GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KQZ teston pajisjet për Himarën, Pelinku: Nuk do ketë probleme si në zgjedhjet vitit të kaluar

18:42 - 31/07/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet në Himarë, Kolegji Zgjedhor: KQZ të paraqesë projektvendim të ri për afatet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër ditë para se himarjotët t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri një verifikim të pajisjeve që do të përdoren për identifikimin elektronik të zgjedhësve.

Për të shmangur defektet e ndodhura në vendoret e një viti më parë të 36 pajisjet iu nënshtruan provës së funksionimit.

Përgjegjësja e zbatimit të kësaj pjesë të teknologjisë në zgjedhje, Lealba Pelinku jep garancinë se në 4 gushtin e zgjedhjeve në Himarë nuk do të hasen problematika të ngjashme me ato të procesit zgjedhor të majit 2023.

“Nuk do të kemi probleme të asnjë lloj natyre me funksionimin e pajisjeve”, tha Pelinku.

Masa është marrë edhe për operatorët. Për shkak të verës së plazhit në rast se nuk do të paraqiten në detyrë, zgjidhja do të jetë.

“Plani rezerve do të jetë që vetë stafi i KQZ, në rastin më të keq të mundshëm do të bëjë atë ditë operatorin e pajisjes së identifikimit elektronik”, u shpreh ajo.

Njëjtë si me vendoret e fundit, këto pajisjes nuk do të identifikojnë elektronikisht vetëm zgjedhësit, por do të përcjellin ore pas ore pjesëmarrjen në votime.

Numri i qytetarëve i thirrur për të zgjedhur kryebashkiakun e ri të Himarës është 23 mijë. Në zgjedhjet e fundit më pak se 8 mijë vetë votuan.

Karrigen e të parit të qytetit bregdetar e synon Vangjel Tavo nga Partia Socialiste dhe Petro Gjikuria nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” udhëhequr nga Sali Berisha.

Të dy kandidatët i përkasin minoritetit grek dhe përballen pasi një tjetër minoritar grek Fredi Beleri edhe pse fitoi zgjedhjet nuk u bë kryetar i bashkisë së Himarës për shkak të dënimit me burg për veprën korrupsion në zgjedhje.

Etiketa: KQZzgjedhjet ne Himare

Lajme të lidhura

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Para
U kap në shtëpi bari në Uells, shqiptari dënohet me 30 muaj burg

U kap në shtëpi bari në Uells, shqiptari dënohet me 30 muaj burg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Lexo më shumë
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com