GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

KAS rrëzoi kërkesën e PD për Vlorën/ Ivi Kaso: U vendos një standard i dyfishtë, pranuan kërkesën e PS

12:05 - 18/05/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
KAS rrëzoi kërkesën e PD për Vlorën/ Ivi Kaso: U vendos një standard i dyfishtë, pranuan kërkesën e PS
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka ngritur akuza ndaj vendimeve të marra nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve.

Gjatë një prononcimi për media, Kaso tha se sot me rrëzimin e kërkesës për qarkun e Vlorës vendosi standard të dyfishtë duke bërë krahasimin me pretendimet e Partisë Socialiste, të cilat u pranuan.

Ndër të tjera, Kaso nuk i kurseu akuzat ndaj KAS duke pretenduar se po ndiqnin një linjë, e cila pengonte partitë për të provuar pretendimet e tyre lidhur me shkeljet e gjetura në procesin zgjedhor të 25 prillit. Megjithatë ai shtoi se PD do të vijojë të depozitojë ankimime.

Ivi Kaso: Shqyrtimi i kërkesës sonë në Vlorë, për të tretën herë KAS me shumicë votash ka refuzuar kërkesën për marrjen e provave. PD ka kërkuar dhe gjenden në disponiblitetin e insitutcioneve të ndryshme. Provat e kërkuara nga ne janë thelbësore për të verifikuar masakën e 25 prillit. Dëshmojnë çdo aspekt të sjelljes së institucioneve në këtë proces zgjedhor. Sjellja që sipas evidencave që disponojmë ka qenë në kundërshtim me ligjin. Kjo kërkesë e refuzimit që iu bë sot marrjes së provave nga ana e KAS është më e domosdoshme se kurrë për të zbuluar dimensionin e plotë të masakrës zgjedhore. Pasi për shkak të provave që po merren në këtë proces, veçanërisht të opozitës ditë pas dite po dëshmohen parregullsi dhe shkelje të ndryshme.

Prandaj kërkesa dhe nevoja për administrimin e të gjitha provave dhe veçanërisht të sjelljes së insitutcioneve sot është ulëritëse. Dhe heshtja e KAS është një shkelje e çdo standardi zgjedhor. Çdo veprim i KAS për të hedhur poshtë kërkesat tona për marrjen e këtyre provave shkon në drejtim të kundërt me transparencën dhe interesin e qytetarëve për të mësuar çfarë ka ndodhur në procesin zgjedhor që po e lëmë pas. U vendos një standard i dyfishtë ku vetë anëtarët kërkuan hetim të plotë për pretendimin e PS lidhur me zgjedhësit që votuan më shumë se një herë. Dhe po nga ana e tyre nuk pranuan kërkesën e opozitës për të marrë prova të domosdoshme. Ne do të vazhdojmë në rrugën tonë dhe me kërkesat tona për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në zona të tjera zgjedhore. Nuk do të reshtim së bëri publike faktet dhe provat.

Etiketa: Ivi KasoKASPDPSVlore

Lajme të lidhura

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados
Breaking Views

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla
Breaking Views

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!
Breaking Views

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26
Para
LSI ankimon në KQZ rezultatin e zgjedhjeve për qarqet Korçë dhe Vlorë

Reagon LSI për 25 prillin: Krimi elektoral ka nisur një ditë pas votimit e po vijon ende

TË FUNDIT

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados
Breaking Views

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbërriti në Gjykatën Administrative i prangosur për seancën kundër Ols Dados. Gjykata Administrative do të...

Lexo më shumë
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com