GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha me kryeministrin kroat: Integrimi duhet të jetë i bazuar në meritë dhe përmbushjen e standardeve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha me kryeministrin kroat: Integrimi duhet të jetë i bazuar në meritë dhe përmbushjen e standardeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u takua dje me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, në Forumin e International Democrat Union.

Gjatë punimeve në Forumin e International Democrat Union (IDU) në Zagreb, një delegacion nga Partia Demokratike i kryesuar nga Kryetari i PDSH, Sali Berisha, zhvilloi një takim bilateral me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, në një frymë shumë miqësore dhe konstruktive.

Diskutimet u përqendruan në zhvillimet politike në Shqipëri dhe rajon, si dhe në procesin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. U vlerësua veçanërisht përvoja e suksesshme e Kroacisë si një model integrimi i bazuar në meritë dhe në përmbushjen reale të standardeve demokratike.

Në nisje të takimit,  Berisha shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë, vend mik, ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën drejt Bashkimit Europian, veçanërisht mbështetjen e Kryeministrit Plenković, njëherazi President i HDZ.

Më tej ai u ndal në shqetësimin e thellë mbi situatën në Shqipëri, duke theksuar regresin demokratik dhe tendencat autokratike të qeverisjes, mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ndikimin e krimit të organizuar dhe karteleve të drogës në procesin zgjedhor dhe në jetën ekonomike të vendit, nivelet e larta të korrupsionit dhe mungesën e llogaridhënies dhe të checks and balances.

Të dyja palët ranë dakord që procesi i integrimit europian duhet të jetë i bazuar në meritë dhe në përmbushjen e standardeve demokratike, duke shmangur një qasje të bazuar vetëm në konsiderata gjeostrategjike.

Nga ana e tij, Kryeministri Andrej Plenković rikonfirmoi mbështetjen e Kroacisë për Shqipërinë dhe për procesin e integrimit europian, duke nënvizuar rëndësinë e një procesi të bazuar në meritë.

Në përfundim, palët ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e eksperiencave, me synim mbështetjen e demokracisë dhe të ardhmes europiane të Shqipërisë dhe rajonit.

Etiketa: berishaintegrimKroaci

Lajme të lidhura

Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00: Stop dhunës
Aktualitet

Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00: Stop dhunës

07:57 - 20/10/26
Bushati: Rama e ka kuptuar se ora e tij ka mbaruar, prandaj sillet si satrap me qytetarët
Aktualitet

Bushati: Rama ose do të vdesë si diktator, ose do të shporret si dictator, PS është kthyer në bandë

07:45 - 20/10/26
Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26
Para
Unioni i sindikatave proteston përpara ministrisë së Ekonomisë: Paga më të larta, duam siguri në punë!

Unioni i sindikatave proteston përpara ministrisë së Ekonomisë: Paga më të larta, duam siguri në punë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00: Stop dhunës
Aktualitet

Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00: Stop dhunës

07:57 - 20/10/26

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka njoftuar organizimin e një marshimi solidariteti në mbështetje të studentëve, pas dhunës së ushtruar...

Lexo më shumë
Bushati: Rama e ka kuptuar se ora e tij ka mbaruar, prandaj sillet si satrap me qytetarët

Bushati: Rama ose do të vdesë si diktator, ose do të shporret si dictator, PS është kthyer në bandë

07:45 - 20/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Tetor 2026

07:36 - 20/10/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi motit për sot, 20 Tetor 2026

07:35 - 20/10/26
Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com