GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Inceneratorët/ PD: Ben Blushi çoi gruan në Bullgari për të krijuar kompani guacë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Inceneratorët/ PD: Ben Blushi çoi gruan në Bullgari për të krijuar kompani guacë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka publikuar të tjera dokumente që faktojnë sipas tij se media është blerë nga “mafia e inceneratorëve”.

Në deklaratën për shtyp me pyetje të përditshme për inceneratorët, Malltezi ka theksuar se si “miku i kryeministrit Edi Rama”, Ben Blushi, çoi gruan në Bullgari për të krijuar nga hiçi një kompani guacë.  Malltezi u shpreh ndër të tjera se kompania është e ndarë në tri pjesë të barabarta në zotërim të Blushit, Mirel Mertirit dhe Klodian Zotos.

Deklarata e Jamarbër Malltezit:

Dokumenti që po paraqesim sot është episodi i dytë i serialit të blerjes së medias dhe bosëve të saj nga mafia e inceneratorëve.

Ky dokument tregon se si drejtori i madh, miku i Ramës, ish-ministri socialist Ben Blushi, e çoi gruan deri në Bullgari që të krijonte nga hiçi një kompani guacë.

Partnerët ishin ‘çunat e mirë të inceneratorëve’, që më pas u bënë ‘plehrat në kërkim ndërkombëtar’.

Ne, nga kjo foltore i kemi etiketuar si bosët e mafias së plehrave, sepse skema që krijuan, ku përfshiheshin mediat, qeveria dhe kompani offshore, është qartësisht mafioze.

Kompania që Blushi hapi në Bullgari, pa asnje kapital, pa asnjë përvojë, i duhej mafies se plehrave per pune te medha, një ndër të cilat ishte blerja e heshtjes se mediave.

Dokumenti tregon se kompania është e ndarë në tri pjesë të babarbarta në zotërim të Blushit, Mirel Mertirit dhe Klodian Zotos.

Pesë pyetje për SPAK-un, që luan shurdhmemecin, dhe as sheh dokumente as dëgjon fakte:

  1. Sa milionë euro nga paratë publike të shqiptarëve kanë përfunduar te kjo kompani në Bullgari?
  2. Çfarë ekspertize ka ofruar kjo guaca në Bullgari, me pronarë Blushin dhe mafiozet e plehrave?
  3. A është përdorur edhe kjo guaca ne Bullgari për pastrim parash dhe zhdukje gjurmësh se parave publike?
  4. A është përdorur kjo guacka edhe për blerje të heshtjes së mediave?
  5. A ka vepër penale, kur paratë publike të shqiptarëve përfundojnë në guaca për të zhdukur grabitësit e vërtetë të parave? Apo është përgjigje shumë komplekse?

SPAK-ut i urojmë fundjavë të mbarë, ta gëzojë heshtjen e zgjatur!

Medias që hesht kur digjen miliona euro të shqiptarëve, vetëm se kanë marrë edhe ata pjesën e tyre, i urojmë shërim të shpejtë!

Çunave dhe gocave në kërkim ndërkombëtar, u themi të kenë durim: ju mund të fshiheni, por nuk do të shpëtoni!

InceneRamës dhe incEnerjonit u themi se firmat e hedhura do të bëhen një ditë lak.

Etiketa: blushiinceneratorëtKryesore1PD

Lajme të lidhura

Mbyllet protesta e 118-të, qytetarët përsërisin thirrjen: Nesër më shumë!
Breaking Views

Mbyllet protesta e 118-të, qytetarët përsërisin thirrjen: Nesër më shumë!

21:44 - 25/09/26
Arrestimi i drejtueses Vlora Hyseni/ Salianji: S’ka qeveri që qëndron në këmbë pas skandalit të SHISH
Aktualitet

Arrestimi i drejtueses Vlora Hyseni/ Salianji: S’ka qeveri që qëndron në këmbë pas skandalit të SHISH

21:40 - 25/09/26
“Bashkohuni studentë, kombi na thërret”/ Vijon marshimi në rrugët e Tiranës: Rama jep dorëheqjen!
Breaking Views

“Bashkohuni studentë, kombi na thërret”/ Vijon marshimi në rrugët e Tiranës: Rama jep dorëheqjen!

20:41 - 25/09/26
Para
Ky është gabimi më i madh që bëjnë gratë në takimin e parë

Ky është gabimi më i madh që bëjnë gratë në takimin e parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liga e Kombeve/ Belgjika ‘shokon’ Italinë, fitore brenda në ‘Olimpico’
Sport

Liga e Kombeve/ Belgjika ‘shokon’ Italinë, fitore brenda në ‘Olimpico’

22:44 - 25/09/26

Belgjika ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Italisë, duke triumfuar me rezultatin 0-2 në ndeshjen e parë të Nations...

Lexo më shumë
Trajneri i Bjellorusisë befason para Shqipërisë: Nuk mendojmë për rezultatin në Tiranë

Trajneri i Bjellorusisë befason para Shqipërisë: Nuk mendojmë për rezultatin në Tiranë

22:25 - 25/09/26
Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Belgjikë, pjesë e grupit që trafikonte kokainë

Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Belgjikë, pjesë e grupit që trafikonte kokainë

21:56 - 25/09/26
Mbyllet protesta e 118-të, qytetarët përsërisin thirrjen: Nesër më shumë!

Mbyllet protesta e 118-të, qytetarët përsërisin thirrjen: Nesër më shumë!

21:44 - 25/09/26
Arrestimi i drejtueses Vlora Hyseni/ Salianji: S’ka qeveri që qëndron në këmbë pas skandalit të SHISH

Arrestimi i drejtueses Vlora Hyseni/ Salianji: S’ka qeveri që qëndron në këmbë pas skandalit të SHISH

21:40 - 25/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com