GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash, këshilltarët e opozitës kërkojnë shkarkimin e Veliajt si kryebashkiak

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ndyrësirë”/ Mashtrimi i Veliajt, tjetër padi për të arrestuarin për korrupsion dhe pastrim parash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Opozita kërkon shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës të Erion Veliajt, i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash.

Ishte drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti, i cili hapi konferencën për media nga këshilltarët bashkiakë të opozitës. Këta të fundit kërkuan mocion me debat për shkarkimin e Veliajt, i cili prej datës 10 shkurt ndodhet në burgun e Durrësit.

Gjatë fjalës së tij, Ilir Alimeheti tha se është fakt që Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit vetëm për një pjesë të dëmeve që i ka shkaktuar qytetarëve të Tiranës dhe opozita kërkon shkarkimin nga detyra.

“Jemi sot në një situatë ku bashkia e Tiranës e ka kryebashkiakun në burgun e Durrësit prej datës 10 shkurt dhe Këshilli Bashkiak ka sot një mbledhje rutinë, jo me ugjencën e nevojitur të rastit, ku ne kemi bërë kërkesat tona të qarta për ndryshimet e rendit të ditës në pikat e mëposhtme. E dimë shumë mirë dhe është fakt që Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit vetëm për një pjesë të dëmeve që i ka shkaktuar qytetarëve të Tiranës dhe ne kemi kërkuar shkarkimin nga detyra të tij. Duke marrë parasysh të gjitha skandaleet hetimet dhe abuzimet me miliona euro të bashkisë Tiranë, kujtoj këtu rastin e inceneratorit inekzistent, apo përfitimin e fondeve të bashkisë përmes skemës 5D si dhe tjetërsimin e fondeve të bashkisë për përfitim personal”, tha Alimehmeti.

Ai foli edhe për rolin e kreut të qeverisë Edi Rama në kontrollin ndaj Bashkisë së Tiranës pas arrestimit të Veliajt.

“Është gjithashtu fakt se Rama pas lotëve të krokodilit uzurpoi bashkinë e Tiranës dhe ky është një veprim antikushtetues që kryeministri kryen me vendim të tij. Kryeministri nuk ka asnjë tagër që të shkojë e të lajmërojë kryetarin në detyrë, funksion ky që i takon këshillit Bashkiak dhe këtë uzurpim ai e bën sepse është i shqetësuar për veten dhe mandatin e tij si dhe për marrëdhënien që do ketë ai me drejtësinë. Kërkojmë që Rama të zbatojë ligjin, të shkarkojë menjëherë Veliajn duke ju hapur rrugë procedurave ligjore dhe jo ta qajë atë natën, e t’i marrë vendin ditën”, shtoi ai.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Dorian Teliti, gjatë fjalës së në konferencën e organizuar në selinë e PD-së nga këshilltarët të opozitës, deklaroi se arrestimi i Erion Veliajt është i vonuar.

“Çdo ditë që ai ka qenë në krye të punëve, janë vjedhur e shpërdoruar miliona euro, përveç kërkesën për mocion sot, Këshilli Bashkiak duhet të bëjë dhe diçka tjetër, të ngrejë Komisionin e Brendshëm të kontrollit financiar që është detyrim ligjor dhe i rregullores së vetë Këshillit Bashkiak”, u shpreh Teliti.

Deri më tani, kreu i qeverisë Rama nuk ka dhënë sinjale se do ta shkarkojë Veliajn nga posti i kryebashkiakut.

Etiketa: Bashkia TiraneErion VeliajKryesore1

Lajme të lidhura

Në krah të protestuesve, deputetja Marjana Koçeku del sërish në shesh për largimin e Ramës
Aktualitet

Në krah të protestuesve, deputetja Marjana Koçeku del sërish në shesh për largimin e Ramës

21:36 - 18/07/26
Avokati në protestë: Po bëhet gjenocid me shqiptarët!
Aktualitet

Avokati në protestë: Po bëhet gjenocid me shqiptarët!

20:49 - 18/07/26
Protestat në Tiranë, pankartat ironizuese ndaj qeverisë
Aktualitet

Protestat në Tiranë, pankartat ironizuese ndaj qeverisë

20:29 - 18/07/26
Para
Aksidenti në Fresk/ Efektivi ka thyerje të shumta në trup! Shoferi kishte ndaluar makinën dhe po shante policët (EMRI)

Aksidenti në Fresk/ Efektivi ka thyerje të shumta në trup! Shoferi kishte ndaluar makinën dhe po shante policët (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Në krah të protestuesve, deputetja Marjana Koçeku del sërish në shesh për largimin e Ramës
Aktualitet

Në krah të protestuesve, deputetja Marjana Koçeku del sërish në shesh për largimin e Ramës

21:36 - 18/07/26

Deputetja e larguar nga Partia Socialiste, tashmë e pavarur, Marjana Koçeku, i është bashkuar sërish protestuesve në shesh duke kërkuar...

Lexo më shumë
Scaloni para finales së Botërorit: Edhe nëse nuk fitojmë, rrugëtimi ynë ka qenë i jashtëzakonshëm

Scaloni para finales së Botërorit: Edhe nëse nuk fitojmë, rrugëtimi ynë ka qenë i jashtëzakonshëm

21:11 - 18/07/26
Avokati në protestë: Po bëhet gjenocid me shqiptarët!

Avokati në protestë: Po bëhet gjenocid me shqiptarët!

20:49 - 18/07/26
Protestat në Tiranë, pankartat ironizuese ndaj qeverisë

Protestat në Tiranë, pankartat ironizuese ndaj qeverisë

20:29 - 18/07/26
Protesta e 49-të kundër qeverisë, qytetarët marshojnë nga sheshi drejt Kryeministrisë

Protesta e 49-të kundër qeverisë, qytetarët marshojnë nga sheshi drejt Kryeministrisë

20:11 - 18/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com