GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kam frikë kur të dalë nga burgu”, flet gruaja e 40-vjeçarit që mori peng fëmijët në Durrës

19:19 - 15/05/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kam frikë kur të dalë nga burgu”, flet gruaja e 40-vjeçarit që mori peng fëmijët në Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkëshortja e Aleks Markut, Bardha Marku thotë se i shoqi nuk mori peng fëmijët, teksa thekson se çifti kishin rënë dakord që fëmijët t’i mbante Aleks Marku 40 vjeç, pasi ajo shkoi në Itali për çështje dokumentacioni.

Aleks Marku u arrestua nga policia e Durrësit, pasi terrorizoi fëmijët e tij të mitur duke i mbajtur peng.

Policia ndërhyri për të marrë fëmijët nga Aleksi pas denoncimit që Bardha Marku bëri në polici. Gjithashtu Aleksi gjatë ndërhyrjes së policisë qëlloi me armë ndaj RENEA-s për fat të mirë pa paosja.

Bardha thotë se kohët e fundit ajo ka patur konflikte të vazhdueshme me të shoqin dhe se tani ajo kërkon urdhër mbrojtje, pasi ka frikë nga reagimi i te shoqit, kur ai të dalë nga burgu.

“Unë e mora vesh se më ka marrë policia e Durrësit sot në mëngjes ngaqë unë kam ardhur mbrëmë nga Italia, kam ardhur në orën 2. Mos të vija në rrezik fëmijët. Kisha llogaritur të vija ose nesër, t’i thoja Aleks do m’i sjellësh fëmijët ose të marr policinë. Në mëngjes me ka marrë policia dhe më ka thënë hajde merr fëmijët.

E para është shyqyr që më kanë shpëtuar fëmijët. Kam qenë në Itali me miratimin Alkesit, nuk kemi qenë të ndarë, por kemi pasur konflikte të vogla. Kisha punët e mia në Itali prandaj kam shkuar. Do të kthehemi në Lezhë do të fus edhe fëmijët në shkollë në Lezhë. Kam bërë denoncime pasi pinte, kishim frikë duke dëgjuar edhe lajme të rënda, edhe nga frika kam bërë denoncim i kam thënë do të ndodhë ndonjë gjë ndonjë di. Fizikisht se më ka dhunuar, por psikologjikisht.

Për momentin fëmijët janë mirë. Po u ofrohet ndihmë nga psikologë. U larguam nga problemet këtu. Vendosëm të jetonim në Durrës, të bëjmë jetën normale. Ka 2 javë që jemi në Durrës. Në sy tanë nuk ka konsumuar lëndë narkotike. Edhe mund të ketë konsumuar mbrëmë. Shumë pak flisja më fëmijët. Dy ditët e fundit fare. Nuk i nxirrte dhe nuk tregonte vendin ku është. Ai peng nuk i ka marrë, se fëmijët ju ka besuar qejfin, me dalë. Jo nuk e di po peng nuk i ka marrë peng, ka qenë me miratimin e të dyve. Unë mendoj nga pija. Unë kërkoj urdhër mbrojtje nga shteti. Kam frikë kur të dalë nga burgu”, tha Bardha Marku per mediat.

Etiketa: FemijeGruapeng

Lajme të lidhura

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Para
Atentati ndaj kryeministrit sllovak, Rama: I tronditur nga lajmi i tmerrshëm

Atentati ndaj kryeministrit sllovak, Rama: I tronditur nga lajmi i tmerrshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

Sot festohet Dita e Verës. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 14/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com