GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Komisioni për Inceneratorët, nën hetim edhe aksidenti i Ahmetajt në Maqedoni dhe shkarkimi i ish-ministrit Cani

19:21 - 10/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Komisioni për Inceneratorët, nën hetim edhe aksidenti i Ahmetajt në Maqedoni dhe shkarkimi i ish-ministrit Cani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, një nga kërkesat më interesante është ajo drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, e cila zbulon lidhjet e afërta direkte të Arben Ahmetajt me Mirel Mërtirin, njërin nga përfituesit e incineratorëve.

 Bëhet fjalë për dosjen e drejtësisë maqedonase, e cila zbardh aksidentin e ndodhur në 16 Korrik 2017, ku ngelën të plagosur Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri. Komisioni hetimor i kërkon Ministrisë së Drejtësisë që t’i drejtohet autoriteteve gjyqësore të drejtësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndihmë juridike lidhur me aksidentin e datës 16.07.2017, pranë qytetit të Kumanovës, ku u përfshi ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe shtetasi shqiptar Mirel Mërtiri.

Ndihma juridike e kërkuar konsiston në vënien në dispozicion të dosjes së plotë hetimore dhe gjyqësore që disponojnë autoritetet maqedonase lidhur me këtë çështje.  

Sipas Partisë Demokratike, ka edhe të tjera lidhje të Arben Ahmetajt me përfituesin tjetër të incineratorëve, Klodian Zoto, të cilat nisin që me kompaninë e zotëruar nga Arben Ahmetaj “H Comunication”.

Për këtë arsye, Komisioni Hetimor i kërkon QKB-së të vendosë në dispozicion çdo dokument të shoqërisë Hermes H-Communication, për ortakët, administratorët etj, si dhe t’u përgjigjet pyetjeve se cilët janë pronarët përfitues të shoqërive që përfitojnë nga koncesionet dhe PPP i incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Hetimi do të zbardhë edhe çështje të tjera me rëndësi, që do të hedhin dritë edhe mbi largimin nga detyra të Ministrit të Financave Shkëlqim Cani, i cili kundërshtoi ndërtimin e incineratorëve. Komisioni hetimor i kërkoi Ministres së Mjedisit vënien në dispozicion të objeksionit të ish-ministrit të Financave Z. Shkëlqim Cani lidhur me incineratorin e Fierit; dokumentet e dhënies së bonusit dhe projekti fitues; kërkesën e koncesionarit dhe miratimin tuaj për shitjen e kuotave të kompanisë fituese të projektit për inceneratorin e Fierit.

Etiketa: aksidentiArben AhmetajhetimKomisioni i InceneratoreveMaqedoniShkarkimiShkelqim Cani

Lajme të lidhura

Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

Tabaku: Raportet ndërkombëtare flasin qartë, korrupsioni mbetet shkaku i varfërisë së shqiptarëve

13:59 - 13/04/26
Antimitingu në mbështetje të Veliajt, Berisha: Ka ndodhur vetëm në Kolumbinë e Eskobarit
Aktualitet

Berisha uron kryeministrin e ri të Hungarisë: Shembull për zgjedhje të lira dhe jo si Rama që manipulon votat

12:41 - 13/04/26
Pas ‘betejës‘ me Berishën, Kokalari kërkon më shumë: Vetëm unë e mund Edi Ramën, jam njësoj si Magyar në Hungari
Aktualitet

Pas ‘betejës‘ me Berishën, Kokalari kërkon më shumë: Vetëm unë e mund Edi Ramën, jam njësoj si Magyar në Hungari

12:15 - 13/04/26
Para
U arrestuan për mosdeklarim parash, zbardhen emrat e të ndaluarve

U arrestuan për mosdeklarim parash, zbardhen emrat e të ndaluarve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pengmarrje për paratë e Call Center-it, zbardhen lidhjet e Florian Sulës me grupin e Amand Josifit
Aktualitet

Pengmarrje për paratë e Call Center-it, zbardhen lidhjet e Florian Sulës me grupin e Amand Josifit

20:59 - 13/04/26

Një përplasje e vjeter për shkak të fitimieve në rrjetin e Call Centra në kryeqytet u bë shkak për pengmarrjën...

Lexo më shumë
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

20:48 - 13/04/26
Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq

Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq

19:12 - 13/04/26
Slot optimist para përballjes: PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin

Slot optimist para përballjes: PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin

19:02 - 13/04/26
Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët

Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët

18:55 - 13/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com