GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kosova “shpëton” turizmin, përbëjnë 44% të hyrjeve në vend, rikthehen polakët

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Pësëritet historia në Jug, ikën nga hoteli të pakënaqur nga kushtet, pronarja i zë rrugën çiftit me fëmijë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kosova thuajse ka dyfishuar hyrjet drejt Shqipërisë në muajin maj, sipas shifrave zyrtare të lëvizjes së shtetasve dhe këtë mund ta konstatosh lehtë edhe me një vizitë në bregdet.

Kryesisht janë përqendruar në Durrës dhe Shëngjin, por nuk kanë munguar edhe udhëtimet drejt Sarandës sipas operatorëve turistikë.

Ashtu sikurse pritej turizmi mbarë shqiptar duhet se do të jetë baza ed turizmit edhe për këtë vit pavarësisht lehtësimit të masave kufizuese edhe nga ana e Bashkimit Europian. Shtetasit nga Kosova përbënin 44% të totalit në maj 2021 nga 19.6% në maj të 2019-s.

Situata e lëvizjes së shtetasve është më e mirë se vitin 2020 por në raport me vitin 2019 kur kishim një vit normal pa pandeminë totali i hyrjeve ka rënë me 18 për qind në maj ndërsa në 5-mujor me 28%. Rënien më të madhe e ka Greqia ndërkohë që hyrjet janë rritur ndjeshëm nga polakët që vitin e shkuar ishin të kufizuar në numër. Në raport me vitin 2019 ky grup sërish shfaqet me hyrje më të ulëta si në raport me majin ashtu edhe për 5 mujorin.

“Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Maj 2021, janë 605.421. Krahasuar me Maj 2020, ky tregues rezulton me një rritje 13,0 herë. Në Maj 2021, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 328.742. Krahasuar me maj 2020, ky numër është rritur me 20,1 herë. Ndryshimet e treguesve të lëvizjes së shtetasve, janë ndikuar nga masat kufizuese në Lëvizjen e shtetasve të vendosura në muajin maj 2020” raportoi INSTAT.

I njëjti nënvizoi se numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë 5-mujorit të parë të 2021 është 1.083.538, duke u rritur me 1,8 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020 .

“Gjatë pesëmujorit të parë të 2021, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 4,5 herë dhe Zvicra me 3,2 herë, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Greqia me 68,9% dhe Anglia me 36,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020” thuhet në publikimin e INSTAT.

Daljet e shtetasve

Daljet në janar- mar të këtij viti kanë rënë vetëm me 28.1 për qind në raport me vitin 2019. Ndërsa në raport me 2020 situata paraqitet më mirë.

“Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Maj 2021, janë 651.062 duke shënuar një rritje me 14,4 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Maj 2021, janë 344.500. Krahasuar me Maj 2020, ky numër është rritur me 12,1 herë. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Maj 2021, janë 306.562. Krahasuar me Maj 2020, ky numër është rritur me 18,1 herë. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë pesëmujorit të parë të 2021, është 1.331.373. Ky tregues është rritur me 16,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare” thuhet në publikimin e INSTAT./MONITOR

Etiketa: BEkufizimeTuriste

Lajme të lidhura

Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në/ Krijohet ASHP, ndryshon struktura e administrimit të pronave
Breaking Views

Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në/ Krijohet ASHP, ndryshon struktura e administrimit të pronave

19:43 - 09/09/26
Ushqimet vazhdojnë të rëndojnë xhepin e shqiptarëve, harxhojnë sa gati 3-fishi i Bashkimit Europian
Aktualitet

Ushqimet vazhdojnë të rëndojnë xhepin e shqiptarëve, harxhojnë sa gati 3-fishi i Bashkimit Europian

09:06 - 09/09/26
Arsimi fillor në rënie, Shqipëria humbet rreth 6 mijë nxënës brenda një viti
Aktualitet

Arsimi fillor në rënie, Shqipëria humbet rreth 6 mijë nxënës brenda një viti

08:53 - 09/09/26
Para
Abuzimi me fondet e buxhetit të shtetit, KLSH raporton në Kuvend

Abuzimi me fondet e buxhetit të shtetit, KLSH raporton në Kuvend

TË FUNDIT

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes
Breaking Views

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

23:09 - 09/09/26

Mbrëmje me shumë gola në Champions League. Liverpool ka përmbysur Atlético Madridin në “Anfield”, PSG ka dhuruar një festival golash...

Lexo më shumë
Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

23:02 - 09/09/26
Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

22:04 - 09/09/26
Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com