GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Ishalla nuk iu zë barku”, Korreshi: Jepuni ndonjë batanije familjeve, s’kanë lekë as për gaz

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ishalla nuk iu zë barku”, Korreshi: Jepuni ndonjë batanije familjeve, s’kanë lekë as për gaz
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike në Lushnje Saimir Korreshi gjatë seancës së sotme plenare ka adresuar pranë qeverisë shqetësimin e qytetarëve lushnjarë lidhur me me vendimin e ARRSH-së për mbylljen e hyrje daljeve të rrezikshme, që prek dhe autostradën Lushnje-Fier. Sipas tyre kjo do do të dëmtonte ata, pasi iu duhet të lëvizin për të transportuar mallra. Koreshi kërkoi nga qeveria që të ofrojë një zgjidhje përmes një rruge dytësore.

“Është e turpshme që për 30 vite ne kërkojmë të japim një zgjedhje drastike. Po nxjerrin në rrugë punonjësit. A është zgjidhje ajo që thoni ju. Zgjidhja kryesore është rruga dytësore. Nuk mund të mbyllni këto biznese. Po lini vetëm njerëz që lozin domino në Shqipëri. Është absurde në logjikë që t’i kaloni dalje në autostradë. Nocioni shteti nuk është i majtë dhe i djathtë. Duhet të japë të drejtën në një rrugë dytësore. Nuk mund të kërkoni gjel deti prej floriri prej 30 mijë eurosh. Ju kërkoni gjoba “,u shpreh ai.

Korreshi ngriti dhe një tjetër problem të zonës që ai përfaqëson. Ai pretendoi se në shkollat e Lushnjes ende nuk janë pajisur me regjistra dhe mësuesit marrin shënim me fletore.Sipas tij, nxënësit nuk kanë me çfarë të ngrohet në klasa, ndaj ulen 4 veta në një bangë.

“A keni qenë ndonjëherë atje? A e dini që është java e 11 dhe nuk ka regjistra në shkollat e Lushnjes. Mësuesit marrin shënime me fletore. Ne 400 mijë lekë për regjistra nuk kemi. Ishalla nuk zë ndonjërin barku se do ia gjeni në tabelë nderi notat. Ju thoni Covid. Ata po rrinë nga katër veta në një bangë sepse nuk kanë të ngrohen”, tha Korreshi.

Korreshi gjithashtu foli për borxhin e OSHEE-së duke kërkuar me ironi që familjeve të iu kalohet ndonjë batanije, pasi nuk kanë mundësi të ngrohen as me gaz.

“Keni mundësi sot që në vend që të bëni presion ndaj mësuesit për votën, duhet t’i jepni mundësinë qoftë të majtë apo të djathtë. Mësuesi nuk ka teser partie. Sot mësuesit janë në nevojë se nuk kanë marrë lekët e korrigjimeve. Meqë kaluat atë borxhin për OSHEE i thojini të kalojnë ndonjë batanije sepse as me gaz nuk po ngrohemi. Familjarët po ngrohen me gjysmë bombule. Premtoni një gjel deti për vit të ri ndërkohë që njerëzit ngrohen me batanije”, u shpreh ai.

Etiketa: energji elektrikeKorreshiParlamentPD

Lajme të lidhura

Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!
Breaking Views

Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!

23:23 - 16/10/26
Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…
Breaking Views

Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…

23:00 - 16/10/26
Pas mesazhit “Jo dhunë” të Ambasadës së SHBA/ Studentët rikthehen tek Kryeministria, Policia tërheq autobotet
Breaking Views

Pas mesazhit “Jo dhunë” të Ambasadës së SHBA/ Studentët rikthehen tek Kryeministria, Policia tërheq autobotet

22:09 - 16/10/26
Para
U vu nën hetim për  tendera, Rama emëron Bibën në krye të Konkurrencës

U vu nën hetim për tendera, Rama emëron Bibën në krye të Konkurrencës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!
OP-ED

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!

07:55 - 17/10/26

Nga Kim Mehmeti   Piktori guxon të flasë për një dorë të zezë të huaj që, sipas tij, nxit protestat,...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Tetor 2026

07:40 - 17/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 17 Tetor 2026

07:29 - 17/10/26
Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!

Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!

23:23 - 16/10/26
Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…

Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…

23:00 - 16/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com