GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dhunoi gruan shqiptare dhe dy fëmijët e saj, dënohet me burg 80-vjeçari italian

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhunoi gruan shqiptare dhe dy fëmijët e saj, dënohet me burg 80-vjeçari italian
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 80-vjeçar italian është dënuar me 3 vite e 3 muaj burg nga Gjykata e Leçes, pasi u shpall fajtor për keqtrajtim në familje dhe plagosje ndaj bashkëshortes së tij shqiptare dhe dy fëmijëve të saj.

Vendimi u dha nga Seksioni i Parë Penal i Gjykatës, e cila vendosi gjithashtu ndalimin e të dënuarit nga ushtrimi i funksioneve publike për pesë vite.

Për viktimat u caktua edhe një dëmshpërblim paraprak prej 25 mijë eurosh për gruan dhe djalin e saj të mitur, ndërsa 10 mijë euro për vajzën madhore.

Sipas hetimeve, 80-vjeçari nga Presicce-Acquarica, në provincën e Leçes, kishte sjellë në Itali gruan shqiptare dhe dy fëmijët e saj nga një lidhje e mëparshme, duke u premtuar një jetë më të mirë dhe siguri ekonomike. Por, sipas akuzës, pas mbërritjes në Itali, familja u përball me një situatë të rëndë dhune, frike dhe izolimi.

Për rreth katër vite, nga viti 2017 deri në maj të vitit 2021, gruaja dhe fëmijët dyshohet se kanë qenë nën kontrollin e vazhdueshëm të të moshuarit, i cili ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, i kërcënonte dhe u kufizonte lirinë.

Sipas dosjes hetimore, viktimat detyroheshin të punonin duke pastruar apartamente që jepeshin me qira, ndërsa fëmijëve u pengohej edhe ndjekja normale e shkollës.

Një nga episodet më të rënda daton në vitin 2017, kur djali, vetëm 6 vjeç, dyshohet se u godit dhe u përplas pas një kaloriferi, duke pësuar dëmtime në kokë që kërkuan trajtim në spital. Edhe vajza më e madhe raportohet se ka qenë viktimë e dhunës dhe kërcënimeve.

Hetimet nisën pasi gruaja dhe vajza e saj iu drejtuan disa herë urgjencës me dëmtime që ngritën dyshime për abuzim në familje. Pas verifikimeve, autoritetet zbuluan një histori të gjatë dhune, e cila përfundoi me dënimin e 80-vjeçarit.

 

Etiketa: 80-vjeçariBurgdenimDhunë

Lajme të lidhura

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!
Aktualitet

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës
Breaking Views

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Para
Rritja e shpenzimeve ushtarake në 5% të PBB/ Ambasada e SHBA në Tiranë: Nën udhëheqjen e Trump, vendet e NATO-s drejt vendimeve historike

Ambasada amerikane paralajmëron qytetarët shqiptarë: Mos e përdorni vizën turistike për lindje në SHBA!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

Ka arritur në njëmijë numri i intelektualëve që kanë firmosur online një kërkesë publike nga Forumi për Dialog Politik që...

Lexo më shumë
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

21:56 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com