GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Koncesioni i ‘Butrintit’, Zëri i Amerikës: Qeveria s’ka marrë mendime profesionale

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Koncesioni i ‘Butrintit’, Zëri i Amerikës: Qeveria s’ka marrë mendime profesionale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Tiranë, presidenti Ilir Meta u bëri thirrje deputetëve të mbrojnë Parkun Kombëtar të Butrintit nga planet për një menaxhim të ri, të cilat, sipas tij, po miratohen duke shkelur Kushtetutën e Shqipërisë dhe konventat ndërkombëtare. Reagimi erdhi nga presidenti, pasi shumica socialiste rrëzoi në komisionin parlamentar të ekonomisë dekretin e tij për të rishqyrtuar marrëveshjen mbi administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Marrëveshja mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Parkut të Butrintit u miratua nga shumica socialiste Kuvend, dhe sot ata rrëzuan në komisionin parlamentar të ligjeve dekretin që kërkonte rishikimin e saj. Presidenti Meta ftoi deputetët që të mbrojnë këtë vlerë të trashëgimisë historike kulturore kombëtare, e cila po ndërron menaxhim me një marrëveshje, e cila sipas tij, cenon Kushtetutën dhe Konventat ndërkombëtare.

Ai theksoi se edhe sot “në komisionin e ekonomisë shumica socialiste u soll në mënyrë arrogante, duke mos dëgjuar ekspertët e fushës, dhe duke rrezikuar me militantizmin e tyre politik një pasuri kaq të rralla si Butrinti, vetëm për arsye të errëta e korruptive e pse jo edhe shkombëtarizuese”.

Zoti Meta tha se marrëveshja për Butrintin cenon drejtpërdrejt interesin publik shqiptar, bie ndesh me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, nuk është transparente dhe nuk është konsultuar me ekspertizën e pavarur vendase dhe me publikun. Marrëveshja, sipas tij, shmang kontrollin financiar prej institucioneve të pavarura.

Por socialistët pohojnë se kjo marrëveshje do të sjellë një mirëmenaxhim të integruar të Parkut Kombëtar të Butrintit, sepse, sipas tyre, sistemi aktual i menaxhimit nuk garanton ruajtjen e vlerave kulturore atje.

Ata theksojnë se Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit do të mbrojë pasuritë kulturore, lehtësi në mbledhjen e fondeve si dhe zhvillim të qëndrueshëm për të gjithë Parkun Kombëtar të Butrintit.

“Ne si komision kemi dëgjuar të gjithë mendimet e ekspertëve dhe grupimeve të interesit. Kemi skeduar të gjitha mendimet dhe propozimet që janë në publik dhe në media. Kemi përgatitur një pamje të plotë të gjithë mendimeve që ekzistojnë për këtë temë, që u politizua më shumë se sa duhej” – tha kryetari i komisionit parlamentar të ekonomisë dhe financave.

Ministria e Kulturës dhe AADF themeluan Fondacionin për Menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit, për një afat 10-vjeçar, me të drejtë ripërtëritje. Marrëveshja parashikon mbrojtjen, konservimin dhe ruajtjen e parkut, si dhe investimin edhe 5 milionë dollar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit.

Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit, një grupim ekspertësh dhe veprimtarësh janë dyshues se atje mund të ketë abuzime, përderisa qeveria nuk u ka marrë mendime profesionale për menaxhimin e Parkut të Butrintit, dhe sipas tyre, nuk ka zhvilluar dëgjesa publike./VOA

 

Etiketa: butrintiKoncesionimendimeprofesionaleqeveriaZeri Amerikes

Lajme të lidhura

Gjekmarkaj takohet me Papën: Shqipëria dhe Selia e Shenjtë, një lidhje shekullore që ka formësuar identitetin tonë kombëtar
Aktualitet

Gjekmarkaj takohet me Papën: Shqipëria dhe Selia e Shenjtë, një lidhje shekullore që ka formësuar identitetin tonë kombëtar

13:49 - 25/06/26
Vetëdorëzohet Rama, SPAK e akuzon për pastrim parash të grupit kriminal
Aktualitet

SPAK heton krijimin e një mediaje të financuar nga një grup kriminal, të punësuar 10 gazetarë

13:23 - 25/06/26
Zgjedhjet për Tiranën, Bardhi: Presidenti do bëjë shkelje të rëndë nëse nuk respekton Kushtetuesen
Aktualitet

Bardhi: Rama i vuri kyçin Kuvendit nga frika e protestës, refuzoi debatet për kërkesat e qytetarëve

13:01 - 25/06/26
Para
Zjarr në Vlorë/ Përfshihet nga flakët pylli i Sodës, rrezikohet përhapja në të gjithë terrenin

Zjarr në Vlorë/ Përfshihet nga flakët pylli i Sodës, rrezikohet përhapja në të gjithë terrenin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botë

Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin

15:28 - 25/06/26

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio do të takohet me zyrtarë të Bahreinit të enjten në pjesën e fundit...

Lexo më shumë
Shqipëria mirëpret Kampionatin Ballkanik të Pingpongut me 13 shtete pjesëmarrëse

Shqipëria mirëpret Kampionatin Ballkanik të Pingpongut me 13 shtete pjesëmarrëse

15:05 - 25/06/26
Tërmeti katastrofik në Venezuelë, paralajmërohen deri në 100 mijë viktima

Tërmeti katastrofik në Venezuelë, paralajmërohen deri në 100 mijë viktima

14:45 - 25/06/26
Jurgen Klopp befason me zgjedhjen, zbulon cila skuadër e fiton Kupën e Botës

Jurgen Klopp befason me zgjedhjen, zbulon cila skuadër e fiton Kupën e Botës

14:17 - 25/06/26
Gjekmarkaj takohet me Papën: Shqipëria dhe Selia e Shenjtë, një lidhje shekullore që ka formësuar identitetin tonë kombëtar

Gjekmarkaj takohet me Papën: Shqipëria dhe Selia e Shenjtë, një lidhje shekullore që ka formësuar identitetin tonë kombëtar

13:49 - 25/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibombetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobetjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet