GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Jamie Vardy te Burnley, bëhet shok skuadre me Armando Brojën

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Jamie Vardy te Burnley, bëhet shok skuadre me Armando Brojën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Burnley ka bërë një lëvizje të bujshme pas mbylljes së merkatos, duke afruar një prej emrave më të njohur të futbollit anglez.

Klubi anglez ka siguruar shërbimet e Jamie Vardy-t, i cili vjen si futbollist i lirë dhe tashmë i bashkohet skuadrës së Armando Brojës.

Sulmuesi 38-vjeçar do të jetë një rival i drejtpërdrejtë për Brojën në garën për një vend në formacionin titullar.

Vardy ka lënë gjurmë të mëdha në futbollin anglez, veçanërisht gjatë aventurës së tij me Leicester-in.

Me fanellën e “Foxes”, ai realizoi plot 200 gola dhe u shndërrua në një prej ikonave të klubit.

Ai numëron gjithashtu 7 gola në 26 paraqitje me kombëtaren e Anglisë.

Pas përfundimit të eksperiencës në Itali me Cremonese-n, Vardy ishte pa kontratë.

Sezonin e kaluar ai shënoi 7 gola në Serie A, por nuk arriti ta ndihmonte skuadrën të shmangte rënien nga elita.

Tashmë, aventura e re e sulmuesit anglez do të jetë te Burnley, ku pritet të rivalizojë Brojën për minutat.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu te Burnley. Ky klub ka histori dhe tifozë të zjarrtë”, deklaroi Vardy.

Ai shtoi se mezi pret të zbresë në fushë dhe të ndihmojë skuadrën të ecë në drejtimin e duhur.

Transferimi vjen në një moment delikat për Brojën, pas humbjes së fundit në shtëpi ndaj Bristol City-t.

Sulmuesi shqiptar u përfshi gjithashtu në një incident me një tifoz pas përfundimit të takimit.

Tani Brojës i shtohet një rival me eksperiencë dhe emër të madh, duke e bërë edhe më të fortë konkurrencën në sulmin e Burnley-t.

 

Etiketa: brojaBurnleyvardy

Lajme të lidhura

Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur
Sport

Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

22:35 - 06/11/26
Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A
Sport

Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

21:48 - 06/11/26
“Hamzai” i radhës tek Kombëtarja, Kurtulan lë Shqipërinë për Turqinë
Breaking Views

“Hamzai” i radhës tek Kombëtarja, Kurtulan lë Shqipërinë për Turqinë

20:35 - 06/11/26
Para
Berisha në New Jersey: Diaspora shqiptare në SHBA është fati i bardhë i kombit shqiptar, jeni zëri i pamposhtur i shqiptarëve në liri

Berisha në New Jersey: Diaspora shqiptare në SHBA është fati i bardhë i kombit shqiptar, jeni zëri i pamposhtur i shqiptarëve në liri

Discussion about this post

TË FUNDIT

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
Aktualitet

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

18:05 - 07/11/26

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Lexo më shumë
Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës

Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës

17:57 - 07/11/26
Tensionohet situata para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autobotëve

Tensionohet situata para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autobotëve

17:29 - 07/11/26
Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:15 - 07/11/26
Protestuesit bllokojnë rrugën me gurë betoni te “Sheshi Skënderbej”

Protestuesit bllokojnë rrugën me gurë betoni te “Sheshi Skënderbej”

16:56 - 07/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com