GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Këmbë e ngecur tek e shkuara”, Paloka reagon pas takimit mes Bashës dhe Yuri Kim

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Këmbë e ngecur tek e shkuara”, Paloka reagon pas takimit mes Bashës dhe Yuri Kim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Thirrjeve të ambasadores amerikane Yuri Kim pas takimit të djeshëm me Lulzim Bashën, se PD duhet të shohë nga e ardhmja pa një këmbë të ngecur në të shkuarën i është përgjigjur Edi Paloka.

Kreu i Këshillit Kombëtar në selinë blu ka renditur një sërë arritjesh të PD në kohën kur në krye të së cilës qëndronte ish-kryeministri Sali Berisha, teksa thotë se e shkruara e PD është histori suksesi.

“E shkuara” e PD është histori suksesi, krenarie dhe lavdie për gjithë shqiptarët…!  E shkuara e PD është përmbysja e komunizmit dhe hapja e rrugës për demokraci!  E shkuara e PD është fitorja e pluralizmit në Shqipëri. E shkuara e PD është largimi i Shqipërisë nga Lindja dhe rivendosja e marrëdhënieve me SHBA e partnerët tanë natyral, Perëndimin! E shkuara e PD është vendosja e ekonomisë së tregut dhe lirisë së biznesit në Shqipëri!“

Ndër të tjera, Paloka përmend dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ndërsa shton se PD sheh nga e ardhmja duke u nisur nga vlerat e mira të së shkuarës.

“E shkuara e PD janë anëtarësimi në NATO, liberalizimi i vizave dhe marrja e statusit të vendit kandidat në BE. E shkuara e PD është dhe celebrimi me SHBA dhe aleat i pavarësisë së Kosovës! Ne shohim nga e ardhmja, jo duke harruar e shkelmuar të shkuarën, por duke bërë të kundërtën; duke e ngritur këtë të ardhme mbi vlerat më të mira të së shkuarës e duke shkelmuar të keqen e asaj të shkuare!”, shkruan Paloka.

Deputeti demokrat ka dalë hapur në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha, në betejën e tij me Lulzim Bashën, pas vendimit për të përjashtuar liderin historik të demokratëve nga grupi parlamentar.

Etiketa: Edi PalokaYuri Kim

Lajme të lidhura

Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n
Aktualitet

Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

13:19 - 06/10/26
Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën
Aktualitet

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

12:28 - 06/10/26
Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë
Aktualitet

Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë

12:17 - 06/10/26
Para
Transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 26-vjeçari në Korçë

Transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 26-vjeçari në Korçë

TË FUNDIT

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?
Kosovë & Rajon

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

15:29 - 06/10/26

Para 26 vitesh qytetarët e Serbisë rrëzuan autokratin Slobodan Millosheviç. Tani vendi ndodhet para zgjedhjeve vendimtare. Aleksandar Vuçiç, dëshiron të...

Lexo më shumë
Gjashtë kuqezinj në rrezik për Finlandën, kartonët e verdhë alarmojnë Maran

Gjashtë kuqezinj në rrezik për Finlandën, kartonët e verdhë alarmojnë Maran

15:09 - 06/10/26
Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

14:52 - 06/10/26
Vodhën 10 makina në Rinas dhe në Tiranë, arrestohen 3 persona

Vodhën 10 makina në Rinas dhe në Tiranë, arrestohen 3 persona

14:40 - 06/10/26
Qytetarët e Durrësit kundër projektit TID, hedhin vezë drejt godinës së Bashkisë

Qytetarët e Durrësit kundër projektit TID, hedhin vezë drejt godinës së Bashkisë

14:25 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com