GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ish-mbrojtësi Haxhi: Nuk e kam parë kurrë Kombëtaren në këtë nivel

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-mbrojtësi Haxhi: Nuk e kam parë kurrë Kombëtaren në këtë nivel
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Altin Haxhi është i mahnitur nga ecuria e Kombëtares, teksa kuqezinjtë janë vetëm një pikë larg kualifikimit në Europian.

Ish-mbrojtësi i majtë gjirokastrit, që ka luajtur 67 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola me fanellën kuqezi në periudhën 1995-2009, foli dje ekskluzivisht për “Panorama Sport” në prag të miqësores Shqipëri-Bullgari. Haxhi është i lidhur ngushtë me shtetin bullgar, pasi aty jeton familjarisht prej vitesh. Mbi të gjitha 48-vjeçari ka një detyrë të rëndësishme te CSKA-ja e Sofjes, duke qenë drejtor i akademisë së klubit të madh bullgar.

Altin, e keni ndjekur së fundmi Kombëtaren?

Po, sigurisht. I kam ndjekur të gjitha ndeshjet me shumë kënaqësi.

Çfarë ju ka bërë më tepër përshtypje?

Më ka bërë përshtypje që ekipi kombëtar ka filluar të ketë një fytyrë.

Në ç’kuptim?

Në kuptimin që Shqipëria ka një skuadër që di të fitojë dhe di të mbajë rezultatin. Shikoj një grup lojtarësh cilësorë, që e bëjnë në mënyrën më të përkryer fazën sulmuese. Sa i përket fazës mbrojtëse, kemi pak dobësi në momentin kur lojtarët e krahut u kërkohet të shtyjnë, por këto gjëra rregullohen gradualisht. E rëndësishme është që ky ekip jep garanci dhe mund të arrijë rezultate të mëdha.

Çfarë ka ndryshuar Silvinjo sipas jush?

Ka bërë atë që është më kryesorja, u ka dhënë besim maksimal lojtarëve dhe ata e ndjekin në çdo hap. Të gjithë futbollistët po japin gjithçka nga vetja, si ata që e nisin titullarë, ashtu edhe ata që vijnë nga stoli. Silvinjo po u merr më të mirën dhe me ndeshjet që kam parë, dallohet lehtësisht që lojtarët bëjnë në fushë atë që u kërkohet nga trajneri.

Sot luajmë ndaj Bullgarisë që ju e njihni mirë. Si e parashikoni këtë miqësore?

Bullgaria po kalon një moment shumë të vështirë. Vjen pas një humbjeje ndaj Lituanisë dhe situata është e tillë që edhe mund të largohet trajneri. Mirëpo, e sigurt është që në përballjen kundër nesh do të luajnë për të fituar, sepse duan të bëjnë kthesën, edhe pse është miqësore. Kanë lojtarë të mirë, por janë në një moment të keq sa u përket rezultateve. Sigurisht nuk janë futbollistët që kanë qenë dikur, por kundër nesh do të motivohen për të marrë rezultat.

Etiketa: Haxhi

Lajme të lidhura

Tafa mbledh Kombëtaren U19 për Qipron dhe Armeninë, nuk vjen sulmuesi i Juventusit
Breaking Views

Tafa mbledh Kombëtaren U19 për Qipron dhe Armeninë, nuk vjen sulmuesi i Juventusit

14:00 - 08/11/26
Harry Kane thyen rekord edhe kur nuk shënon, bëhet “mbreti i assisteve”
Breaking Views

Harry Kane thyen rekord edhe kur nuk shënon, bëhet “mbreti i assisteve”

10:20 - 08/11/26
City pëson humbjen e tretë radhazi në Premier League, mundet nga Nottingham
Sport

City pëson humbjen e tretë radhazi në Premier League, mundet nga Nottingham

10:00 - 08/11/26
Para
Pas Mjekësisë, edhe studentët e Filologjikut në protestë

Pas Mjekësisë, edhe studentët e Filologjikut në protestë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tafa mbledh Kombëtaren U19 për Qipron dhe Armeninë, nuk vjen sulmuesi i Juventusit
Breaking Views

Tafa mbledh Kombëtaren U19 për Qipron dhe Armeninë, nuk vjen sulmuesi i Juventusit

14:00 - 08/11/26

Trajneri Fatjon Tafaj ka vendosur për 21 lojtarët që do e shoqërojnë te Kombëtarja U-19, ndërsa në prag janë sfidat...

Lexo më shumë
Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

13:49 - 08/11/26
Edhe sipërmarrësit në revoltë: Protesta do të përfundojë vetëm kur të bjerë sistemi

Edhe sipërmarrësit në revoltë: Protesta do të përfundojë vetëm kur të bjerë sistemi

13:35 - 08/11/26
Protesta/ Studenti: Qytetarët nuk u trembën nga aktet normative të qeverisë!

Protesta/ Studenti: Qytetarët nuk u trembën nga aktet normative të qeverisë!

13:14 - 08/11/26
Pedagogu Metani: Kërkesa për largimin e Ramës është kthyer në objektivin kryesor të protestës

Pedagogu Metani: Kërkesa për largimin e Ramës është kthyer në objektivin kryesor të protestës

12:35 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com