GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kujtohet pas 12 vitesh Rama: Do krijojmë Ministri të Brendshme me standarde europiane

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kujtohet pas 12 vitesh Rama: Do krijojmë Ministri të Brendshme me standarde europiane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Punëve të Brendshme ka një drejtim të ri, pas prezantimit të Albana Koçiut si e para grua në krye të këtij dikasteri. Kryeministri Edi Rama e quajti këtë një moment historik dhe foli për “ndryshime rrënjësore.

Ai u shpreh se ministria nuk duhet parë thjesht si institucioni i policisë, por si një strukturë që duhet të funksionojë sipas standardeve evropiane, duke përfshirë edhe shërbimin zjarrfikës dhe sistemin e adresave, ndarkohë që prej 12 vitesh po qeveris vendin, dhe drejtuesit e kësaj Ministrie janë vlerësuar prej tij gjatë kësaj periudhe.

Kryeministri foli për mungesën e një sistemi funksional të adresave dhe për nevojën urgjente të riorganizimit të shërbimit zjarrfikës. Ndërkohë gjatë verës, kur Shqipëria digjej nga veriu në jug, Rama nuk pranonte problemet me mjetet e zjarrfikësve. Sot, kur pasojat janë ende të freskëta, ai pranon hapur se shërbimi zjarrfikës ka qenë në plan të dytë për dekada.

Deklaratat e tij se “ministri i Brendshëm nuk është kryepolici i vendit” tingëllojnë si një autokritikë e vonuar, që ngre një tjetër pyetje: pse duhej të kalonin 12 vite në pushtet që Rama të kuptonte rolin real të Ministrisë së Brendshme?

“Punët e brendshme nuk janë kurrësesi thjesht dhe vetëm punët e policisë së shtetit, pavarësisht se zë sferën më të madhe të punëve të brendshme. Por ka ardhur koha që askush të mos verë në diskutim as faktin tjetër që ligji yne dhe praktika e kudondodhur e thonë, Ministria e Punëve të Brendshme, nuk bën punë policore dhe ministri nuk është kryepolici i vendit. Për një sërë nevojash të mëdha serioze të paadresuara prej dekadash, ndryshimi radikal I profilit të ministrit të punëve të brendshme është pikënisja e ndryshimit që ministrja duhet të sjellë në mbarëvajtjen e punëve të brendshme.

Si rezultat i fokusimit të kësaj ministrie, ekskluzivisht te policia, sot e gjithë ditën 35 vjet transformime demogradike, që nga Tirana që janë sot shumë më të mëdha sec ishin 35 vite më parë, nuk e kemi ende një sistem funksional integral adresash. Ende sot, na e gjejnë shtëpinë me të pyetur apo me shenja në rrugë. Lum ata që kanë pallat me shigjeta, ose sot kemi një sistem të prapambetur zjarrfikësash me gjithë ndryshimet e pamohueshme që kanë ndodhur por në këtë mandate të katër duhet të na interesojnë ndryshimet që duhet të ndodhi, zjarrfikësat janë lënë në plan të dytë. Problemi më i madh sot i shfaqur qartësisht në verën që po kalon dhe do jetë problem qëndror në vitet në vijim janë zjarret.

Duke patur parasysh se cfare ka kaluar Shqipëria është e natyrshme që Policia të ishte për shumë vite sic eta e ministrit të Brendshëm. Një vend që kishte mbi 100 e kusur vrasje në vit mesatarisht apo ku ringritja e policisë së shtetit kur ne nisim punën në 2013 e bënin policinë prirotetin e prioriteteve, por tanimë janë pjekur kushtet që të bëjmë një kapërcim të rëndësishëm. Parametrat e rendit publik janë konsoliduar brenda normave të BE, të paktën të gjysmës së poshtme dhe janë të tjera punë të brendshme që kërkojnë punë të shtuar, duke nisur nga puna këtu. Ndj ministria e Brendshme duhet ngritur në një lartësi të re dhe të orientojë drejtimin e punëve të brendshme sin ë cdo vend të BE,” tha Rama.

Etiketa: brendshmeMinistriRama

Lajme të lidhura

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”
Breaking Views

Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”

20:03 - 29/09/26
Para
Berisha: Nuk i njohim zgjedhjet e 11 Majit, por do futemi në Parlament

Berisha dënon sulmin me tritol ndaj banesës së Mziut: Akt terrorizmi shtetëror

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com