GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kush është Alket Hatija? SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush është Alket Hatija? SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Alket Hatija, i njohur dhe si “Baroni i drogës’ apo ‘Zoti i Drogës’ u arrestua më 30 gusht 2023 në ambientet e hotelit të tij në qytetin e Durrësit me qëllim ekstradimin në Itali, pasi Gjykata e Apelit e Milanos e kishte dënuar me 20 vite burg.  50-vjeçari luftoi në të gjitha shkallët e gjyqësorit për të shmangur ekstradimin.

Sipas autoritete italiane vetëm gjatë viteve 2003-2004,  i cilësuar si “Zoti i Drogës” ka arritur të trafikojë në Milano 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë rreth 40 milionë euro. Për herë të parë ai u arrestua në vitin 2008 me kërkesë të autoriteteve italiane. Dosja u transferua në Shqipëri ku Gjykata e Krimeve të Rënda, e dënoi Hatinë me 10 vjet e 8 muaj burg në vitin 2010.

Ai rifitoi lirinë në 23 dhjetor 2014 pasi përfundoi vuajtjen e dënimit të dhënë në Shqipëri, për të njëjtin aktivitet kriminal për të cilin ishte dënuar nga gjykatat italiane me 20 vjet burgim.

Më pas Hatija u arrestua në 2017-ën, me kërkesë të autoriteve italiane me qëllim ekstradimi. Disa muaj më vonë Gjykata e Durrësit refuzoi ekstradimin dhe i hoqi masën “arrest në burg”, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli.

Në vijim Gjykata e Lartë e riktheu edhe njëherë në Shkallë të Parë, e cila kësaj here bashkë më Apelin pranuan ekstradimin. Por, Alket Hatija nuk u dorëzua, nga arratia dhe përmes mbrojtësve të tij çështjen e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, e cila i dha përfundimisht fund kalvarit gjyqësor më 31 janar 2022, duke lënë në fuqi ekstradimin e tij përfundimtar drejt Milanos.

Arrestimi me qëllim ekstradimin u krye më 30 gusht të këtij viti. Ndërsa më 29 shtator 2023 SPAK ka kërkuar konfiskimin e 8 pasurive të Alket Hatisë. Në pasuritë që kërkohet konfiskim nga SPAK përfshihen një apartamente, garazhe, automjete si dhe një hotel i familjes Hatija i cili pas hetimeve është kthyer me vendim të Gjykatës së Apelit

Etiketa: Alket HatijaItlaiaKryesore1

Lajme të lidhura

Arben Malaj i drejtohet Ramës: Ti jeton në ‘Kopshtin e Edenit’ si faraonët, ke babëzi kriminale!
Aktualitet

Arben Malaj i drejtohet Ramës: Ti jeton në ‘Kopshtin e Edenit’ si faraonët, ke babëzi kriminale!

19:04 - 12/07/26
Edhe Dua Lipa reagon me kritika ndaj Ramës: Më shqetëson që ligjet ndryshohen pa pyetur qytetarët
Aktualitet

Edhe Dua Lipa reagon me kritika ndaj Ramës: Më shqetëson që ligjet ndryshohen pa pyetur qytetarët

18:28 - 12/07/26
“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë
Aktualitet

“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë

16:44 - 12/07/26
Para
Von Cramon: Ndaj Serbisë është përgatitur një paketë masash

Manipulimi i zgjedhjeve nga Vuçiç, Cramon kërkon hetim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arben Malaj i drejtohet Ramës: Ti jeton në ‘Kopshtin e Edenit’ si faraonët, ke babëzi kriminale!
Aktualitet

Arben Malaj i drejtohet Ramës: Ti jeton në ‘Kopshtin e Edenit’ si faraonët, ke babëzi kriminale!

19:04 - 12/07/26

Ish-ministri i Financave dhe ekonomisti Arben Malaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për financimin me 4 mln euro për...

Lexo më shumë
Për herë të parë do luajë kundër Anglisë, Messi s’i fsheh emocionet: Mezi po e pres!

Për herë të parë do luajë kundër Anglisë, Messi s’i fsheh emocionet: Mezi po e pres!

18:49 - 12/07/26
Edhe Dua Lipa reagon me kritika ndaj Ramës: Më shqetëson që ligjet ndryshohen pa pyetur qytetarët

Edhe Dua Lipa reagon me kritika ndaj Ramës: Më shqetëson që ligjet ndryshohen pa pyetur qytetarët

18:28 - 12/07/26
Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?

18:03 - 12/07/26
“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë

“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë

16:44 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com