GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Kadastra në kaos total/ BE: 80% e pronave të regjistruara janë gabim

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Kadastra në kaos total/ BE: 80% e pronave të regjistruara janë gabim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse Shqipëria ka shpenzuar mbi 40 milionë euro fonde nga buxheti dhe donatorët për të ngritur një regjistër pronash të saktë dhe një sistem modern të Kadastrës, rezultati ka qenë një dështim mizerabël. Një raport i Bashkimit Europian lëshon alarmin se 80 për qind e pronave të regjistruara në Shqipëri kanë të dhëna të pasakta duke krijuar një lëmsh masiv me kosto të jashtëzakonshme për ekonominë dhe vendin.

“Dy institucionet përgjegjëse deri në vitin 2018, ZRPP dhe ALUIZNI, janë tashmë të dyja pjesë e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Sipas të dhënave të tyre, 11% e territorit të vendit nuk është e regjistruar dhe afërsisht 80% e pronave të regjistruara kanë të dhëna të pasakta. Kjo përbën një pengesë për çdo aktivitet planifikimi, zhvillimi apo investimi,” thuhet në raport.

Sipas raportit, pjesa dërrmuese e hartave kadastrale dhe titujve të pronësisë nuk janë plotësisht të dixhitalizuara.

“Nga 3057 zona kadastrale me rreth tituj pronësi në shkallë kombëtare, vetëm 140 zona kadastrale me rreth 700 mijë prona përfshijnë të dhëna të përditësuara dixhitale në ALBSREP (Sistemi Shqiptar për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme,” vijon raporti.

Kaos, kaos, kaos

Aktualisht të dhënat kadastrale dhe të drejtat pronësore të krijuara nga aktivitetet e regjistrimit të pare në rreth 20 zona kadastrale si dhe nga regjistrimi i parë i pyjeve dhe kullotave, i cili shtrihet në 18 bashki të vendit, pranohen dhe ngarkohen në ALBSREP.

Ndërsa regjistrat e rinj dixhital të informacionit ligjor, që janë krijuar më vonë – rreth 1.6 milion kartela – janë hapur në baza sporadike pasi ndodhin transaksione të reja në zyrat lokale, por pa hartat ose planet kadastrale dixhitale përkatëse.

“ALBSREP, nëpërmjet të cilit të dhënat e hartave kadastrale dhe të drejtave pronësore mirëmbahen, nuk komunikon me modulin për menaxhimin e dokumenteve mbështetëse. Për rrjedhojë, nuk ka lidhje mes dokumenteve mbështetëse dhe parcelës së pronës,” denoncon raporti.

Problemi kryesor është se sistemi ekzistues elektronik i Kadastrës nuk pranon përditësim të dhënash për transaksionet që zhvillohen çdo ditë në treg me titujt e pronësisë. Rrjedhimisht në shumë zona, pronat janë të dixhitalizuara deri në një pikë të caktuar dhe transaksionet që kanë ndodhur më pas me to, mbahen në dosje fizike në letër sepse sistemi nuk pranon përditësim.

Aktualisht janë në përdorim një sërë aplikacionesh të ndryshme softuerike të vjetra, të cilat nuk përputhen me modelin e ALBSREP për futjen e të dhënave. Kjo komplikon validimin e të dhënave dhe migrimin e tyre në ALBSREP, pavarësisht programin 2 vjeçar të autoriteteve pë “përmirësimin e cilësisë së të dhënave”

Për të gjitha këto probleme, Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare kishin rënë dakord për ndërtimin e një sistemi të ri elektronik të Kadastrës, që do të zgjidhte këto probleme. Por qeveria dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës vendosën ta bllokojnë tenderin e BE-së duke hapur një tender paralel për përmirësimin e sistemit ekzistues problematik./ Klodian Tomorri

Etiketa: KadastrakaosKryesore1

Lajme të lidhura

Të rinjtë po masakrohen nga policia, Rama nxit efektivët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front!
Aktualitet

Të rinjtë po masakrohen nga policia, Rama nxit efektivët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front!

08:52 - 19/10/26
Tension gjatë protestës, i moshuari humb ndjenjat pranë FSHN
Lajme

Tension gjatë protestës, i moshuari humb ndjenjat pranë FSHN

17:13 - 18/10/26
Der Standart: Vetëm largimi i Ramës e qetëson situatën, e gjithë Shqipëria po zien nga zemërimi
Uncategorized

Der Standart: Vetëm largimi i Ramës e qetëson situatën, e gjithë Shqipëria po zien nga zemërimi

15:15 - 17/10/26
Para
Eminem, “ultimatum” kandidatit për President: Mos këndo këngët e mia

Eminem, "ultimatum" kandidatit për President: Mos këndo këngët e mia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!
Aktualitet

Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!

08:34 - 20/10/26

Kryeministri Edi Rama ka hedhur sërish akuza ndaj organizatorëve dhe grupeve që sipas tij qëndrojnë pas protestave të fundit në vend,...

Lexo më shumë
Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore

Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore

08:22 - 20/10/26
Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë, dëme në një magazinë materialesh shtëpiake

Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë, dëme në një magazinë materialesh shtëpiake

08:17 - 20/10/26
Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00

Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00

07:57 - 20/10/26
Bushati: Rama e ka kuptuar se ora e tij ka mbaruar, prandaj sillet si satrap me qytetarët

Bushati: Rama ose do të vdesë si diktator, ose do të shporret si dictator, PS është kthyer në bandë

07:45 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com