GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Janë shtuar bizneset e vogla”, e vërteta e shifrave të Ramës: 32 mijë subjekte në prag falimentimi

18:52 - 22/11/21
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
“Janë shtuar bizneset e vogla”, e vërteta e shifrave të Ramës: 32 mijë subjekte në prag falimentimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për të mbuluar abuzimet që bënë më  barrën fiskale mbi bizneset, kryeministri Rama përdor ndërmarrjet e vogla si objekt për propagandë. Teksa prezantoi këtë pasdite paketën fiskale për biznesin e vogël, ditën e sotme Rama u mburr duke thënë se, fal reduktimit të taksave numri i bizneseve të vogla është rritur gjatë 2021. Sipas kryeministrit në këtë vit janë çelur 2400 biznese të vogla në vend, madje ai thotë se pjesa më e madhe  e tyre janë implementuar në procesin e fiskalizimit.  

“Sot ne kemi shifrën tjetër të rëndësishme për rimarrjen e gjithë ritmit nga biznesi i vogël pas mbylljes dramatike nga pandemia dhe faktikisht në tetor 2021 kur është bërë edhe numërimi më i fundit, janë 2400 biznese të vogla më shumë se sa përpara mbylljes nga pandemia. 67 për qind e bizneseve të vogla janë me certifikatë elektronike, dhe 30 për qind e bizneseve të vogla që lëshojnë faturë fiskale”, tha Rama.

Por, të dhënat reale të publikuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit tregojnë hapur se Rama po manipulon të dhënat, për t’i përdorur për propagandë.  Pasi bëhet me dije se rreth 2400 biznese kanë ulur qepenat në pjesën e parë të këtij viti, ndërsa  mbi 4200 sipërmarrje të tjera kanë kaluar në status pasiv. Por nuk mbaron më kaq. Të dhënat e QKB tregojnë se gjendja e bizneseve të vogla gjatë këtij viti është edhe më keq e 2020, pasi gjatë pandemisë u mbyllën vetëm  1500 biznese, ndërsa në këtë vit ka falimentuar dyfishi vetëm për pjesën e parë.

Situata duket edhe më rëndë po të marrim faktin se mbi 32 mijë biznese të tjera janë drejtë falimentimit. Në raportin e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve  bëhet me dije se 32042 bizneseve në të gjithë vendin iu janë bllokuar llogaritë bankare dhe transaksionet për shkak se nuk kanë paguar detyrimet ndaj saj dhe janë zhytur në borxhe. Drejtoria e Tatimeve thekson se, ka vendosur marrjen e masave të sigurimit mbi të gjithë pasuritë për ekzekutimin e detyrimeve dhe se ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të tyre.

Pra regjistrimi i bizneseve të reja nuk përbën ndonjë fakt pozitiv, duke marrë parasysh numrin e ulët dhe se ky është një fenomen që ndodh çdo vit. Ndërsa falimenti i bizneseve në këtë vit po thyen rekord, duke marrë parasysh se deri në fund të vitit numri do të rritet. E.H/ gijotina.com/

Etiketa: Biznesefalimentimkryesore2propagandeRama

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
3 penallti dhe një gol i anuluar në “Elbasan Arena”, Dinamo dhe Egnatia ndajnë pikët

3 penallti dhe një gol i anuluar në “Elbasan Arena”, Dinamo dhe Egnatia ndajnë pikët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Meta flet për punëtoret: Shqipëria vendi me pagat më të ulta në Europë dhe Rajon
Aktualitet

Dosja kaloi për gjykim, reagon Meta: Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhim mashtrimet e akuzës

13:19 - 18/03/26

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia në lidhje me vendimin e sotëm të GJKKO për...

Lexo më shumë
Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

12:54 - 18/03/26
Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen  rrugëve

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb

12:31 - 18/03/26
Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

12:08 - 18/03/26
Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

11:57 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com