GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kampioni i Europës i jep zyrtarisht lamtumirën Spanjës

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kampioni i Europës i jep zyrtarisht lamtumirën Spanjës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nga lojtarët që ka bërë historinë e Kombëtares Spanjollë ka vendosur që të bëhet mënjanë, duke parë dhe moshën e tij por edhe faktin që lojtarë të rinj po zënë pozitën e tij të titullarit.

Imazhi i fundit i Jordi Albas i veshur me fanellën e skuadrës spanjolle do të jetë ngritja e trofeut të Ligës së Kombeve në Roterdam.

Sepse Jordi Alba ka vendosur të tërhiqet nga kombëtarja pas 93 ndeshjesh, nëntë golash, një titulli kampion Europe në 2012, fitues i Ligës së Kombeve në 2023, i pranishëm në tre Botërorë (2014, 2018 dhe 2022), tre Kupa të Europës (2012, 2016 dhe 2020), në aventurën e mbyllur me medaljen e argjendë në Kupën e Konfederatave 2013 si dhe në Lojërat Olimpike të Londrës në 2012.

Vendimi për t’u larguar nga kombëtarja është marrë javë më parë nga Jordi Alba. Thirrja e qershorit, për Final Four, e befasoi atë. Ai tashmë kishte vendosur të largohej nga Barcelona për t’u hapur rrugë brezave të rinj.

Aventurën në Holandë e ka shijuar shumë, sidomos me fitoren ndaj Kroacisë me penallti. Në atë moment ai nisi të reflektonte nëse ishte më mirë ta largohej me lavdi, me titull, në një moment suksesi, diçka që nuk ka ndodhur me asnjë prej legjendave të mëdha me të cilët Jordi ka ndarë rrugën me Spanjën që kur Del Bosque e aktivizoi për herë të parë kundër Skocisë në Alicante në tetor 2011.

Por nuk ishte një vendim i marrë, vetëm prej moshës. Nëse e ardhmja e tij do të kishte kaluar nëpër Evropë (Inter, Benfica dhe Atlético de Madrid trokitën në derën e tij) është e mundur që ai të mos ishte zhdukur nga radari i “La Roja-s). Ai shkoi në Shtetet e Bashkuara, duke i vënë fjalën “fund” aventurës në Kombëtare.

Duke u bërë lojtar i Inter Miamit , Jordi Alba e kuptoi se nuk ishte e mundur të vazhdonte lidhjen me kombëtaren. Kalendari amerikan nuk ndalet në datat e FIFA-s, ai ishte i fundit që mbërriti, vazhdimi me Spanjën nënkuptonte mungesën e shumë ndeshjeve me klubin e tij, udhëtimet shumë të gjata, realitetin e ri familjar… Pikërisht atëherë e pa se kishte ardhur koha për t’u bërë mënjanë dhe për t’i hapur rrugën Balde, Fran García, Gayà, Pedraza.

Disa javë më parë Jordi Alba ka vënë në dijeni Federatën dhe trajnerin për vendimin e tij. Luis de la Fuente, duke respektuar gjithmonë zgjedhjen e Albas, ishte i mërzitur sepse Alba ishte pjesë kryesore e formacionit të tij për Euro 2024.

Përtej cilësisë së pozicionit të tyre, prania në listën e qershorit të lojtarëve si Alba, Navas apo Carvajal u konsiderua vendimtare brenda stafit stërvitor për t’i ofruar përvojë një skuadre në të cilën duhej të shtoheshin shumë lojtarë.

Por ishte një vendim i prerë, i marrë dhe i komunikuar javë më parë dhe që nuk ka asnjë lidhje me tërmetin që po përjeton sot futbolli spanjoll. Historia e Jordi Albas me Spanjën është tashmë në të kaluarën.

Etiketa: jordi albaSpanja

Lajme të lidhura

Kategoria e Parë/ Java e 10-të luhet të shtunën dhe të dielën, programi i ndeshjeve
Sport

Kategoria e Parë/ Java e 10-të luhet të shtunën dhe të dielën, programi i ndeshjeve

17:07 - 06/11/26
Maran zbulon emrat për finalen e Nations League, ja lista e Shqipërisë për dy sfidat vendimtare
Sport

Maran zbulon emrat për finalen e Nations League, ja lista e Shqipërisë për dy sfidat vendimtare

12:15 - 06/11/26
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë: Ka ardhur dita të dorëzoj numrin 7
Sport

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë: Ka ardhur dita të dorëzoj numrin 7

15:31 - 05/11/26
Para
Fero: Në atë zemër që hyn islami, nuk hyn mërzia

Fero: Në atë zemër që hyn islami, nuk hyn mërzia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Itali/ Vrau nënën e tij me thikë, 21-vjeçari shqiptar shtrohet në psikiatri
Aktualitet

Itali/ Vrau nënën e tij me thikë, 21-vjeçari shqiptar shtrohet në psikiatri

17:15 - 06/11/26

21-vjeçari shqiptar Eduart Xhani, i cili vrau nënën e tij, Meleqe Lusha, 39 vjeçe, më 3 nëntor në Itali, po...

Lexo më shumë
Kategoria e Parë/ Java e 10-të luhet të shtunën dhe të dielën, programi i ndeshjeve

Kategoria e Parë/ Java e 10-të luhet të shtunën dhe të dielën, programi i ndeshjeve

17:07 - 06/11/26
Paketa fiskale 2027/ Bizneset gjermane kundërshtojnë ndryshimet e taksave: Rriten kostot dhe rrezikohen investimet në Shqipëri

Paketa fiskale 2027/ Bizneset gjermane kundërshtojnë ndryshimet e taksave: Rriten kostot dhe rrezikohen investimet në Shqipëri

16:42 - 06/11/26
“Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë

“Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë

16:25 - 06/11/26
“Portali i ri, dritare cinizmi”/ Boçi: Dialogu i Ramës me studentët ka përfunduar në 2018!

“Portali i ri, dritare cinizmi”/ Boçi: Dialogu i Ramës me studentët ka përfunduar në 2018!

15:41 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com