GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

KUJDES! TikTok nën hetime për çështje të privatësisë

në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 4 min
A A
KUJDES! TikTok nën hetime për çështje të privatësisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Së fundmi është kthyer në një ndër aplikacionet më të preferuar nga të rinjtë, por Tik Tok do të përballet me organin e akuzës dhe Komisionin Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC) për dy çështje që lidhen me privatësinë. ana e Komisionit Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC) për dy çështje që lidhen me privatësinë.

DPC është rregullatori kryesor në BE për çështjen e të dhënave personale.

Ky institucion po heton çështjen e përpunimit të të dhënave personale të fëmijëve dhe nëse TikTok vepron në bazë të ligjeve të BE-së sa i takon transferimit të të dhënave personale në vende të tjera, siç është Kina, transmeton BBC.

TikTok ka thënë se çështja e privatësisë është përparësia kryesore e kompanisë.

DPC tha se po hetonte në mënyrë specifike çështjet e lidhura me GDPR.

GDPR është rregullorja e përgjithshme e mbrojtjes së të dhënave dhe privatësisë në Bashkimin Evropian dhe Zonën Ekonomike Evropiane. Kjo rregullore gjithashtu adreson çështjen e transferimit të të dhënave personale jashtë zonës së BE.

Në bazë të këtyre ligjeve të BE-së gjobat ndaj kompanive të teknologjisë në rast të shkeljeve mund të shkojnë deri në 4% të qarkullimit global.

DPC-ja ka thënë se hetimi i parë ka të bëjë me “përpunimin e të dhënave personale për përdoruesit nën moshën 18 vjeç, dhe masat e verifikimit të moshës për personat nën 13 vjeç”.

Ndërsa çështja e dytë që do të shqyrtohet është se sa transparent ka qenë TikTok për mënyrën sesi përpunon të dhëna të tilla.

Kjo nuk është hera e parë që DPC ka hetuar çështje të tilla për aplikacionet.

Në tetor të vitit 2020, rregullatori njoftoi se po hetonte trajtimin e të dhënave personale të fëmijëve nga Instagram, një aplikacion që është në pronësi të kompanisë Facebook.

Aplikacioni Tiktok tashmë është përballur me një veprim të ngjashëm juridik në Mbretërinë e Bashkuar, të kryesuar nga një ish-komisioner për çështjen e të drejtave të fëmijëve.

Hetimi i dytë i shpallur këtë javë paraqet një problem më unik për TikTok.

DPC tha se çështja ka të bëjë me “transferimet e të dhënave personale në Kinë nga ana e TikTok”.

Aplikacioni TikTok është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance dhe është përballur vazhdimisht me akuza se të dhënat e përdoruesve i ndanë me kompanitë kineze, mbase edhe me qeverinë kineze.

Kompania ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat.

Në kohën kur president i SHBA-së ishte, Donald Trump, ky aplikacion ishte pothuajse tërësisht i ndaluar në SHBA. Vendimi megjithatë është hedhur poshtë ndërkohë.

Shqetësimi më i thellë nga hetimi i DPC -së është nëse TikTok po i bindet rregullave të BE -së për transferimin e të dhënave në të ashtuquajturat “vende të treta”, për të cilat BE-ja nuk ka dhënë një miratim sa i takon ligjeve të tyre të privatësisë.

Në përpjekje për të shmangur akuzat, TikTok tashmë ka bërë një sërë ndryshimesh në sistemet e tij.

Në janar, kompania vendosi që gjitha llogaritë nën moshën 16-vjeç të jenë private si një përpjekjeje për të përmirësuar sigurinë e fëmijëve në platformë.

Në muajin korrik TikTok ka fshirë miliona llogari për të cilat tha se i përkisnin personave nën 13-vjeç, të cilët nuk do të duhej të lejoheshin fare të përdornin platformën.

Ndërsa në muajin gusht TikTok njoftoi se nuk do të dërgojë njoftime në llogaritë e fëmijëve gjatë periudhave të caktuara të ditës në mënyrë që t’i ndihmojë ata të studiojnë apo të pushojnë.

“Ne kemi zbatuar politika dhe kontrolle të gjera për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve. Ne synojmë të bashkëpunojmë plotësisht me DPC”, tha TikTok përmes një deklarate.

Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave ka një rol kryesor në trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me të dhënave persona nga kompanitë e mëdha të teknologjisë në botë.

Në Irlandë janë të vendosura selitë evropiane të kompanive TikTok, Facebook dhe Google.

Ndaj këtij rregullatori ka pasur kritika për një qasje të dobët ndaj zbatimit të rregulloreve./REL

Etiketa: hetimeTik tok

Lajme të lidhura

Rrezikon shëndetin e përdoruesve, KE paralajmëron Tik Tok për gjobë për algoritmin që nxit varësinë
Breaking Views

Rrezikon shëndetin e përdoruesve, KE paralajmëron Tik Tok për gjobë për algoritmin që nxit varësinë

15:05 - 08/11/26
60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT
Ekonomi & Sociale

60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

16:37 - 26/08/26
Botë

OKB jep alarmin për Inteligjencën Artificiale: Teknologjia po ecën më shpejt se aftësia jonë për ta kontrolluar

19:31 - 01/07/26
Para
20 orë nga shembja e galerisë në Bulqizë, minatori ende i bllokuar

20 orë nga shembja e galerisë në Bulqizë, minatori ende i bllokuar

TË FUNDIT

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)
Aktualitet

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

09:39 - 09/11/26

Policia e Tiranës ka arrestuar Robert Dukën, 50 vjeç, me origjinë nga Vlora, si të dyshuar për grabitjen e një...

Lexo më shumë
Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26
PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë  të dukshme

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë të dukshme

08:50 - 09/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 9 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:18 - 09/11/26
“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi  “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë

“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë

08:07 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com