GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Këto janë shkaqet kryesore pse keni dhimbje therëse në anën e djathtë të barkut

në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Këto janë shkaqet kryesore pse keni dhimbje therëse në anën e djathtë të barkut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ju ka ndodhur ndonjëherë që krejt papritur të ndieni një dhimbje therëse dhe të bezdisshme në anën e djathtë të barkut? Me siguri keni menduar që ka diçka që s’shkon me mëlçinë, por sipas mjekëve shkaqet kryesore të saj janë nga më të ndryshmet.

Gazrat

Grumbullimi i gazrave në zorrë janë shkaku më i zakonshëm i dhimbjes në anën e djathtë në stomakut. Nëse vuani nga dispepsia ose po kaloni një periudhë kapsllëku, ka mundësi që në zorrë të ketë gazra, duke e bërë kështu barkun të jetë i fryrë dhe të keni dhimbje në zonën poshtë brinjëve.

Problemet me zorrën e trashë

E dini që inflamacionet e zorrës së trashë janë shkaku kryesor i dhimbjes në anën e djathtë të barkut te personat mbi 40 vjeç? Koliti, sindroma e zorrës së irrituar dhe sëmundja e Crohn-it (një sëmundje inflamatore e zorrëve dhe mund të prekë të gjithë traktin gastrointestinal) janë disa prej patologjive që shoqërohen me dhimbje të lokalizuar në anën e djathtë të barkut. Shpeshherë ato mund të shoqërohen me gjakderdhje dhe diarre.

Veshkat

Inflamacioni i veshkave dhe prania e gurëve në to, zakonisht shkaktojnë dhimbje shumë intensive të barkut, të cilat shtrihen nga ana e djathtë e barkut deri në shpinë. Ato shoqërohen gjithashtu me temperaturë të lartë dhe dhimbje gjatë urinimit.

Pankreasi

Inflamacioni i pankreasit mund të shkaktojë dhimbje në anën e djathtë të barkut. Pankreasi ka formën e një loti dhe ndodhet midis stomakut dhe shtyllës kurrizore, i rrethuar nga mëlçia dhe zorrët, pra i pozicionuar në anën e djathtë të barkut. Simptomat, në këtë rast, janë të ngjashme me ato të sëmundjeve që prekin fshikëzën e tëmthit.

Ulçera

Ulçera e stomakut mund të shkaktojë dhimbje në çdo pjesë të barkut, por ulcerat peptike (ose abdominale) e përqendrojnë dhimbjen në anën e djathtë të barkut.

Etiketa: dhimbje barku

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
“Kërkoj falje, jam shumë i mërzitur”, reagon gazetari italian pas lajmit që raportoi për vdekjen e Mino Raiolës

“Kërkoj falje, jam shumë i mërzitur”, reagon gazetari italian pas lajmit që raportoi për vdekjen e Mino Raiolës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekstradohet nga SHBA Sokol Hoxha, i dënuar me 25 vite burg për vrasje të dyfishtë në Patos
Aktualitet

Ekstradohet nga SHBA Sokol Hoxha, i dënuar me 25 vite burg për vrasje të dyfishtë në Patos

09:28 - 06/08/26

Sokol Hoxha është ekstraduar në Shqipëri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi u arrestua në muajin maj në shtetin...

Lexo më shumë
Kursi i këmbimit valutor/ Sa blihet dhe shitet euro, dollari dhe monedhat e tjera

Kursi i këmbimit valutor/ Sa blihet dhe shitet euro, dollari dhe monedhat e tjera

09:16 - 06/08/26
Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri, pritet firma e Presidentit Trump

Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri, pritet firma e Presidentit Trump

08:55 - 06/08/26
Rolando Maran, optimist për Kombëtaren: Kemi një bazë të fortë, fokusi ynë është Liga e Kombeve

Rolando Maran, optimist për Kombëtaren: Kemi një bazë të fortë, fokusi ynë është Liga e Kombeve

08:22 - 06/08/26
Në Shqipëri regjistrohen rreth 39 mijë shtetas të huaj nga Italia, India, Filipinet apo Egjipti, 60% e tyre për të punuar

Në Shqipëri regjistrohen rreth 39 mijë shtetas të huaj nga Italia, India, Filipinet apo Egjipti, 60% e tyre për të punuar

08:06 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com