08:52 - 19/10/26
Rama vijon me sulmet ndaj protestuesve: Qënie të verbra, njerëz pa shkollë që nuk dinë as nga vijnë dhe nga shkojnë

Rama vijon me sulmet ndaj protestuesve: Qënie të verbra, njerëz pa shkollë që nuk dinë as nga vijnë dhe nga shkojnë

08:28 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com