GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Këta vjedhin edhe prokurorin

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
SKY do të trondisë qiellin dhe (nën) tokën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Ndërkohë që prokurorët specialë janë angazhuar në misionin e shenjtë për të pastruar korridoret, anekset, guzhinën dhe tualetet e politikës shqiptare, një ngjarje e padëgjuar i ndërpreu vrullin e pastrimit dhe kombi mbajti frymën pezull.

Një prokurori special i humbi celulari. Një celular i tipit Iphone nga ata që të rinjtë e sotëm e përdorin edhe për të bërë ndonjë thirrje telefonike.

Të brymosur me doktrinën juridike bashkohore, të armatosur me praktikën e Strasburgut dhe me një etje të pashuar për të vërtetën, prokurorët nuk po e merrnin veten nga goditja e madhe: si është e mundur që në shtëpinë e akuzës ku ka vetëm akuzues dhe të akuzuar të ndodhë gjëma, të “avullojë” celulari?

Dhe kur ndodhi gjëma? Në momentin më të mirë, kur besimi i publikut arriti majat e ndërtesës së shtëpisë së drejtësisë.

Një prokuror mund të humbasë një dosje, mund të humbasë edhe mendjen, mund t’i marrin edhe portofolin se njerëz jemi, por si mund të të marrin celularin?!

Reporterët e krimit, këta gjahtarë të paudhësive e mëkateve njerëzore nxituan të hedhin kripë mbi plagën e hapur.

Titujt shpotitës shpërthyen në ekranet e televizioneve.

Raportimet live nga vendngjarja bënë që njerëzit të ndalnin gjerbjen e kafesë dhe të përthithnin çdo fjalë të reporterëve që i referoheshin “burimeve të mia”

Televizionet në mbrëmje ndërprenë programet edukative dhe thirrën ushtrinë e ekspertëve për të komentuar “ngjarjen e shekullit”

Mesa di unë vetë iphone ka një opsion “më gjej” dhe mjafton një kompjuter, ose laptop, ose ipad, ose qoftë edhe një celular dhe kjo çështje zgjidhet- tha një ekspert teknologjie.

Po të ishte kjo, do të ishte gjetur ndërkohë – nxitoi të ndërhyjë moderatori i cili kishte thirrur në emision katër të ftuar që i binin fyellilt në një vrimë.

Në një televizion ku 24 orë në 24 kritikohet opozita për mosqeverisjen e vendit, komentatori i njohur më shumë si avokat me pagesë i qeverisë bëri një ndërhyrje që la pa gojë edhe vetë drejtuesin e pavarur të programit.

“Këtu duhet të kemi parasysh se prokurori po bën një shërbim të madh vendit duke bërë qilizëm në kodrën e abuzimeve, me malin e denoncimeve,… por të nderuar të kemi parasysh se edhe ai që ka mundur t’i marrë iphone prokurorit ka kryer një akt të madh. Nuk po them të mirë apo të keq se unë nuk jam Papa që lëshon verdikte, por gjesti është i pa precedent. I madh! Madhështor! Pra unë i heq kapelen prokurorit për misionin që ka ndërmarrë dhe i përkulem atij që ka arritur të shqetësojë sadopak njeriun e akuzës.

Nuk kishte ndodhur asnjëherë që dikush brenda një fjalie të ishte edhe me akuzën edhe të akuzuarin, siç i thonë të moçmit, qerratai është edhe me gjuetarin edhe me lepurin.

Ndëkohë që emisionet e mbrëmjes e kthyen iphone e humbur të prokurorit në çështje kombëtare, vetë njerëzit e akuzës, në përputhje të plotë me këshillën e vjetër: “i zoti e nxjerr gomarin nga balta”, u hodhën në veprim.

Brenda 1 minuti morën një letër nga gjykatësja për sekuestrimin e celularit të një gazetari. Gjykatësja i kërkoi ndjesë prokurorit për vonesën prej 60 sekondash.

Celulari i sekuestruar i gazetarit bëri të mundur që prokurorët të gjenin me shpejtësi rrëmbyesin e iphone. Nga komunikimet mes gazetarëve hetuesit e kuptuan se prokurori e kishte humbur celularin gjatë kryerjes së detyrës..

Në një ditë rutinë të prokurorit, gjatë një seance të gjatë pyetjesh me një zyrtar të lartë ky i fundit jo vetëm që kundershtoi akuzën per vjedhje të fondeve publike, por i shtyrë nga motive të pa shpjegueshme arriti t’i marrë iphon-in prokurorit

Nga komunikimet në celularin e sekuestruar të gazetarit, prokurorit i mbeti në mendje një fjali.. “Këta janë mjeshtra, vjedhin edhe prokurorin”

Etiketa: prokurorVjedh

Lajme të lidhura

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!
OP-ED

T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!

10:05 - 27/07/26
EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West
Editorial

EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West

23:00 - 26/07/26
Para
Iu gjet në makinë heroinë dhe kokainë, pranga 31-vjeçarit në Durrës

Përndiqte në rrjetet sociale 32-vjeçaren, pranga të riut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Në Shqipëri regjistrohen rreth 39 mijë shtetas të huaj nga Italia, India, Filipinet apo Egjipti, 60% e tyre për të punuar
Aktualitet

Në Shqipëri regjistrohen rreth 39 mijë shtetas të huaj nga Italia, India, Filipinet apo Egjipti, 60% e tyre për të punuar

08:06 - 06/08/26

Në Shqipëri deri në qershor 2026 rezultojnë se janë të regjistruar gati 40 mijë shtetas të huaj, ku më shumë...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për sot, 6 gusht 2026

Parashikimi i motit për sot, 6 gusht 2026

07:47 - 06/08/26
Horoskopi, 6 gusht 2026/ Shenjat që favorizohen nga yjet për ditën e sotme

Horoskopi, 6 gusht 2026/ Shenjat që favorizohen nga yjet për ditën e sotme

07:30 - 06/08/26
Protesta e dytë në Klos kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët kritikojnë deputetin Agron Malaj që s’i mbështet

Protesta e dytë në Klos kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët kritikojnë deputetin Agron Malaj që s’i mbështet

22:47 - 05/08/26
Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban dhe Ngraçan

Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban dhe Ngraçan

22:41 - 05/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com