GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Izraeli në luftë, 40 civilë të vrarë nga raketat e Hamasit

15:20 - 07/10/23
në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Izraeli në luftë, 40 civilë të vrarë nga raketat e Hamasit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli është “në luftë” me militantët e Hamasit që kontrollojnë Rripin e Gazës.

Komentet e Netanyahut, që i bëri në një fjalim televiziv, pasuan një sulm në shkallë të gjerë të Hamasit ndaj Izraelit në agimin e së shtunës.

Netanyahu urdhëroi mobilizimin e rezervistëve dhe u zotua se Hamasi “do të paguante një çmim që nuk e ka njohur deri më tani”.

“Ne jemi në luftë”, tha zoti Netanyahu. “Jo në një operacion, jo në një raund, por në luftë”.

Kryeministri urdhëroi gjithashtu ushtrinë të spastrojë qytetet nga militantët e infiltruar të Hamasit.

Hamasi goditi Izraelin me mijëra raketa të shtunën, ndërsa dhjetëra luftëtarë kaluan kufirin e fortifikuar, në një shfaqje masive të forcës që e kapi Izraelin të papërgatitur.

Shërbimet e urgjencës thonë se të paktën 40 izraelitë janë vrarë dhe qindra janë plagosur gjatë sulmit palestinez.

Ushtria izraelite tha se u kundërpërgjigj me sulme ajrore në Gaza, ku dëshmitarët raportuan për shpërthime të forta dhe për të vrarë.

Komandanti ushtarak i Hamasit, Mohammad Deif, njoftoi fillimin e operacionit në një transmetim në mediat e grupit, duke u bërë thirrje për luftë të gjithë palestinezëve kudo që ndodhen.

“Kjo është dita e betejës më të madhe për t’i dhënë fund pushtimit të fundit në tokë”, tha ai, duke shtuar se ishin hedhur 5000 raketa mbi Izraelin.

Sulmi i së shtunës u përshëndet nga Irani dhe grupi militant Hezbollah, ndërsa u dënua gjerësisht nga diplomacia perëndimore.

Shpërthimi i fundit i madh i dhunës midis Izraelit dhe Hamasit ndodhi gjatë luftës 10 ditore në vitin 2021.

Etiketa: HamasIzraeliLufta

Lajme të lidhura

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?
Botë

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

18:22 - 04/04/26
Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15
Botë

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

16:32 - 04/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Para
14 Maji, Berisha: Farsa më e shëmtuar elektorale në historinë e saj 32-vjeçare

Kujt i takon logo e PD? Çështja mund të mos zgjidhet deri në 2025

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë
Sport

Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë

20:09 - 04/04/26

Egnatia ndjen sërish shijen e fitores në Kategorinë Superiore. Skuadra kampione e vendit iu imponua Bylisit duke e mundur me...

Lexo më shumë
1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO)

Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO)

19:20 - 04/04/26
Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

18:22 - 04/04/26
Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën

17:39 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com