GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Konfindustria kërkon tërheqjen e qeverisë nga amnistia fiskale

13:32 - 20/02/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Konfindustria, thirrje qeverisë: Të shtyhen konsultimet për paketën fiskale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Konfidustria i kërkon qeverisë shqiptare që të tërheqë sa më shpejt, nismat për “Amnistinë fiskale”, “Pasaportat e arta” dhe legalizimin e “kanabisit mjekësor”.  . Aktualisht BE e ka renditur vendin tonë në “listën gri” të shteteve të rrezikuara nga pastrimi i parave, shtojnë mundësinë që  të kthehet në parajsë fiskale për krimin ndërkombëtar dhe vështirësojnë procesin e integrimit.

Pas goditjes që BE i dha Shqipërisë duke e renditur në “listën gri” të shteteve me probleme fiskale dhe shpërthimit të aferës McGonigal, Konfinustria i kërkon qeverise shqiptare që të tërheqë sa më shpejt, tri nismat e kundërshtuara nga instancat ndërkombëtare, “Amnistinë fiskale”, “Pasaportat e arta” dhe legalizimin e “kanabisit mjekësor” duke shtuar se në rast vonese, vendi ynë rrezikon seriozisht procesin e integrimit.

Deklarata:

Konfindustria i kërkon ekzekutivit, që në një kohë sa më të shpejtë të tërhiqet zyrtarisht nga nismat e “ amnistisë fiskale”, “pashaportat e arta” dhe ligjërimi i prodhimit të “kanabisit mjekësor”.

Veprimi i mësipërm bëhet i domosdoshëm në kushtet e zgjerimit të monitorimit të vendit nga agjencitë e specializuara të BE dhe vazhdimësisë së mbajtjes në grupin në të ashtuquajturën “listë Gri” të shteteve më të rrezikuara të pastrimit të parave. Gjithashtu, terheqja zyrtare nga nismat e mësipërme bëhet edhe më domosdoshmëri, duke vlerësuar pasojat e paparishikuara, që mund të rrjedhin nga skandali i fundit me ish zyrtarin e lartë të FBI amerikane.

Partnerët gjeostrategjikë të Shqipërisë si BE, ShBA, Britania e Madhe,etj. si dhe institucionet financiare ndërkombëtare, në mënyrë të vazhdueshme kanë shprehur kundërshtimin e qartë ndaj nismave të sipërpërmendura të qeverisë shqiptare.

Në rast të vonesës së tërheqjes nga amnistia fiskale e shpallur, Shqipëria rrezikon seriozisht vonesa dhe pengim të proçesit të negociatave për antarësim në Bashkimin Europian, si qëllim strategjik me rëndësi kombëtare. Në të njëjtën kohë rrezikojmë cënim të angazhimeve të Shqipërisë në aleancat EuroAtlantike të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.

Gjithashtu, vendi rrezikon qartësisht shtimin e kostove të huamarrjes të letrave me vlerë në tregjet financiare ndërkombëtare dhe ulje të konkurencës në tërheqjen e investimeve të huaja, shumë të ndjeshme ndaj vlerësimeve të agjencive të specializuara ndërkombëtare të kontrollit të parave të zeza. Rrymat e parave “jo të ligjshme” godasin ashpër konkurencën e drejtë dhe biznesin e ndershëm dhe ndërtimin e një ekonomie kombëtare të qëndrueshme në afatgjatë.

 

 

Etiketa: . fiskalekonfindustriqeveri

Lajme të lidhura

Skandali i Porto Romanos/ Pasi i ngeci në dorë kompania me lidhje në Rusi, reagon Rama: Tenderi nuk u anulua nga aleatët…
Ekonomi & Sociale

Skandali i Porto Romanos/ Pasi i ngeci në dorë kompania me lidhje në Rusi, reagon Rama: Tenderi nuk u anulua nga aleatët…

11:05 - 15/03/26
Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës
Breaking Views

Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës

09:56 - 15/03/26
Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Para
Policia zbulon 18 viktima brenda një automjeti

Policia zbulon 18 viktima brenda një automjeti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen
Sport

Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen

12:15 - 15/03/26

Trajneri i kombëtares tonë, braziliani Sylvinho ka marrë lajme positive në prag të përballjes deçizive të 26 marsit ndaj Polonisë....

Lexo më shumë
Supergoli nga 70 metra, Gyler bën shaka: Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO)

Supergoli nga 70 metra, Gyler bën shaka: Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO)

11:53 - 15/03/26
“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij

“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij

11:44 - 15/03/26
Ajola Xoxa me barkun e rrumbullakosur, bashkëshortja e Veliajt “fsheh” barkun në publik

Ajola Xoxa me barkun e rrumbullakosur, bashkëshortja e Veliajt “fsheh” barkun në publik

11:33 - 15/03/26
Skandali i Porto Romanos/ Pasi i ngeci në dorë kompania me lidhje në Rusi, reagon Rama: Tenderi nuk u anulua nga aleatët…

Skandali i Porto Romanos/ Pasi i ngeci në dorë kompania me lidhje në Rusi, reagon Rama: Tenderi nuk u anulua nga aleatët…

11:05 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com