GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kualifikuesja me Poloninë, Reja: Fitojmë edhe me mungesa, ja pse Broja nuk duhet të jetë titullar

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
“Nuk ka titullarë”, Reja nuk i kursen kritikat: Kemi humbur shumë mundësi, Broja duhet të mësojë të luajë pa top
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja ka dalë në konferencë për mediat në prag të ndeshjes me Poloninë.

Sfida që do të luhet këtë të martë në orën 20:45 në stadiumin ‘Air Albania’ do të vendos edhe ecurinë e mëtejshme të ‘Kuqezinjve’ në ëndrrën e Botërorit ‘Qatar 2022’.

Sipas Rejas Polonia ka shumë lojtarë të mirë, por që skuadra ‘Kuqezi’ e ka treguar se edhe me mungesa di të bëjë një lojë të mirë dhe të fitojë.

“Edhe kur kemi pasur mungesa ia kemi dalë shumë mirë. Nuk është vetëm Lewandowski, por Polonia ka shumë lojtari të mirë e të fortë. Për ndeshjen e nesërme duhet të përqendrohemi dhe të mos bëjmë asnjë gabim”-theksoi tekniku italian.

Më tej ai ka shtuar se jo gjithmonë fiton skuadra më e mirë, ndonjëherë ndikon edhe fati ndaj ai shton që shpreson që ta vazhdojmë më tej këtë ëndërr.

“Ne jemi  të bindur që mund të ëndërrojmë deri në fund. Ne luajmë në shtëpi  dhe s’kemi asgjë për të mundur është shumë e rëndësishme që lojtarët të jenë të qetë, por edhe fati është i rëndësishëm. Marrim shembullin e ndeshjes së fundit me Poloninë, kështu që nuk dihet asnjëherë. Kemi punuar shumë që të bëjmë sa më pak gabime dhe pse jo të mos e vazhdojmë këtë ëndërr.”-tha Reja.

https://youtu.be/Dwa9IlU2_6Q

Sipas teknikut e rëndësishme është që të mos luhet vetëm në mbrojtje, por të synohet më shumë.

“Duhet të kemi iniciativa që të kontrollojmë lojën dhe të marrim rezultat. Ne kemi një stil loje që e kemi përdorur, por gjithmonë varet nga kundërshtari. Rëndësi ka që ekipi të bëjë një lojë të mirë dhe të marrim iniciativa, pa u ndjerë në presion.”-u shpreh ai.

Duke folur për Armando Brojën ka theksuar se ka pasur më shumë rezultat kur e ka futur në lojë nga stoli.

“E kam vendosur Brojën si titullar në ndeshjen me Kazakistanin, por nuk kam pasur të njëjtin rezultat si në momentin kur e kam futur nga stoli. Por gjithsesi nuk do ishte habi nëse do luajë që nga fillimi në këtë sfidë. Brojën e kam futur në fushë kur kam parë që ekipi është lodhur, pasi ai është një lojtar i fuqishëm dhe që bën diferencën. Po ta dija që bën gol mund ta hedh në fushë vetëm në 3 minutat e fundit me Poloninë  dhe e kishim zgjidhur, këtë gjë nuk e dimë.”-shtoi trajneri i Kombëtares./K.T/Gijotina.com

Etiketa: brojakombetarjalewandowskireja

Lajme të lidhura

Liverpooli ka përfshirë edhe klauzolën e blerjes për Araujon – këto janë detajet e marrëveshjes
Breaking Views

Liverpooli ka përfshirë edhe klauzolën e blerjes për Araujon – këto janë detajet e marrëveshjes

23:28 - 08/08/26
Ish-ylli i Liverpoolit ribashkohet me Salahun te Trabzonspori
Breaking Views

Ish-ylli i Liverpoolit ribashkohet me Salahun te Trabzonspori

23:00 - 08/08/26
Dita më e trishtuar e Lionel Messit, Barcelona mesazh ngushëllimi argjentinasit për humbjen e njeriut të dashur
Breaking Views

Dita më e trishtuar e Lionel Messit, Barcelona mesazh ngushëllimi argjentinasit për humbjen e njeriut të dashur

21:31 - 08/08/26
Para
Plas debati PS-PD te Siguria. Megi Fino fut në sherr Naçon me Nokën

Plas debati PS-PD te Siguria. Megi Fino fut në sherr Naçon me Nokën

TË FUNDIT

Arrestohet në vilën e tij në Palasë i kërkuari nga SPAK për inceneratorin e Tiranës
Aktualitet

Arrestohet në vilën e tij në Palasë i kërkuari nga SPAK për inceneratorin e Tiranës

10:30 - 09/08/26

Policia e Vlorës ka zhvilluar një megaoperacion në zonën e Palasës, ku forca të shumta policore kanë rrethuar një vilë....

Lexo më shumë
Divjaka kundër bashkimit me Lushnjën, djegin teserat e PS: Mos na prekni identitetin!

Divjaka kundër bashkimit me Lushnjën, djegin teserat e PS: Mos na prekni identitetin!

10:00 - 09/08/26
Pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes së 20-vjeçarit në Korçë (VIDEO)

Pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes së 20-vjeçarit në Korçë (VIDEO)

09:31 - 09/08/26
Arrestohet i moshuari, ndezi zjarr për djegien e barit, por flakët u përhapën në malin e Krujës

Arrestohet i moshuari, ndezi zjarr për djegien e barit, por flakët u përhapën në malin e Krujës

09:05 - 09/08/26
Zjarri në Krujë drejt shuarjes, dy helikopterë ndërhyjnë nga ajri

Zjarri në Krujë drejt shuarjes, dy helikopterë ndërhyjnë nga ajri

08:45 - 09/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com