GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rrëmbyen dhe dhunuan të riun në Lezhë, arrestohen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 1 min
A A
Rrëmbyen dhe dhunuan të riun në Lezhë, arrestohen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Lezhës pasi dyshohet se kanë marrë me forcë një 28-vjeçar dhe e kanë dhunuar, për shkak të një konflikti lidhur me pagesën e qirasë për dy automjete.

Në pranga kanë rënë dy vëllezër, shtetasit R. M., 28 vjeç dhe R. M., 22 vjeç, të cilët janë administratorë të subjektit ku ishin marrë automjetet me qira, si dhe kushëriri i tyre E. M., 22 vjeç.

Sipas policisë, ngjarja u zbulua pas kallëzimit të një 70-vjeçari, i cili njoftoi Policinë se djali i tij 28-vjeçar ishte marrë me forcë dhe ishte transportuar nga disa persona me automjet.

“Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 3 shtetasit, me vetëgjyqësi, kanë marrë me forcë, në automjet, 28-vjeçarin, në një karburant në fshatin Derven, me pretendimin se ky i fundit nuk kishte paguar paratë, për 2 automjete të marra me qira, në subjektin që administronin 2 vëllezërit e arrestuar.

3 shtetasit e kanë transportuar 28-vjeçarin te në një karburant në fshatin Shënkoll, ku e kanë dhunuar dhe më pas e kanë lënë në rrugë.

28-vjeçari u transportua në spitalin rajonal të Lezhës, ku mori asistencën e nevojshme mjekësore dhe u largua në banesë, jashtë rrezikut për jetën”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vetëgjyqësia” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Etiketa: ArrestimLezhërrembim

Lajme të lidhura

Protesta studentore/ Të rinjtë hyjnë në Universitetin e Arteve dhe bëjnë thirrje për bojkot: Bashkohuni me ne!
Aktualitet

Protesta studentore/ Të rinjtë hyjnë në Universitetin e Arteve dhe bëjnë thirrje për bojkot: Bashkohuni me ne!

11:50 - 02/11/26
Vlora Hyseni u shkarkua dhe arrestua, Rama komandon drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit
Aktualitet

Vlora Hyseni kërkon lirinë, Apeli i GJKKO-së shqyrton sot kërkesën e ish-kreut të SHISH-it

11:42 - 02/11/26
Pamje të rënda/ Aksidenti në Shkodër, momenti kur shoferja 27-vjeçare i merr jetën këmbësores në trotuar
Aktualitet

Pamje të rënda/ Aksidenti në Shkodër, momenti kur shoferja 27-vjeçare i merr jetën këmbësores në trotuar

11:37 - 02/11/26
Para
Përplasje në Bashkinë e Tiranës, Anuela Ristani refuzon që i besuari i Veliajt të rikthehet në detyrë

Përplasje në Bashkinë e Tiranës, Anuela Ristani refuzon që i besuari i Veliajt të rikthehet në detyrë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta studentore/ Të rinjtë hyjnë në Universitetin e Arteve dhe bëjnë thirrje për bojkot: Bashkohuni me ne!
Aktualitet

Protesta studentore/ Të rinjtë hyjnë në Universitetin e Arteve dhe bëjnë thirrje për bojkot: Bashkohuni me ne!

11:50 - 02/11/26

Ka nisur dita e 21 e protestës së studentëve, ndërsa të rinjtë kanë vijuar përpjekjet për të zgjeruar pjesëmarrjen në...

Lexo më shumë
Vlora Hyseni u shkarkua dhe arrestua, Rama komandon drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit

Vlora Hyseni kërkon lirinë, Apeli i GJKKO-së shqyrton sot kërkesën e ish-kreut të SHISH-it

11:42 - 02/11/26
Pamje të rënda/ Aksidenti në Shkodër, momenti kur shoferja 27-vjeçare i merr jetën këmbësores në trotuar

Pamje të rënda/ Aksidenti në Shkodër, momenti kur shoferja 27-vjeçare i merr jetën këmbësores në trotuar

11:37 - 02/11/26
Grabitet një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, autori futet i armatosur dhe i maskuar

Grabitet një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, autori futet i armatosur dhe i maskuar

11:02 - 02/11/26
Berisha zbulon skandalin: Në takimin e Arubës ishte edhe Rama, në dosje del se turisti i madh ka qenë vetë Padrinoja

Berisha zbulon skandalin: Në takimin e Arubës ishte edhe Rama, në dosje del se turisti i madh ka qenë vetë Padrinoja

10:59 - 02/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com