GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Korrupsion me ushqimin në Kopshtin Zoologjik/ “Flamur i kuq” i tenderit 70 milionë lekë për bukë, fruta e perime

20:06 - 07/02/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Korrupsion me ushqimin në Kopshtin Zoologjik/ “Flamur i kuq” i tenderit 70 milionë lekë për bukë, fruta e perime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Abuzimi me tenderë nuk po njeh kufij, madje në disa raste fenomeni merr edhe nota qesharake. Në një kohë kur vendi është duke u përballur me krizë ekonomike e qytetarët janë vënë me “shpatulla pas murit” për të përballuar rritjen e çmimeve në pothuajse të gjitha sektorët, institucionet në varësi të bashkive mendojnë si të “përfitojnë” sa më shumë lekë nga tenderët pa garë.

Ndërsa pensionistët për shkak të rritjes së çmimeve detyrohen të heqin nga lista ushqimore fruta e perime, këto të fundit nuk kursehen “falas” për kafshët e kopshtit zoologjik. Nuk po themi se duhen lënë kafshët e gjora pa ngrënë. Por po ndodh e kundërta. Këta zyrtarë, ua heqin miliona lekë azileve dhe kopshteve të fëmijëve jo se u vjen keq për kafshët, por se i fusin në xhep këto para me tenderë pa garë. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në varësi të bashkisë së Tiranës, ka dhënë tender pa konkurrencë, për të ushqyer kafshët e Kopshtit Zoologjik. Kafshët nuk ankohen, dhe nuk mund ta dimë se vërtetë do t’i konsumojnë aq shumë fruta dhe perime.

Kjo farsë qesharake, në fakt për të ardhur keq, vërtetohet në dokumentin e siguruar nga gijotina.com ku rreth 70 milionë lekë të vjetra do të zbrazen nga buxheti i shtetit për bukë e fruta-perime në Kopshtin Zoologjik. Jo vetëm kaq! “Open Data” e ka klasifikuar këtë tender me “flamur të kuq” për mungesë konkurrence. Pra, gjasat janë që fondi është prokuruar në mënyrë abuzive. A.L/ Gijotina.com

 

Etiketa: kopshti zoologjikkryesore2tender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Abuzimi me tenderat, SPAK mbyll hetimet për Fatos Tushen dhe 10 të tjerë

Ish-kryebashkiaku kërkon që përgjimet që e futën në burg të shpallen të pavlefshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com