GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Kontrolli i vajit të ullirit, miratohen kriteret për analizat 

në Ekonomi, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Kontrolli i vajit të ullirit, miratohen kriteret për analizat 
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria ka miratuar udhëzimin për metodat e analizimit të treguesve të vajit të ullirit që duhet të zbatohen nga prodhuesit dhe ambalazhuesit me qëllim kontrollin e cilësisë. Kryerja e analizave sipas metodave të përcaktuara në udhëzim si për vajin e ullirit që prodhohet dhe tregtohet për konsum dhe për vajin e bërsive të ullirit ka si qëllim kontrollin e përputhshmërisë së cilësisë me kriteret e përcaktuara në ligjin “Për kategorizimin e prodhimit, emërtimin dhe tregtimin e vajit të ullirit dhe vajit të bërsisë së ullirit”.

Udhëzimi i hartuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i botuar në Fletoren Zyrtare përcakton në mënyrë të detajuar të gjitha rregullat për kryerjen e analizave të vajit të ullirit nga operatorët prodhues. Më pas rezultatet e analizave të kryera do të krahasohen me normat e legjislacionit në fuqi.

Tregtimi i vajit të ullirit në vend vijon të mbetet problematik për shkak të informalitetit të lartë, ku pjesa më e lartë e tij tregtohet nga fermerët në bidona plastikë.

Sipas ligjit për kategorizimin e prodhimit dhe tregtimit,  vaji i ullirit kategorizohet në: vaj ulliri i virgjër, vaj ulliri i rafinuar dhe vaj ulliri. Vaji i ullirit i virgjër i përshtatshëm për konsum ndahet në: a) vaj ulliri ekstra i virgjër është vaji i ullirit i virgjër, i cili ka aciditet të lirë, të shprehur si acid oleik, jo më shumë se 0,8 gram për 100 gramë dhe karakteristika të tjera, të përcaktuara sipas pikës 1 të nenit 6 të këtij ligji; b) vaj ulliri i virgjër është vaji i ullirit i virgjër, i cili ka aciditet të lirë, të shprehur si acid oleik, jo më shumë se 2 gramë për 100 gramë dhe karakteristika të tjera, të përcaktuara sipas pikës 1 të nenit 6 të këtij ligji; c) vaj ulliri i virgjër i zakonshëm është vaji i ullirit, i cili ka aciditet të lirë, të shprehur si acid oleik, jo më shumë se 3,3 gramë për 100 gramë dhe karakteristika të tjera, të përcaktuara sipas pikës 1 të nenit 6 të këtij ligji.

Për qëllim të verifikimit të normave të përcaktuar në legjislacion duke përfshirë aciditetin, vlerën e peroksideve, etj kur rezultatet e analizave kontestohen nga operatori, ai ka të drejtë të bëjë rianalizimim, për rastin e vajit të ullirit të ambalazhuar ai ka të drejtë të kryejë përpara datës së skadencës. Në rastin kur mostra e vajit të ullirit është marrë në depozita, rianalizimi kryhet brenda 6 muajve nga marrja e mostrës.

Për verifikimin e karakteristikave të tjera nga ato të përmendura në pikën 8 (vlera e peroksideve dhe aciditetit), rianalizimi kryhet pa afat kohor, pasi nuk ndikon në rezultatin e analizës. Në rastin e vajit të ullirit të ambalazhuar, me përjashtim të rasteve kur mostra është marrë më pak se 2 muaj para datës së skadencës, nëse rezultatet e analizave nuk përputhen me karakteristikat e kategorisë së deklaruar, operatori nga i cili është marrë mostra duhet të njoftohet jo më vonë se 1 muaj përpara datës së skadencës së vajit.

Ligji “Për kategorizimin e prodhimit, emërtimin dhe tregtimin e vajit të ullirit dhe vajit të bërsisë së ullirit” sakaq parashikon sanksione me gjobë nga 100 mijë deri 200 mijë lekë nëse prodhuesit përdorin ose reklamojnë karakteristika organo-shqisore të vajit të ullirit të virgjër, të cilat  nuk janë përcaktuar në ligj.

Për vitin 2021 sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë u prodhuan 25,882 ton vaj ulliri. Për vitin 2022 prodhimi i vajit të ullirit ishte 29,230 ton (rritja 13%). Për vitin 2023 sipas prodhuesve sasia e vajit të ullirit të prodhuar sipas zonave është 30 deri 60% më pak se 2022./Monitor

Etiketa: vaj ulliri

Lajme të lidhura

Berisha: Kryengritja paqësore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare
Aktualitet

Berisha: Kryengritja paqësore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

12:51 - 11/07/26
Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, qytetarët: Disa akoma s’janë kthyer në banesat e tyre pas tërmetit
Aktualitet

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, qytetarët: Disa akoma s’janë kthyer në banesat e tyre pas tërmetit

12:39 - 11/07/26
“O Rame, ky nuk e di ku bie Shqipëria!” Aktivisti Gent Progni zbulon gafën e Kanye West, këngëtari s’e ka idenë se ku do të këndojë
Aktualitet

“O Rame, ky nuk e di ku bie Shqipëria!” Aktivisti Gent Progni zbulon gafën e Kanye West, këngëtari s’e ka idenë se ku do të këndojë

12:21 - 11/07/26
Para
Ndryshimi i rregullores, Bardhi: Do e dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese

Begaj do të jetë sot në Kuvend, Bardhi: Mos të përdoret nga…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Kryengritja paqësore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare
Aktualitet

Berisha: Kryengritja paqësore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

12:51 - 11/07/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se protesta 41-ditore qytetare po merr mbështetje të gjerë ndërkombëtare. Në një bashkëbisedim...

Lexo më shumë
Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, qytetarët: Disa akoma s’janë kthyer në banesat e tyre pas tërmetit

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, qytetarët: Disa akoma s’janë kthyer në banesat e tyre pas tërmetit

12:39 - 11/07/26
“O Rame, ky nuk e di ku bie Shqipëria!” Aktivisti Gent Progni zbulon gafën e Kanye West, këngëtari s’e ka idenë se ku do të këndojë

“O Rame, ky nuk e di ku bie Shqipëria!” Aktivisti Gent Progni zbulon gafën e Kanye West, këngëtari s’e ka idenë se ku do të këndojë

12:21 - 11/07/26
As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot

As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot

11:53 - 11/07/26
Zhupa shprehet se  realiteti kërkon dorëheqjen e Ramës, reagon Balla: Zogjve të bufit ju duket vetja si flamingo

Zhupa nxjerr videon: Aeroporti në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë, si gënjeu Balla në Strasburg!

11:38 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com