GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Irani i përgjigjet SHBA pas sulmit me 4 viktima, godet bazat amerikane në Bahrein, Jordani dhe Irak

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Irani i përgjigjet SHBA pas sulmit me 4 viktima, godet bazat amerikane në Bahrein, Jordani dhe Irak
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një përshkallëzim i ri është regjistruar në Lindjen e Mesme, teksa forcat e armatosura iraniane dhe Garda Revolucionare kanë njoftuar sulme ndaj instalimeve ushtarake amerikane në Bahrein, Irak dhe Jordani, duke përdorur raketa balistike dhe dronë.

Në të njëjtën kohë, sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan në Kuvajt dhe Bahrein, ndërsa SHBA-të kishin nisur më parë një valë të re sulmesh kundër Iranit.

Sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve Tasnim, forcat e armatosura iraniane sulmuan Bazën Ajrore Amerikane Sheikh Issa në Bahrein.

“Ushtria e Republikës Islamike të Iranit shënjestroi, për disa orë, instalimet e radarëve dhe pikat e grumbullimit të forcave tokësore amerikane në Bazën Ajrore Sheikh Issa në Bahrein”, raportoi agjencia.

Sirenat e alarmit u ndezën në vend, teksa autoritetet iu bënin thirrje qytetarëve të qëndronin të qetë dhe të kërkonin strehim në vende të sigurta.

Garda Revolucionare njoftoi gjithashtu një sulm të koordinuar ndaj bazave amerikane në Arbil, të Irakut, në orët e para të mëngjesit.

Sipas Gardës Revolucionare, objektivat ishin “qendra mirëmbajtjeje”, “depo pajisjesh teknike” dhe një “balon vëzhgimi”.

Garda Revolucionare njoftoi gjithashtu se kishte kryer një “sulm intensiv me raketa balistike” kundër një baze amerikane në Jordani.

Sipas Tasnim, objektivi ishte një bazë e Korpusit të Marinës e njohur si Kampi Titin, në Gjirin e Akabës, pranë kufijve të Jordanisë me Izraelin dhe Arabinë Saudite.

Ushtria jordaneze njoftoi gjithashtu se kishte kapur dhe shkatërruar dhjetë raketa balistike, ndërsa tre të tjera ranë në zona të pabanuara, pa raportuar të lënduar.

Në Kuvajt, forcat e armatosura njoftuan se mbrojtja ajrore po përballej me “kërcënime nga raketat dhe dronët armik”.

Në të njëjtën kohë, sirenat e mbrojtjes ajrore kishin rënë tashmë në Bahrein, ndërsa sulmet iraniane u zgjeruan në më shumë vende në rajon.

Etiketa: IranSHBAsulm

Lajme të lidhura

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Raporti i OKB-së: IA po rrit hendekun midis vendeve
Botë

Studimi i The Lancet: Njerëzimi rrezikon të zhduket deri në vitin 2100 nga inteligjenca artificiale dhe lufta bërthamore

10:50 - 13/10/26
Para
Bllokuan’ në zyrë Ramën, arrestohen 14 protestues pas përplasjeve me policinë para kryeministrisë (Emrat)

Bllokuan’ në zyrë Ramën, arrestohen 14 protestues pas përplasjeve me policinë para kryeministrisë (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia nuk kursen dhunën ndaj të miturve, godasin me shkopa gome gjimnazistët
Aktualitet

Policia nuk kursen dhunën ndaj të miturve, godasin me shkopa gome gjimnazistët

13:04 - 15/10/26

Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët dhe gjimnazistët. Efektivët kanë dhunuar me shkope gome protestuesit. Ata kanë ndjekur...

Lexo më shumë
Edhe Durrësi në protestë, të rinjtë ndezin zjarr para bashkisë

Edhe Durrësi në protestë, të rinjtë ndezin zjarr para bashkisë

12:50 - 15/10/26
Protestat në Tiranë, pezullohet përkohësisht transporti publik

Protestat në Tiranë, pezullohet përkohësisht transporti publik

12:40 - 15/10/26
Dhunë policore/ Grushte, shkopinj gome dhe gaz lotsjellës, efektivi i “mbyll gojën” të riut

Dhunë policore/ Grushte, shkopinj gome dhe gaz lotsjellës, efektivi i “mbyll gojën” të riut

12:34 - 15/10/26
Protesta në Tiranë/ Gjykata e Apelit njofton personelin të largohen nga institucioni

Protesta në Tiranë/ Gjykata e Apelit njofton personelin të largohen nga institucioni

12:19 - 15/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com