GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lëvdatat e Blinken, Berisha i kujton Ramës e Veliajt rastin Tahiri

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lëvdatat e Blinken, Berisha i kujton Ramës e Veliajt rastin Tahiri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat Sali Berisha i ka kujtuar Kryeministrit Edi Rama dhe Kryebashkiakut Erion Veliaj rastin e Sajmir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm që përfundoi në burg, edhe pse ishte takuar me Presidentin amerikan në zyrën ovale në Shtëpinë e Bardhë.

Reagimi i Berishës erdhi pas lëvdatave apo elozheve që Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i thuri Edi Ramës dhe Erion Veliajt, gjatë vizitës disa orëshe në Tiranë.

“Harrojini lëvdatat, edhe Tahirin e çuat në Dhomën Ovale, por do keni fatin e tij dhe të McGonigal

Shqipëria sot është moniste, Edi Rama dhe Linda e Parlamentit preferuan të mbajnë përjashtimin e deputetëve të opozitës, të mos shtyjnë seancën dhe të ftojnë Sekretarin e Shtetit t’i adresojë siç ka qenë tradita që nga viti 1991, fjalët e tyre nga parlamenti shqiptar.

Pra, gjithçka u zhvillua sipas një skenari kryekëput monist.

Deputetëve të parlamentit iu janë mohuar të drejtat kushtetuese.

Kryetari i partisë më të madhe është vendosur në arrest shtëpie vetëm e vetëm pse ka mbrojtur interesin e kombit shqiptar, ka denoncuar me të gjithë fuqinë e tij skandalet, vjedhjet e shekullit të Edi Ramës.

Por me këtë rast, dua të theksoj dy momente. Së pari çdo shqiptar duhet ta dijë se nesër për herë të parë në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, në Uashington gjykohet shefi i kundërzbulimit të FBI, në një dosje kriminale të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Dhe e garantoj Edi Ramën se drejtësia vonon, por nuk të harron!

Dhe mos të qeshë buza se s’ka lavdërim, s’ka lëvdatë, se nuk ka asgjë që nuk mund të shpëtojë ty nga verdikti i drejtësisë për aktin madhor korruptiv ndërkombëtar, korruptimin e McGonigalit.

Me këtë rast, i them kryehajdutit të kombit, Edi Rama dhe Erion Veliasë, mos harroni se sot vërtet lavdëroheni, ndërkohë që shqiptarët kanë absolutisht mendime krejt të kundërta. Çdo shqiptar ju di ju për hajdutë.

Mirëpo kujtoni pak Saimir Tahirin, që e çuat në Dhomën Ovale te Obama. Edhe atëherë ju paralajmërova. Drejtësia vonon, por vonon, por nuk harron.

Ju garantoj se fati i tij u pret, se fati i McGonigalit ju pret!

Natyrisht hetimet me grupin e strukturuar kriminal në Skapin e partisë janë të pashpresë”, tha Berisha.

Etiketa: berishaBlinkenRamaVeliaj

Lajme të lidhura

“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi  “Albanian Files” të kryeministrit frrëfen arrestimin në Tiranë
Aktualitet

“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të kryeministrit frrëfen arrestimin në Tiranë

08:07 - 09/11/26
Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion
Aktualitet

“Nuk ka të ardhme me këtë qeveri të korruptuar”, Media Italiane: Rama i rreh në mbrëmje dhe i fton për dialog në mëngjes

07:58 - 09/11/26
“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!
Aktualitet

“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!

23:00 - 08/11/26
Para
Berisha: 5 drejtorë të Veliajt po nxjerrin valixhe me euro jashtë vendit, SPAK po…

Berisha: 5 drejtorë të Veliajt po nxjerrin valixhe me euro jashtë vendit, SPAK po...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 9 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:18 - 09/11/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi  “Albanian Files” të kryeministrit frrëfen arrestimin në Tiranë

“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të kryeministrit frrëfen arrestimin në Tiranë

08:07 - 09/11/26
Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

“Nuk ka të ardhme me këtë qeveri të korruptuar”, Media Italiane: Rama i rreh në mbrëmje dhe i fton për dialog në mëngjes

07:58 - 09/11/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Nëntor 2026

07:31 - 09/11/26
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 Nëntor 2026

07:30 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com