GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Kontraktuan një italian që e ndërtoi me 15 mln!”, PD: Nonat e inceneratorit të Fierit, morën kontratë 30 mln euro

11:07 - 19/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kontraktuan një italian që e ndërtoi me 15 mln!”, PD: Nonat e inceneratorit të Fierit, morën kontratë 30 mln euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një deklaratë për mediat, Koordinatorja për Median dhe Komunikimin në PD, Silvi Bardhi tha se në vitin 2016, “nonat” e inceneratorëve morën 30 mln euro nga Ministria e Mjedisit për të ndërtuar impiantin në Fier. Sipas Bardhit, u kontraktua një kompani në pronësi të një shtetasi italian që e ndërtoi inceneratorin me 15 mln euro, ndërsa pjesën tjetër e vodhi qeveria. Bardhi tha se kjo nuk do të ishte e mundur pa kryeministrin Edi Rama, i cili sipas saj, ndau paratë me Arben Ahmetajn, Engjëll Agaçin dhe sekserët, Zoto, Mërtiri e Gugallja.

“Vetëm me një foto, sot do të tregojmë disa aspekte skandaloze të aferës së Inceneratorit të Fierit. Siç mund të jeni në dijeni, kontrata për Inceneratorin e Fierit është firmosur nga Ministri i Mjedisit, ndonëse nuk kishte asnjë lek në buxhet dhe u përdor Fondi i Emergjencave i Kryeministrit. Nuk u nënshkrua as nga Kryeministri që dha paratë e as nga Bashkia që do të merrte shërbimin. Siç mund të jeni në dijeni, kjo kontratë nuk ka kaluar me VKM dhe nuk është botuar në Fletoren Zyrtare. Përse kjo gjë? Do të çuditej shumëkush. Sepse kontrata ka thagma të tjera që do të shohim në javët në vijim. Sot do të merremi vetëm me një faqe të kontrates siguruese. “Nonat e inceneratorëve” morën kontratë 30 milion euroshe me Ministrinë e Mjedisit më 24 Tetor 2016 dhe vetëm 2 javë më pas 10 Nëntor 2016, gjetën një italian që t’ia ndërtojë me çelësa në dorë për 15 milion, duke përlarë në këtë mënyrë plot 15 milion euro të parave publike.  Nuk ka investuar asgjë, asnjë lopatë, por morën 15 milion euro para publike. Kanë lidhur një kontratë siguruese me një bankë duke mos lënë kolateral asnjë lek, asnjë investim, vetëm kontratën me Ministrinë e Mjedisit dhe tokën publike! Kjo nuk do të ishte e mundur pa Edi Ramën!

Disa pyetje të thjeshta:

Këta që nuk kishin asnjë investim, ishin kompania me eksperiencë që duhej t’u jepeshin 30 milion euro para publike?

Përse u shkel ligji i autonomisë së pushtetit vendor?

Nëse duhej incenerator në Fier, përse të mos e bënte Bashkia tenderin dhe kurseheshin 15 milion euro?

Përse u ndërrua 3 herë vendi i Inceneratorit të Fierit dhe madje u zgjodh një vend tjetër nga ato 10 që propozoi Komisioni i ngritur nga Bashkia Fier?

Kush i grabiti, apo më mirë mes kujt u ndanë 15 milionë euro para publike?

Ne themi se u ndanë mes Rama – Ahmetaj – Agaçi dhe sekserëve të tyre Zoto, Mërtiri etj.

Kush mund të ishte tjetër?

Po ju të nderuar shqiptarë, si mendoni?” – u shpreh Silvi Bardhi.

 

 

 

Etiketa: FieritinceneratoriItalianKontraktuankontratendertoinonatPD

Lajme të lidhura

Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës
Breaking Views

Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

11:28 - 03/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë
Breaking Views

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

11:19 - 03/04/26
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK
Breaking Views

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Para
“Fundoset” një tjetër ushtar i Nuredin Dumanit, arrestohet i shumëkërkuari (Emri)

“Fundoset” një tjetër ushtar i Nuredin Dumanit, arrestohet i shumëkërkuari (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës
Breaking Views

Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

11:28 - 03/04/26

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet gjyqi në themel për Erion Veliajn, i cili ndodhet në burg që prej shkurtit...

Lexo më shumë
Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

11:19 - 03/04/26
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com